Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

LEZHA- Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar të mërkurën në portin e Shëngjinit në Shqipëri, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve që autoritetet shqiptare kanë pranuar t’i strehojnë. Në anijen Libra, të nisur nga porti i Lampeduzës, është thënë se janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.
Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar - e kritikuar nga organizatat për të drejta të njeriut - parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri. Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë.
“Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputëteve italianë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë.
Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.
Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.
Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma. Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt prej Shqipërisë. Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE.
Grupet për të drejta të njeriut mendojnë ndryshe. Elisa de Pieri nga organizata ndërkombëtare, Amnesty International, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se plani është kritikuar sepse shkel të drejtat e njeriut dhe “pavarësisht sa do të tentohet që zbatimi të shkojë rrjedhshëm” do të bëhen shkelje, duke përmendur ndalimin automatik, prej momentit që dikush kapet në det, e derisa të shkojë në Shqipëri. Ajo ka thënë se është shumë zhgënjyese që Komisioni Evropian se e sheh këtë si rrugë të mirë përpara.
“Nuk është risi. Shumë shtete i kanë provuar këto mënyra të bartjes së përgjegjësisë së kujdesit për refugjatë dhe migrantë te shtetet që janë në përgjithësi më të varfra”.
Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 emigrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./ REL
LEZHA- Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit ndërs...
LEZHA- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri emigrantët e parë të kapur në bregdetin italian, si...
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku punonjësi i Gardës së Republikës, H...
TIRANA- Pritet që vitin e ardhshëm të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen të kultivojnë...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave aj...
sheila dhe henri haxhiraj TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Punonjësi i Gardës s...
henri haxhiraj TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital, punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj i cili qël...
Foto ilustruese TIRANË- Kontrolle janë zhvilluar ditën e sotme në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrab...
foto ilustruese TIRANË- Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsis&e...
Foto ilustruese ERSEKË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Ersekë-Leskovik. Sipas ...