Kanë kaluar më shumë se 16 orë nga publikimi i skandalit të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarit të emisionit investigativ “Piranjat”, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë asnjë reagim.
Asnjë person nuk është shoqëruar, asnjë hetim nuk është hapur dhe asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë publike. Kjo heshtje e pazakontë po ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe mbi aftësinë e tyre për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e medias në Shqipëri.
Gazetari i “Piranjave”, Edon Kuqi, u përball me kërcënime të drejtpërdrejta mafioze si “të marr peng, të fus në bagazh”, vetëm pse i kërkoi llogari aksionerit kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, për shkarkimin e dy sanitareve pa paguar sigurimet shoqërore. Në vend të një përgjigjeje, reagimi erdhi me dhunë, kërcënime dhe arrogancë, duke përfshirë edhe Presidentin e klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori gazetarit telefonin me forcë.
Por heshtja e Policisë është ajo që trondit më shumë. Ndërsa dhuna u bë publike, dhe reagimet e shoqërisë civile, organizatave të gazetarëve dhe opinionit publik nuk munguan, organet ligjzbatuese zgjedhin të qëndrojnë në pritje.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë:
Mos vallë kjo heshtje lidhet me frikën nga oligarkët e sportit dhe lidhjet e tyre me pushtetin politik? A është Policia e Shtetit e paaftë, apo thjesht e kapur nga interesat e ngushta që i lidhin me personazhe të afërt me kryeministrin Edi Rama?
Në një vend normal, një akt i tillë dhune ndaj një gazetari do të kishte sjellë reagim të menjëhershëm: ndalim të autorëve, nisje hetimesh, dhe garanci për sigurinë e medias. Në Shqipëri, heshtja institucionale po legjitimon dhunën dhe po jep një mesazh të rrezikshëm: gazetarët janë të pambrojtur, ndërsa të fortët janë mbi ligjin.
Liria e medias është një nga themelet e demokracisë, por nëse Policia hesht dhe drejtësia nuk reagon, çdo gazetar nesër mund të përballet me të njëjtin skenar, pa garanci për siguri dhe pa mbrojtje ligjore./Pirajat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Shtator10:32
Operacion i gjerë kundër firmave piramidale online në Fier. Deri janë arrestuar 6 persona. Detajet e para
Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, ku janë mashtruar disa qytetar&...
AKTUALITET
14 Shtator09:45
U shfaq nervoz para policisë, i riu shqiptar i “bën gropën” vetes
Karabinierët nga dega e Riccione arrestuan një shtetas 20-vjeçar shqiptar, të papunë dhe të pastrehë, për posedim drog...
AKTUALITET
14 Shtator09:21
Miniaturë e rivalitetit global/ Si dhe nga furnizohen me armë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pse Serbia bën përjashtim
Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të m&e...
AKTUALITET
13 Shtator23:12
UGSH dënon dhunën ndaj gazetarit të "Piranjave": Arroganca e të pasurve që cënojnë median duhet të ndëshkohet
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidentit të ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin “Selman Stërmas...
AKTUALITET
13 Shtator22:59
Reagon Boçi për dhunën e gazetarit të "Piranjave": Askush mos ketë iluzion se porta e BE do hapet duke rrahur gazetarë e mbyllur media!
Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me sulmin dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kameramanit të emisionit “Piranjat” ...
AKTUALITET
13 Shtator22:55
Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE, vila furnizohet vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë
Rezidenca e ambasadorit të Bashkimit Europian dhe ambasadave të shteteve të Spanjës, Austrisë, Greqisë, Suedisë, Rusisë...
AKTUALITET
13 Shtator22:49
Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti ngre alarmin: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri
Në Terminal me Aurora Sulçen, temë diskutimi ishte dhe siguria ushqimore dhe bllokimi i disa produkteve bujqësore shqiptare nga vendet e...