AKTUALITET

'35 milionë euro', Mehmeti: Kolegji i Evropës, projekt me privilegje të paprecedenta e kosto milionë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 10:26

'35 milionë euro', Mehmeti: Kolegji i Evropës, projekt me

Themelimi i kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë është shoqëruar me një ligj special të miratuar në Kuvend, i cili i jep këtij institucioni një status ekstraligjor dhe një faturë financiare për taksapaguesit shqiptarë që arrin në 35 milionë euro.

Ndriçim Mehmeti foli mbi ligjin për Kolegjin e Evropës dhe mënyrën se si, është miratuar ky projekt në Kuvend, ku u shpreh se bëhet fjalë për një skemë me privilegje të paprecedenta dhe me kosto të lartë për taksapaguesit shqiptarë. 

Ai ngriti akuza të forta se institucioni është vendosur në një status të veçantë, jashtë praktikave të zakonshme ligjore, duke përfituar fonde publike që, sipas tij, arrijnë deri në 35 milionë euro, ndërsa paralelisht përjashtohet nga detyrimet tatimore, kontrolli financiar dhe rregullat standarde të arsimit të lartë.

Mehmetit theksoi se, kjo qasje krijon pabarazi të thellë dhe përbën një precedent të rrezikshëm për mënyrën se si menaxhohen fondet publike në emër të arsimit dhe akademizmit.

Pjesë nga deklarata:

Kolegji u tha sikur do ta ndihmonte bashkia, sepse ishte zoti Veliaj fillimisht. Edhe ky një njeri që e di mirë akademizmin, që s’ka vetë asnjë diplomë. Edhe e filloi i pari historinë. Pastaj u bashkëngjitën ministrat e arsimit me radhë.

Përfundimisht, ligji erdhi në parlament. Për fat të mirë, unë kam qenë aty dhe kam nxjerrë edhe procesverbale dhe gjithçka që ka ndodhur nga ligji. Ligji përcaktonte 29 milionë euro, të plota. Vetëm për master, jo për bachelor. S’ka bachelor kolegji, që ta dimë. Është akoma më keq se kaq.

Pra, për dy vjet, 29 milionë euro. E para njëherë, do t’i japim 15,000 euro me katër bursa studentëve më të mirë. Pra, llogaritni 15,000 euro për 10 muaj, një njeri që i merr në Tiranë ushqen veten dhe familjen mbrapa. Ndërkohë që ne, patriotët e mëdhenj, me ligj, i japim për studentin e Kosovës 1,500 euro në vit. Në vit. Pra, një studenti të huaj apo shqiptar i japim 1,500 euro në muaj, ndërsa një studenti shqiptar të Kosovës i japim 100 euro në vit. Me ligj. Pra, shikoni diskriminimin e madh që bën ky ligj.

E dyta, ligji përcaktonte që Kolegji Evropian i Tiranës mund të marrë çdo ndërtesë shtetërore pa pagesë dhe në një përdorim pa kufi, pa limit. Pra, mund ta marrë në pronësi ose, po themi, me qira, në përdorim pa kufi.

E treta, asnjë prej pjesëtarëve të kolegjit, punonjës akademikë ose joakademikë, nuk do t’i nënshtroheshin asnjë ligji tatimor shqiptar.

E katërta, kolegji mund të importonte dhe të sillte në Shqipëri pa doganë çfarëdolloj mjeti që ai e quante të nevojshëm për funksionimin e kolegjit.

Nuk taksohen të ardhurat, thuaj troç, të ardhurat e… shikoni, Flavio, me kujdes. Neve na detyrojnë tani, mua dhe juve, brenda 31 marsit — se Taulanti s’e ka, e ka në shtetin e vet, brenda 31 marsit na detyrojnë që të numërojmë çdo qindarkë, apo jo? Se kjo quhet DIVA.

Kurse këta nuk do të paguanin në të ardhurat e tyre asnjë lloj tatimi. Zero. Nuk i detyroheshin asnjë gjëje shtetit shqiptar. Pra, ka marrë një status ekstraligjor brenda shtetit shqiptar. Ç’është ai, Vatikani i arsimit? Jo, më keq se Vatikani.

Po ja, më dëgjo me vëmendje. Këta nuk do të paguanin asnjë gjë dhe nuk i nënshtroheshin se Vatikani i nënshtrohet ndonjë auditi, ndërsa këta nuk i nënshtroheshin asnjë auditi.

Po për këtë punë u la ajo. Madje të dyja palët, që të jetë e qartë. Kur them të dyja palët, shiko, unë, Flavio, po të them: isha këshilltar. Unë isha këshilltar i Komisionit të Edukimit për grupin parlamentar të PD-së në atë kohë. Dhe kam bërë 12 faqe me këto vërejtje dhe me të tjera, por nuk dua t’ju marr kohën, pra le të kuptojë publiku këto pak gjëra, sepse kam shumë të tjera.

Dhe fillimisht u pranua, pastaj, përkundër kësaj, çuditërisht edhe pala tjetër votoi pro. Dhe për dy javë kam ikur edhe unë nga puna pas kësaj ngjarjeje të kolegjit. Sepse denoncova faktin që, përkundër asaj që tha Taulanti se unë e di, dhe Taulanti e di këtë punë por unë e di shumë mirë se e kam të shkruar, e kam gjithë procesverbalin.

Thuhej kështu: “Përkundër ligjit të arsimit të lartë, me procedura të përshpejtuara do të bëhet licensimi dhe akreditimi”. Po si mund të bësh licensimin dhe akreditimin me procedura të përshpejtuara? Cili ligj ta njeh? Kjo bie në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Në atë që sot quhet Piramida, nuk ka asnjë zyrë të kolegjit, sepse ajo është mbushur me kafene. Dhe kafenetë atje janë dhënë me mijëra euro, me disa vite përdorim, dhe askush nuk ka ndërmend.

Dhe e para që e pësoi ishte godina “Iliria”. Nuk u bë asnjë konsultim, as me universitetet, as me bashkinë. Thjesht, edhe sa për sy e faqe, sepse ata vetë e kishin hedhur gurin dhe fshehur dorën.

Por ajo që çudit në këtë mes është se si u bashkuan votat. Si vajtëm në këtë votim? Si vajtëm dhe pranuam që aty ka ardhur — prandaj ju thashë, Flavio, për shifrën që në fillim dhe u tregova pak i revoltuar — sepse shifra ka ardhur me tabelë në aneks të ligjit.

35 milionë euro. Që është një vjedhje dhe grabitje në kurriz të shqiptarëve, në emër të dijes, gjoja, në emër të akademizmit.

Dhe siç u tha atje nga kolegu Muka, Mogherini është një njeri që njihet ose nuk njihet fare për akademizmin e vet dhe askush nuk e di cilat janë arritjet e saj.

Nuk është se këtu sollën një rektor me emër.

Po të shikosh kolegjin evropian këtu dhe ta krahasosh me kolegjin e Varshavës, shkoni shikojeni. Aty ka personalitete. Pse? Sepse atje shteti është shtet, nuk është si këtu.

Dhe e dini ju se si është kolegji i Varshavës, Flavio, për ta bërë krahasimin me Shqipërinë? Si u ndërtua? Kolegji i Varshavës, toka u ble, pra jo u mor në kuptimin e grabitjes, dhe tani është pronë e shtetit të Polonisë. Sepse Komisioni Evropian pagoi lekët, e bleu në mënyrë të rregullt tokën, jo nga shteti, por nga privatët, dhe me marrëveshje dhe me ligj ia ka lënë; sot ajo është pronë e shtetit të Polonisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?