Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.
Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.
Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.
Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.
Në qarqe të tjera si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i përhapur, me rreth 35–40% të familjeve të përfshira. Në këto zona, raporti mes emigrantëve jashtë dhe atyre të kthyer është më i balancuar, duke reflektuar një kombinim të migrimit të vazhdueshëm dhe rikthimeve graduale, shpesh të lidhura me moshën, investimet në banesa apo hapjen e aktiviteteve të vogla ekonomike.
Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.
Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.
Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.
Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./ Monitor

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkë...
Pak minuta më parë, një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të f...
Një këmbësor është përplasur pak minuta më parë nga një automjet në Durrës. Ngjarja ndodhi në lag...
Me turisttët që sa vijnë e bëhen më koprracë dhe popullsinë vendase që është tkurrur për shkak të ...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër protestuesit e opozitës, të cil&eum...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar heti...
Para pak ditësh u konfirmua se qeveria shqiptare ka humbur procesin kundër biznesmenit italian, Françesko Beketi edhe në gjykatën e...
Më 11 nëntor 2025, në rrugën kombëtare nr. 9, pranë qytetit të Beziers në Francë, një shtetas shqiptar 40-vj...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar përballjen ligjore për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortaku...
SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për shtatë ndërhy...