Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Në Shqipëri, përmbytjet nuk janë më një ngjarje e rrallë, por një realitet i përsëritur që prek qytete dhe fshatra, duke shkaktuar dëme dhe pasiguri. Një studim i publikuar së fundmi tregon se si shqiptarët e perceptojnë këtë rrezik dhe sa efektiv është komunikimi institucional për paralajmërim dhe përgatitje. Studimi thekson se shumica e banorëve nuk kanë kursime për të përballuar humbjet: 61% në fshatra dhe 80% në qytete deklarojnë se nuk kanë kapacitet financiar për të mbuluar dëmet.
Në shkallë globale, Shqipëria renditet ndër vendet me pasojat më të rënda ekonomike nga fatkeqësitë natyrore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që në fund të viteve 2000 vendi ka regjistruar humbje mesatare vjetore që arrinin rreth 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjatë periudhës 1995–2015, mesatarisht rreth 30 mijë persona në vit dhe mbi 95% e bashkive janë prekur nga fatkeqësi të ndryshme natyrore. Këto shifra janë tepër alarmante po të merret parasysh popullsia e vogël e vendit tonë (2.4 milion banorë sipas Censit të fundit).
Në këtë kontekst, përmbytjet janë kthyer në një nga problemet më të mëdha, sidomos në zonat e ndërtuara pranë lumenjve dhe përgjatë vijës bregdetare. Megjithatë, Shqipëria ende nuk disponon një sistem të plotë dhe afatgjatë për monitorimin e fatkeqësive natyrore. Shpesh, vlerësimi i riskut mbetet në nivele sipërfaqësore, duke u kufizuar vetëm në renditjen e rreziqeve pa analizuar realisht skenarët e mundshëm dhe nivelin e ekspozimit të komuniteteve dhe pasurive lokale. Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se shumë pak qytetarë kanë sigurim ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa kompensimi publik mbetet i kufizuar dhe i pamjaftueshëm për të mbuluar humbjet reale që përjetojnë familjet e prekura.
Një studim i ri, i porsabotuar në revisten shkencore Geographica Pannonica, ka zbuluar një kontrast të fortë mes banorëve të qytetit dhe fshatit: jo vetëm në mënyrën si e shohin rrezikun, por edhe në mënyrën si përgatiten për të. Studimi është realizuar në katër zona të prekura rëndë nga përmbytjet: dy urbane (Tiranë dhe Fier) dhe dy rurale (Dajç dhe Novoselë), të cilat në vitet e fundit kanë përjetuar episode të përsëritura të daljes së lumenjve nga shtrati.
Një nga rezultatet më të forta të studimit është se banorët e qyteteve janë më pak tolerantë ndaj rrezikut, por paradoksalisht edhe më pak të përgatitur. Kjo vjen sepse në qytete janë pikërisht popullatat më të varfra dhe më të pambrojtura ato që jetojnë në brigjet e lumenjve, si Lumi i Tiranës dhe Lumi Gjanicë. Ndërkohë, banorët ruralë tregojnë një lloj “qëndrueshmërie të heshtur”, të ndërtuar mbi përvojën, komunitetin dhe vetë-organizimin.
Në Tiranë dhe Fier, shumë banorë shprehen se përmbytjeve “nuk ke ç’ti bësh”, sikur natyra të mos mund të menaxhohet. Në fshatra, perceptimi është ndryshe: banorët janë më të prirur të marrin masa, të ndërtojnë shtëpi më të sigurta, të mbajnë rezerva ushqimesh në rast izolimi, dhe të ndërhyjnë vetë për të mbrojtur pronën.
Por në të gjitha zonat, një element është i përbashkët: pritshmëritë ndaj shtetit pas përmbytjeve janë shumë të larta. Shumica mendojnë se qeveria duhet të vazhdojë të mbështesë financiarisht familjet e prekura nga përmbytjet. Disa shprehen edhe pro masave paraprake si ndalimi i ndërtimeve në zonat e rrezikuara ose forcimi i kodeve të ndërtimit. Megjithatë, kur vjen puna te masat financiare si sigurimi i detyrueshëm apo taksat për përmbytjet, qytetarët janë shumë më skeptikë.
Studimi nxjerr në pah edhe një tjetër dimension interesant: rolin e kulturës kombëtare në qasjen ndaj përmbytjeve. Ideja se gjithçka është “në dorë të Zotit” del si një faktor i rëndësishëm në mënyrën si shqiptarët e përjetojnë rrezikun.
Një tjetër faktor kulturor është lidhja e fortë me shtëpinë dhe vatrën. Edhe kur e dinë se jetojnë në një zonë të rrezikshme, shumë banorë nuk duan të largohen. Për disa kjo është çështje identiteti dhe rrënjësh familjare; për të tjerë është thjesht pamundësi ekonomike. Sidomos në komunitetet urbane tejet të varfra të margjinalizuara buzë lumenjve shpesh me banesa informale njerëzit e pranojnë rrezikun sepse nuk kanë alternativë.
Në aspektin ekonomik, studimi tregon se të ardhurat ndikojnë drejtpërdrejt në tolerancën ndaj rrezikut. Individët me të ardhura më të larta janë më tolerantë ndaj përmbytjeve, ndoshta sepse ndihen më të mbrojtur financiarisht dhe kanë më shumë mundësi të rimëkëmben pas dëmeve. Por në të gjitha zonat, pjesa dërrmuese e banorëve (61% në fshatra dhe 80% në qytete) deklarojnë se nuk kanë kursime për të përballuar dëmet.
Edhe sigurimi i pronës apo jetës mbetet jashtëzakonisht i rrallë: vetëm 12% e banorëve ruralë dhe 6% e banorëve urbanë kanë sigurim. Për më tepër, shumë pak qytetarë janë të informuar se kompensimi publik për dëmet nga fatkeqësitë natyrore është i kufizuar dhe mbulon vetëm deri në 40% të kostos së humbjeve.
Një nga gjetjet më shqetësuese të sutdimit është niveli shumë i ulët i informimit dhe trajnimit. Vetëm 18% e banorëve në fshatra dhe 8% në qytete kanë marrë ndonjëherë trajnim për menaxhimin e situatave emergjente. Shumë banorë deklarojnë se paralajmërimet për përmbytje vijnë vetëm pak ditë para ngjarjes, kur është tepër vonë për të reaguar seriozisht.
Studime të mëparshme kanë theksuar se në Shqipëri koncepti i “paralajmërimit të hershëm” shpesh kufizohet vetëm në njoftimin e një rreziku të afërt, ndërkohë që qytetarët mbështeten më shumë tek lajmet që dëgjojnë nga miqtë apo të afërmit sesa tek informacioni zyrtar nga institucionet. Në një klimë ku dominon mosbesimi ndaj autoriteteve, nuk dihet nëse paralajmërime më të hershme dhe më shumë trajnime do të kishin efekt real.
Megjithatë, në fshatra banorët duket se kanë zhvilluar forma praktike mbrojtjeje. Në Dajç, për shembull, mbi gjysma e banorëve kanë ngritur shtëpi mbi kolona për t’i shpëtuar ujit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme kanë forcuar themelet. Në qytete, ku ndërtesat janë më të vështira për t’u përshtatur, këto masa janë shumë më të rralla.
Edhe planet e emergjencës janë më të zakonshme në zonat rurale, ku 53% e banorëve deklarojnë se kanë një plan familjar për raste përmbytjeje, krahasuar me vetëm 34% në qytete. Por edhe këto plane janë kryesisht individuale dhe familjare, jo komunitare, çka tregon mungesën e bashkëpunimit dhe organizimit të gjerë shoqëror.
Duke marrë parasysh kontekstin e vendit, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm në modele perëndimore të menaxhimit të fatkeqësive. Realiteti shqiptar karakterizohet nga mungesa e besimit te institucionet, varfëria, dhe fatalizmi pra një kulturë që shpesh e pranon rrezikun si të pashmangshëm. Për këtë arsye, ekspertët propozojnë që përgatitja për fatkeqësi të jetë më shumë e bazuar në komunitet, në edukim dhe në forcimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve./Klima.al
Sasi të mëdha kokaine u sekuestruan, të paprecedentë në Umbria. Pajisjet elektronike u përdorën për t'u mbrojtur nga ...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, njofton se në seancën e sotme do të diskutohet projektlig...
Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra dy inspektorë dhe përgjegjësin e tyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territo...
Festim Bexhdili i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs, ku kërkon të prishet vendimi i Apelit të Pos...
Banoret e Luzit kanë dalë sërish në protestë për rrugën, segmenti që lidh fshatin me autostradën Fush&e...
Paralelisht me seancën e Kuvendit, ditën e sotme zhvillohet një protestë nga banorët e Durrësit që preken nga projekti TID,...
Kanë mbërritur në portin e Durrësit arkivolet e 4 pjesëtarëve të familjes Kola të cilët humbi jetën në ...
Lumi Drino po përballet me një ndotje të rëndë mjedisore, duke u kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh dhe kanal shkarkimi ...
Më 28 janar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ngritën kartonët jeshilë për ndryshime të reja në Kodin...
Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin anti-drogë të zhvilluar ditën e djeshme. Në kuadër të ope...