AKTUALITET

A janë burgjet shqiptare aq problematike sa përshkruhen? Raporti i Avokatit të Popullit përballë realitetit dhe reformave në proces

Piranjat Përditësimi i fundit 20 May 2026, 18:38
A janë burgjet shqiptare aq problematike sa përshkruhen? Raporti i

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2025 ka ngritur një sërë shqetësimesh mbi kushtet në sistemin penitenciar shqiptar, duke kërkuar madje mbylljen e pesë institucioneve të vuajtjes së dënimit për shkak të kushteve të konsideruara si cenuese për dinjitetin njerëzor. Sipas raportit, disa burgje përballen me probleme të amortizimit, mbipopullimit, mungesës së shërbimeve dhe kushteve jo optimale të jetesës.

Megjithatë, një lexim më i gjerë i situatës tregon se panorama mund të mos jetë kaq e njëanshme dhe dramatike sa paraqitet.

Sistemi penitenciar shqiptar prej vitesh është në një proces reformimi dhe modernizimi, ndërsa autoritetet kanë pranuar publikisht problematikat ekzistuese, por njëkohësisht kanë theksuar se po punohet për adresimin e tyre.Një ndër shqetësimet e ngritura lidhet me trajtimin shëndetësor, veçanërisht për personat me probleme të shëndetit mendor. Për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë.

Ministri Toni Gogu deklaroi se puna për përmirësimin e kushteve në Shënkoll është në proces dhe se situata aktuale konsiderohet e papranueshme edhe nga vetë institucionet.

"Jemi në mes të punës për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve në Shënkoll, Lezhë, ku janë persona me trajtim të detyrueshëm mjekësor, që vuajnë nga shëndeti mendor. Është e patolerueshme. Jemi në diskutime të avancuara që atë shërbim ta ofrojë Ministria e Shëndetësisë dhe sigurinë Ministria e Drejtësisë", u shpreh Gogu.

Deklarata sugjeron se institucionet nuk po i mohojnë problemet, por po përpiqen të ndërhyjnë konkretisht në sektorët më problematikë. Në raport përmenden gjithashtu çështje që lidhen me shërbimin shëndetësor dhe kushtet e përditshme. Megjithatë, në institucionet penitenciare ekziston një sistem i ofrimit të kujdesit mjekësor, edhe pse raporti evidenton nevojën për më shumë personel dhe përmirësime të mëtejshme. Po ashtu, ushqimi dhe shërbimet bazë në burgje ofrohen sipas procedurave dhe standardeve të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse, ndërsa debatet lidhen më shumë me cilësinë dhe përmirësimin e standardeve sesa me mungesën totale të tyre.

Një tjetër element që duhet konsideruar është fakti se problematikat e mbipopullimit nuk lidhen domosdoshmërisht vetëm me administrimin e burgjeve, por edhe me politikën penale dhe përdorimin e lartë të masës së paraburgimit. Sipas të dhënave të raportit, rreth 57% e personave në sistemin penitenciar janë të paraburgosur. Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës në burgje lidhet me vendimmarrjen gjyqësore dhe jo vetëm me kapacitetet e institucioneve.

Sfida mbetet reale, por po aq reale janë edhe përpjekjet për përmirësim. Debati duket se nuk është më nëse ka probleme në burgje sepse ato ekzistojnë por nëse sistemi po ecën në drejtimin e duhur për t'i zgjidhur ato. Dhe sipas autoriteteve, puna për ndryshime konkrete është tashmë në zhvillim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?