Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësime të forta ndaj draftit të ri të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të hartuar nga Akademia e Shkencave, duke e cilësuar atë si problematik në disa nivele dhe larg standardeve shkencore. Sipas saj, fjalori, si akt kulturor dhe kombëtar i financuar me fonde publike, duhet të reflektojë seriozitet, përgjegjësi dhe zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë, gjë që në këtë rast mungon.
Zhupa paralajmëron se do të kërkojë një seancë dëgjimore në Komisionin e Kulturës, ku Akademia e Shkencave të japë shpjegime të hapura mbi procesin e hartimit të fjalorit, grupet e punës dhe kriteret shkencore të përdorura.
Më tej Zhupa shkruan se kjo çështje nuk do të trajtohet politikisht, por si një interes publik dhe kombëtar, duke kërkuar një diskutim serioz për një nga shtyllat kryesore të identitetit shqiptar.
Reagimi i plotë
Fjalori i ri i gjuhës shqipe përgatitur nga Akademia e Shkencave paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi! Atje gjenden lehtësisht gafa, diskriminim, mospërputhje me përkufizimet e termave sipas ligjeve etj.
Gjuha është themeli i kulturës kombëtare. Fjalori i një gjuhe nuk është thjesht një listë fjalësh, por akt kulturor, shkencor dhe kombëtar. Pikërisht për këtë arsye, fjalori i gjuhës shqipe duhet të jetë i saktë, i përgjegjshëm dhe në përputhje me zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë.
Fjalori i ri i hedhur në konsultim publik ka gafa dhe qëndrime të cilat nuk mund të anashkalohen dhe janë tejet problematike
Si Kryetare e Komisionit për Kulturën, do të kërkoj një seancë dëgjimore në komision , ku Akademia e Shkencave të japin shpjegime profesionale dhe të hapura për publikun dhe komunitetin shkencor mbi mënyrën e hartimit, grupet e punës, skedat gjuhësore, punën kërkimore, konsultimet e bëra.
Është interesi publik, për aq kohë sa bëhet fjalë për fjalor zyrtar, të bërë me fonde publike dhe element thelbësor i identitetit kombetar. Kjo seancë dëgjimore nuk do trajtohet aspak si politike, por si çështje kulturore dhe kombëtare. Gjuha shqipe meriton seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë institucionale dhe një diskutim serioz.
Përgatitja e fjalorit nuk është vetëm punë gjuhësore, por edhe akt kulturor e kombëtar, që ndihmon në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të një kombi.
Disa nga shembujt publikë janë qartësisht shfaqje e një punë jo cilësore dhe problematike në shumë nivele. Si për shembull:
1. Futja e fjalës “abandonim” në fjalorin shqip-shqip. Nuk mund të certifikohet si “shqip” një fjalë e huaj, në këtë rast nga italishtja, dhe t’i jepet si shpjegim fjala shqipe “braktis”.
2. Futja e fjalës “onlajn” nga anglishtja “online”.
Transliterimi mekanik i huazimeve, pa kriter shkencor dhe pa nevojë reale gjuhësore, nuk e pasuron shqipen, por e deformon atë.
3. Përkufizimi thellësisht diskriminues i fjalëve “djalë” dhe “vajzë”.
Në fjalorin e ri, “djalë” përshkruhet me nota pozitive: trim, i urtë, shtyllë e shtëpisë, shpresë.
Ndërsa “vajzë” shoqërohet me një sërë përkufizimesh negative, fyese dhe moralisht paragjykuese.
Kjo frymë është jo vetëm e papranueshme shkencërisht, por edhe e rrezikshme shoqërisht, sepse normalizon një mentalitet maskilist dhe diskriminues përmes një dokumenti normativ të gjuhës.
4. Terminologjia politike, rasti i fjalës “parti”.
Shpjegimi i dhënë në fjalorin online është në kontrast të plotë me Kushtetutën, ligjin për partitë politike dhe konceptet moderne demokratike.
Përkufizimi i “partisë” si “organizatë e një klase a shtrese shoqërore që lufton për interesat e saj” i përket një paradigme ideologjike të tejkaluar, jo realitetit pluralist dhe kushtetues të Shqipërisë dhe vendeve të BE-së.
Fjalori nuk mund të jetë as ideologjik, as paragjykues, as i pakujdesshëm ndaj historisë gjuhësore dhe identitare. Ai formëson mendimin, edukon brezat dhe përcakton se çfarë konsiderohet “shqip e saktë”.
Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme (15 janar) në Du...
Pamjet e siguruara mëngjesin e sotëm nga vendngjarja zbulojnë detaje tronditëse nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e ...
Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të ...
Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë vlerëson se tarifat prindërore, tashmë pothuajse dyfish krahasuar me nivelet ...
Mbi 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos gjatë një operacioni të Guardia di Finanza, ndë...
Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktiv...
Një i ri shqiptar i identifikuar si Armando Marku është shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për vrasj...
Sot, 16 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë. Frang...
Aplikimet për viza për qëndrim të përhershëm në SHBA nga 75 vende anembanë globit do të pezullohen më 21 jan...
Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me kat&e...