AKTUALITET

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota në mbështetje të PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 16:42

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota në mbështetje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, në favor të Partisë Socialiste. Në njoftim bëhet e ditur se korrupsioni zgjedhor ka ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë: Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal; Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal; Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë: Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal; Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal; Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Rrethanat e çështjes

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025. Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste. Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë