Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

LEZHË- Detaje nga marrja në pyetje e portugezit, Ruben Saraiva janë publikuar së fundmi. Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Portugezi u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje të Saraivas nga prokurorët e Lezhës fund-vitin e shkuar. Ky është i vetmi moment për më shumë se 1 vit nga ekstradimi kur ai është përballur me organin e akuzës.
Saraiva ka thënë se ai kishte lindur në Portugali dhe ishte banues në Londër me profesion trajner futbolli. Ai ka pranuar se kishte vetëm një dënim në Angli atë të vitit 2013 për shpërndarje droge, ndërkohë ka refuzuar të tregojë qytetin e lindjes në Portugali dhe emrin e nënës. I vendosur përballë provave filmike dhe shkencore Ruben Saraiva është shprehur se ai i kupton akuzat dhe se i ka të qarta por nuk i pranon ato.
“Unë akuzat i kuptoj. I kam të qarta dhe nuk i pranoj,” mesohet të ketë thënë portugezi.
Ruben Saraiva pasi ka mohuar se e njihte britanikun Harry James Simpson, prokurorët e kanë pyetur si ai e shpjegonte faktin se në bagazhin e automjetit me targa AA837ZM i përdorur nga Edmond Haxhia, janë gjetur gjurmë, prova biologjike pështymë që i përkisnin atij dhe Harry Simpson, për të cilin prokuroria thotë se luante rolin e vëzhguesit të viktimës.
“Unë nuk e kam një përgjigje për pyetjen,” ka thënë Ruben Saraiva.
Prokurorët i kanë vendosur përpara Ruben Saraivës një foto të nxjerrë nga një kamera sigurie e datës 19.04.2023 ku është fiksuar momenti i largimit të tij nga Shqipëria. Prokurorët e kanë pyetur nësë e njihte drejtuesin e mjetit. Saraiva në përgjigjen e tij është shprehur se nuk e sheh mirë foton dhe se nuk e dallon kush drejton mjetin
“Unë nuk e shoh mirë këtë foton. Unë nuk e dalloj se kush është në drejtim të mjetit,” u përgjigj ai.
Prokurorët kanë këmbëngulur të marrin një përgjigje nëse personi në foto ngjason me Edmond Haxhinë për të cilin prokurorët kanë arritur në përfundimin se ishte truri organizues i kësaj vrasje.
“Unë nuk e dalloj pra nuk e qartësoj dot,” është përgjigjur Saraiva.
Më tej portugezi i pajtuar në Angli për të vrarë Ardian Niklulajn, ka kyçur gojën kur prokurorët i kanë treguar provën tjetër shkencore gjetjen në garazhin e shtëpisë së Edmond Haxhisë të një çamçakëzi, nga ku është përftuar ADN e tija”. Megjithatë Ruben Saraiva deri diku, zbehtas, përpara prokurorëve ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë kur është pyetur se pamjet filmike e tregojnë duke marrë karburant me automjetin AA837ZM.
“Unë mund te kem qenë duke udhëtuar me Edmondin,” është përgjigjur i akuzuari për vrasje në bashkëpunim Ruben Saraiva.
Në javët në vazhdim pritet nisja e procesit gjyqësor në gjykatën e Lezhës vetëm me Ruben Saivën në pritje të ekstradimit nga Britania e Madhe të Edmond Xhaxhisë dhe katër britanikëve të cilët ishin në rolin e vëzhguesve në këtë vrasje. Haxhia dhe të tjerët kanë aplikuar në Gjykatën e Lartë Angleze “Royal Court of Justice” për të marrë leje për të apeluar vendimin e Gushtit 2024 ku lejohej ekstradimi i tyre për në Shqipëri.
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.
Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.
ITALI- Autoritetet italiane finalizoi kanë zhvilluar së fundmi një një operacion antidrogë ku është vënë në ...
SELENICË- Rënia e Urës që lidh fshatin Lezhan të Sevasterin ka sjellë problematika për banorët. Rutina e përditsh...
KORÇË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kan&eu...
hekuran gjoni, asim gjoni TIRANË- Hekuran Gjoni 74-vjeç është arrestuar në Tiranë pasi goditi për vdekje me thikë...
foto ilustruese MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemir&eu...
aksidenti VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të...
foto ilustruese GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut, ku is pasoj&eu...
foto nga operacioni TIRANË- Një ambient i përshtatur si call-center, ku mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për t&...
prokuroria KORÇË- Prokuroria e Korçë ka dërguar në gjyq ish-shefin e Sektorit të Shërbimeve në Drejtorin&...
hekuran dhe asim gjoni TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar...