Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, gazetari Osman Stafa hodhi dritë mbi një ndër skandalet më të rënda në sistemin shëndetësor publik, që sipas tij është mbajtur i fshehur për katër vite me radhë. Ai deklaroi se raporti i fundit I KLSH konfirmon zyrtarisht atë që ai dhe burime të brendshme e kanë denoncuar prej kohësh, përdorimin e medikamenteve të skaduara, mungesën kronike të barnave jetike dhe manipulimin e të dhënave në sistemin farmaceutik.
Stafa theksoi se për shkak të këtyre praktikave, pacientët onkologjikë janë detyruar të kthehen në shtëpi pa marrë trajtimin, madje disa herë për muaj të tërë, duke rrezikuar jetën në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Gazetari i njohur denoncoi me emra përgjegjësit institucionalë, nga drejtorët e Farmacisë Qendrore, te ish-ministrat e Shëndetësisë, duke theksuar se në vend që të përballeshin me problemet reale, këta drejtues u morën me mbulimin e skandalit dhe rotacionin e emrave në krye të institucioneve.
“Kemi ndërtuar resorte dhe kemi blerë palma me miliona euro, ndërsa pacientët vdesin pa ilaç” - u shpreh ai, duke paralajmëruar se raportin e plotë do ta dorëzojë në SPAK. Për Stafën, ky raport përfaqëson një realitet të errët që duhet të ishte në faqet e para të çdo media kombëtare por që, në vend të kësaj, po heshtet nga një sistem që, në vend të shërojë, po vret në heshtje.
Pjesë nga deklarata:
Pas katër vitesh betejë, dilte ish-ministrja Albana Koçiu. Jo se nuk është e vërtetë që ato që nxjerr gazetari janë shpifje. KLSH, pas 4 vitesh (2021–2025), nxjerr më të zezat nga çfarë unë isha më i kujdesshëm. Nuk guxoja dot, edhe pse më thonin njerëzit, edhe nga brenda institucionit: "Shiko se ka medikamente të skaduara, shiko se u tjetërsohet data." Nuk guxoja dot, sepse mendoja për pacientët dhe këtë e thotë KLSH sot.
Me tmerr, sepse kam arritur të kuptoj që një që niset të bëjë keq është më i respektueshëm sesa ti, që je institucioni shtetëror shëndetësor, që ke detyrimin të shpëtosh jetën. Shiko vetë: 6 muaj pa medikamente, barna të skaduara që qëndrojnë aktivë në sistemin PENTAHO të Farmacisë Qendrore.
Këto kanë pasur disa drejtorë: Alma Cani, Florenc Spaho. Aty është bërë me drejtorë çdo dy-tre muaj, vetëm ndërrohen. Ministra kanë qenë dy: Manastirliu dhe Koçiu. Është një raport të cilin unë do ta dërgoj në SPAK. Jam duke punuar për këtë punim. E kam bërë një kallëzim të mëhershëm në SPAK, në komunikimet e mjekëve të Onkologjikut dhe vërtetohet edhe aty mungesa. Po të marrësh këto dy dokumente dhe komunikimet e mjekëve, do shikosh që janë njëlloj. Momentet dhe datat kur thuhet që mungon kjo, reflektohet edhe këtu.
Ky raport është tronditës dhe duhet të zinte lajmet e para të çdo televizioni. Tregon një realitet më të frikshëm se ai që kam treguar unë. Një pacient 39 herë pa marrë kimioterapi ka shkuar 39 herë dhe të gjitha herët është kthyer në shtëpi. Kemi pacientë të tjerë me kartela. Kjo që është bërë me raportin është puna më e mirë që është bërë ndonjëherë, dhe dua të falënderoj grupin e auditimit. Ata ndoshta kanë bërë punën e tyre, por në këtë Shqipëri ku jetojmë, është sfidë e madhe të bësh punën.
Si ka mundësi që nga mjekët, drejtuesit e QSUT-së, Farmacisë Qendrore, Agjencisë së Barnave, Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Ministrisë, shtetit e me radhë si ka mundësi që nuk kanë një fije njerëzillëku për këta pacientë që luftojnë me jetën? Se ti i thua një pacienti që vuan nga kanceri, dhe për gjëra që i ke detyrim si shtet, 6 muaj nuk ia siguron. Kur ia siguron, e ke medikamentin, pastaj del s’ke. Pastaj i thua: "Shko, se e more këtë javë, dhe një muaj do presësh." Po a njeh kanceri tendera?
Po si shkon investon 4.3 milionë euro për një kopsht "Eden"? Si guxon 8 milionë euro për palmat në rrugën Durrës–Tiranë? Shkon merr Tiger 1 dhe Tiger 2 që ne as sot nuk e dimë sa kanë kushtuar. Si krijon një incenerator që s’dihet sa ka shkuar? Nuk vendos që të ardhurat e shtetit, taksat tona, t’i çosh për këta të sëmurë? Janë 7,000 raste në vit. Shkon, prish Kirurgjinë e Vjetër dhe ndërtohet hotel. Ndërkohë, Onkologjiku skandal! QSUT s’ka shtretër, ka vetëm 29 vende. Ka rrëfime të frikshme: pritet të vdesë njeri që t’ia vendosin aparaturat tjetrit. Zoti mos na bëftë për spital, se shteti ka mbaruar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë doli me një njoftim zyrtar për vrasjen makabre të gjyqtarit Astrit Kalaja, që ndodhin mesdit&e...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë doli me një njoftim zyrtar për vrasjen makabre të gjyqtarit Astrit Kalaja, që ndodhin mesdit&e...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së ...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka pezulluar sot të gjithë gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin, një ditë pas masakrë...
Duke filluar nga data e sotme, 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në Zonën e Vetme të Pagesave në Eur...
Konfiskim prone, gjoba deri në 2 mln lekë dhe “listë e zezë” hyjnë në fuqi rregullat e reja për ndërtimet pa...
Drafti që kërkon ngritjen e rezervave të sigurisë së naftës është rikthyer sërish ku këtë të hë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.3 lekë Euro blihet me 96.3 lekë dhe...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, ishte një ngjarje që tronditi të gj...
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, nd&e...