EMRI/ Aksident me vdekje në Elbasan, 18-vjeçari përplas me makinë 69-vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, më 21 prill, Skuadra Speciale Mossos, me rreth 200 agjentë, po zhvillon një operacion në disa zona të Katalonjës kundër kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të kanabisit, me epiqendër në lagjen Mariola në Lleida të Spanjës. Kjo lagje e kryeqytetit të Segriàs, ku po kryhen kontrolle dhe bastisje të shumta, kontrollohet nga klane të etnisë rome, të cilat janë një nga objektivat e këtij operacioni të madh policor, që sipas El Caso po zhvillohet njëkohësisht edhe në Seròs dhe në zona të tjera.
Hetimi është fokusuar në goditjen e dy organizatave që, në mënyrë të koordinuar, ishin forcuar në kultivimin e kanabisit. Nën drejtimin e Divizionit të Hetimit Kriminal (DIC), është arritur të provohet lidhja mes klaneve të Mariolës dhe mafies shqiptare të kanabisit. Pritet të kryhen më shumë se dhjetë arrestime në bastisjet e nisura që në agim, kryesisht në Lleida, por edhe në zona të tjera të vendit. Deri tani nuk janë bërë publike vendndodhjet e sakta të operacionit.
Aleancë mes shqiptarëve dhe klaneve të Mariolës
Sipas informacioneve të para, hetimi synon të provojë edhe trafik armësh dhe janë duke u kontrolluar dy plantacione aktive të kanabisit. Një nga zbulimet kryesore të këtij hetimi është lidhja mes mafies shqiptare të kanabisit dhe klaneve rome, të cilat funksiononin si një lloj “franchise” – një model që deri më tani nuk ishte identifikuar në Spanjë.
Sipas policisë, trafikantët shqiptarë dyshohet se ofronin njohuritë dhe materialet për kultivim, ndërsa me klanet lokale binin dakord për çmimin e drogës së prodhuar. Tregu i kanabisit është rritur aq shumë në Spanjë sa ka detyruar prodhuesit kryesorë – të lidhur me rrjete shqiptare – të krijojnë aleanca me grupe kriminale vendase për të përmbushur kërkesën ndërkombëtare.
Agjentët e Mossos, të mbështetur nga njësitë speciale ARRO dhe Brimo, si dhe nga mjete ajrore dhe helikopteri policor, nisën operacionin në mëngjes herët për të siguruar banesat që do të kontrollohen.
Operacioni pritet të zgjasë disa orë dhe më pas të arrestuarit nga të dy grupet kriminale do të dërgohen në komisariatin e Lleida-s, ku do të rritet edhe niveli i sigurisë. Pritet që të enjten, në ditën e Shën Jordit, ata të dalin para gjykatës që ka ndjekur hetimin që nga fillimi.
Operacioni është zhvilluar me një prani të madhe policore për të garantuar sigurinë maksimale gjatë bastisjeve dhe arrestimeve, duke pasur parasysh veçoritë e kësaj zone të Lleida-s.
Këtë të martë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pritej të shqyr...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo ka shprehur shqetësimin e bizneseve për presion të organeve tatimore ndaj tyre...
Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi...
Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme një personi me inicialet A.H, të dënu...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për ...
Fermerët e zonës së Maliqit, sidomos në Pirg dhe Zvirinë, po kalojnë një periudhë të vështirë për ...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrugë një vale të re kullash, me përqendrim në Tiranë, por jo vet&e...
Irfan Azizi, i njohur me nofkën “Fania”, po përdor frikën për jetën si argument për të bllokuar ekstradimin e tij...
Dy video që kanë bërë xhiron në rrjetet sociale kanë nxitur shqetësim në kryeqytet, pasi në to shfaqen dy gra me sh...
Azilkërkuesit shqiptarë po paguajnë policë të korruptuar që të shkruajnë vërtetime në favor të aplik...