AKTUALITET

AMF: Konsolidimi i mëtejshëm dhe thellimi i inovacionit, prioritete për 2025

r.ll Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 07:31
AMF: Konsolidimi i mëtejshëm dhe thellimi i inovacionit, prioritete
amf

TIRANË- Konsolidimi i mëtejshëm i tregjeve financiare dhe thellimi i inovacionit do të jenë ndër sfidat kryesore të tregut financiar për vitin 2025.

Në një prononcim për “Monitor”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vlerëson se digjitalizimi është i rëndësishëm për të rritur aksesin e publikut dhe eficiencën operacionale të institucioneve financiare.

Në mënyrë më specifike, AMF shprehet se prioritet për këtë institucion do të jetë zbatimi i plotë dhe transparent i rregullores së faktorëve të riskut në sigurimin e detyrueshëm motorik, me qëllim qartësimin dhe mirinformimin e personave të siguruar.

AMF vendos gjithashtu theksin në nevojën për zhvillimin e tregut të kapitaleve, nëpërmjet rritjes së bazës së investitorëve dhe zgjerimit të numrit të shoqërive të listuara apo atyre që emetojnë tituj përmes ofertës publike.

Si e vlerësoni ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2024?

Përgjithësisht, viti 2024 ka qenë një vit pozitiv për ekonominë e vendit dhe në veçanti edhe për sektorin financiar dhe tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Konstatojmë gjithashtu se gjatë këtij viti ka pasur një përmirësim të mëtejshëm të treguesve kryesorë të shëndetshmërisë financiare të shoqërive që operojnë në tregjet nën mbikëqyrje.

Kjo është reflektuar edhe në rritjen e mëtejshme të nivelit të aseteve në tregjet nën mbikëqyrje, të cilat në fund të 3-mujorit të tretë arritën në 118.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 10% krahasuar me fundvitin 2023.

Për sa i përket tregut të sigurimeve, viti 2024 pritet të mbyllet me një bilanc pozitiv, si në drejtim të rritjes së aktivitetit, ashtu edhe sa i përket konsolidimit të treguesve financiarë. Kështu, në terma të të ardhurave deri në nëntor 2024, tregu i sigurimeve shënoi rritje me 7.3% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 22 miliardë lekë të ardhura.

Rritje të rëndësishme shënuan edhe dëmet e paguara bruto, me 22.6%, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në mbi 7.7 miliardë lekë deri në nëntor 2024.

Tregu i fondeve të investimeve ka njohur rritje dhe zgjerim të mëtejshëm. Asetet neto të fondeve arritën në rreth 56 miliardë lekë, duke u rritur me 11% në 3-mujorin e tretë, krahasuar me fundvitin 2023, me të njëjtin ritëm rritjeje, sikurse edhe numri i anëtarëve në këto fonde.

Gjithashtu ka një rritje të numrit të fondeve që operojnë në treg, si dhe diversifikim të tyre, që do të thotë më shumë mundësi investimi, tashmë edhe në fonde investimi të BE-së, për qytetarët shqiptarë.

Zhvillime të rëndësishme ka pasur edhe sa u përket fondeve të pensionit privat, ku me miratimin e ligjit të ri në shtator të vitit të kaluar, Autoriteti u angazhua në një proces intensiv për hartimin dhe miratimin e 16 rregulloreve, të konsultuara gjerësisht edhe me grupet e interesit dhe që mundësojnë zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore, të cilat kanë nisur të japin ndikim në treg.

Vërehet një rritje e vlerës së aseteve të fondeve të pensionit, që arritën në 7.7 miliardë lekë në fund të shtatorit, ose 15% më shumë, krahasuar me fundvitin 2023, si dhe të numrit të anëtarëve pjesëmarrës në këto fonde me afro 14%.

Në tregun e kapitalit, edhe gjatë vitit 2024 ka vijuar trendi në rritje i emetimeve të obligacioneve me ofertë private, ku bankat kanë vijuar të jenë emetuesit kryesorë për qëllime të kapitalit rregullator. Shuma e pashlyer e këtij lloj instrumenti financiar deri në fund të 3-mujorit të tretë ka arritur në rreth 23.7 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 16% krahasuar me vitin e kaluar.

Viti 2024 ka pasur gjithashtu edhe një sërë zhvillimesh të rëndësishme, si:

-Miratimi i rregullores së faktorëve të riskut, e cila sjell risi në tregun e sigurimit të detyrueshëm të autoveturave, duke aplikuar praktika tarifimi të ngjashme me modelet e vendeve të BE-së;

-Realizimi i ndryshimeve në ligjin për sigurimin dhe risigurimin, duke harmonizuar legjislacionin vendas me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat pritet të konsolidojnë më tej tregun, të forcojnë mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit dhe të shtojnë transparencën; si edhe

-Vijimi i implementimit të udhërrëfyesit për regjimin europian të sigurimeve (Solvency II), një hap i rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit të sektorit të sigurimeve dhe mbrojtjes së interesave të konsumatorëve.

Ka qenë një vit shumë intensiv pune për Autoritetin, sidomos në drejtim të procesit të përafrimit legjislativ me acquis të BE-së, kjo edhe në kuadër të procesit të integrimit, ku Shqipëria po përparon me hapjen një nga një të grup-kapitujve.

Autoriteti, si institucioni drejtues i Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” dhe institucion kontribuues në një sërë kapitujsh, ka pasur rol të rëndësishëm në përafrimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor.

Autoriteti ka avancuar gjithashtu në drejtim të implementimit të praktikave më të mira mbikëqyrëse, në rritjen e standardeve dhe të bashkëpunimit, me qëllim konsolidimin dhe mirërregullimin e tregjeve nën mbikëqyrje.

Duke filluar nga viti 2025, pritet aplikimi i primeve të diferencuar për sigurimin e detyrueshëm TPL të automjeteve. A janë gati të gjitha palët e përfshira për zbatimin e rregullores përkatëse të miratuar nga AMF dhe çfarë efektesh pritet të sjellë ajo në tregun e sigurimeve?

Me miratimin e rregullores nr. 156, datë 19.09.2024 “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, shoqëritë e sigurimit, duke nisur nga 1 janari 2025, do të përcaktojnë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorike, duke marrë parasysh faktorët e riskut.

Sipas kësaj rregulloreje, siguruesit për përcaktimin e primit operojnë bazuar në parimin themelor të rrezikut të llogaritur, i cili për pasojë sjell dhe diferencimin e primit.

Autoriteti gjatë kësaj periudhe ka pasur komunikime të vazhdueshme me shoqëritë e sigurimit, duke i kërkuar marrjen e të gjitha masave për zbatimin e plotë dhe në mënyrë transparente të rregullores.

Për sa u përket efekteve që do të sjellë zbatimi i kësaj rregulloreje, tarifat e reja të llogaritura në vitin 2025, bazuar në faktorët e riskut që lidhen me të siguruarin dhe mjetin e përdorur prej tij, do të jenë të individualizuara, në varësi të riskut që mbart çdo i siguruar.

Viti 2024 solli largimin e njërit prej investitorëve më të rëndësishëm të huaj në tregun e sigurimeve në vend. Në këndvështrimin tuaj, pse UNIQA vendosi të largohej dhe a prisni ndryshime të tjera në strukturën e tregut ose në pronësinë e kompanive të sigurimit nga viti 2025 e në vazhdim?

Tregu i sigurimeve është një treg i lirë, ku ka lëvizje si sa u përket strukturave aksionere të shoqërive, ashtu edhe në drejtim të shoqërive të reja që hyjnë në treg.

Si i tillë, njoftimi i grupit austriak të sigurimeve UNIQA për t’u larguar nga Shqipëria dhe disa shtete të tjera të Ballkanit, është një vendim që mund të lidhet me ndryshimin e modeleve të biznesit, apo me objektivat strategjikë të grupit.

Por, në të njëjtin aspekt, tregu paraqet edhe zhvillime të reja, pasi në mbledhjen e fundit të tij, Bordi i Autoritetit ka licencuar një shoqëri të re jete, me strukturë aksionere të kryesuar nga një grup i madh ndërkombëtar sigurimesh.

Banka e Shqipërisë ka këshilluar rishikimin e sistemit aktual të pensioneve, duke përfshirë edhe aplikimin e një kolone të dytë. Mendoni se ngritja e kolone të dytë, me kontribut të detyrueshëm, do të ndihmonte në adresimin e problemeve që ka sistemi i pensioneve në Shqipëri?

Ligji i ri për fondet e pensionit privat synon të nxisë më tej zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre instrumenteve të rëndësishme për planifikimin financiar personal.

Pavarësisht se tregu i fondeve të pensionit privat u rrit me 15% në 3-mujorin e tretë të vitit, krahasuar me fundvitin 2023, përsëri ka potencial për rritje dhe zgjerim të mëtejshëm.

Lehtësitë fiskale, të mundësuara me ndryshimet ligjore, si dhe format e reja të fondeve, siç janë fondet e mbyllura të pensioneve private, pritet ta bëjnë edhe më tërheqës këtë treg, që vlerësohet si një mundësi e mirë për të ardhura shtesë në moshën e pleqërisë dhe si një skemë plotësuese përkundrejt asaj publike.

Cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e tregjeve gjatë vitit 2025 dhe cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore për këto tregje?

Tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit kanë pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe pritet që të vijojnë rritjen edhe për periudhën në vazhdim.

Kjo ecuri pritet të ndikohet pozitivisht edhe nga avancimi i mëtejshëm në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku përafrimi ligjor dhe rregullator me acquis të BE-së janë përparësi për AMF-në.

Në lidhje me sfidat dhe prioritetet kryesore për periudhën në vazhdim, do të veçonim:

-Konsolidimin e mëtejshëm të tregjeve financiare, duke nxitur rritjen dhe qëndrueshmërinë e tyre në një mjedis gjithnjë e më kompleks;

-Rritjen e nivelit të digjitalizimit dhe inovacionit teknologjik në tregjet financiare, për të rritur aksesin dhe eficiencën operacionale;

-Forcimin e edukimit financiar të publikut, për të siguruar një ndërgjegjësim më të lartë mbi produktet financiare dhe për të rritur besimin e konsumatorëve dhe investitorëve;

-Zbatimin e plotë dhe transparent të rregullores së faktorëve të riskut, me qëllim qartësimin dhe mirinformimin e personave të siguruar;

-Vijimin e implementimit të udhërrëfyesit të Solvency II, duke siguruar përafrim të mëtejshëm me direktivat europiane dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare;

-Zbatimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar IFRS 17, që kërkojnë realizimin e investimeve të nevojshme teknologjike, ndryshime në politikat kontabël dhe rritje të kapaciteteve profesionale;

-Zhvillimin e tregut të kapitaleve, përmes rritjes së bazës së investitorëve dhe zgjerimit të numrit të shoqërive të listuara apo atyre që emetojnë tituj nëpërmjet ofertës publike;

-Vijimin e punës në kuadër të projekteve të asistencës teknike, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare.

Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm, për shkak të organizimit për herë të parë në Shqipëri të Konferencës Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime, IAIS.

Ky është eventi më i madh dhe më prestigjioz global në fushën e sigurimeve, ku do të kemi në Shqipëri mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga e gjithë bota.

Ky aktivitet paraqet një mundësi të shkëlqyer për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe si vend me potencial për zhvillimin e tregjeve financiare./MONITOR

autoriteti i mbikqyrjes financiare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan