Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË- Një kilogram qepë në tregun e Kosovës ka arritur deri në 1.70 euro. Ky çmim është gati trefish më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ky produkt shitej deri në 60 centë. E qepët e bardha dhe të kuqe në tregun vendor vijnë nga Kina, Egjipti, India, Franca, Greqia, Italia, Shqipëria, Serbia dhe shtete të tjera. Qepa është produkt themelor në kuzhinën e qytetarëve dhe një nga perimet më të kërkuara në treg.
Profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci, e konsideron të pajustifikueshëm çmimin e lartë, për faktin siç thotë, Kosova ka traditë shumëvjeçare në kultivimin e saj. Sipas tij, është një nga prodhimet më të lehta, më praktike që mund të bëhet në Kosovë. Për tregtarët ky çmim është i pazakontë. Ata thonë se ka pak prodhime vendore dhe janë të detyruar të importojnë nga shtetet tjera. Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram qepë sillej nga 1.20 euro deri në 1.50 euro. Por, në dyqane çmimi i këtij produkti arrin deri në 1.70 euro.Tregtarët pohojnë se nuk mbajnë mend që çmimi i qepëve të ketë qenë më i lartë se ai i domateve dhe trangujve.
“Viteve tjera nuk kanë qenë aq shtrenjtë, ka pasur më shumë prodhim vendor. Kur janë prodhim vendor, çmimi më i lartë shkon 50-60 centë”, thotë Shaban Bislimi, i cili në tezgën e tij shet perime dhe qepë të importuara nga Shqipëria.
Edhe blerësit që i hasëm në treg, u ankuan për çmimin. Magbulja, e cila në treg ishte duke e blerë këtë produkt, tha se ka një vit që përdor më pak qepë kur përgatit gjellë.
“Qepa çdo gjellë e ndreq, i jep shije, por unë po e kursej shumë”, tha ajo.
Absurd e quan çmimin e qepëve edhe Mustafë Hajdini, derisa blen perime në Tregun e Gjelbër të kryeqytetit.
“Për standardin tonë jo vetëm qepët, por edhe perimet janë të shtrenjta".
"Të punohet toka është mirë dhe ka leverdi, por nuk dëshirojnë të punojnë dhe normalisht duhet t’’i blejmë me këto çmime”, shprehet ai.
Pse nuk kultivohet qepa në Kosovë?
Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, vlerëson se shkak për mospërmbushjen e nevojave për konsum nga prodhimtaria vendore, paraqitet braktisja e zonave rurale dhe mosinteresimi i qytetarëve për ta punuar tokën.
“Të sillen qepë nga jashtë është joologjike, madje çmimi është i pajustifikueshëm. Nëse flitet për kultivim të orizit, limonit, portokajve dhe bananeve, në Kosovë nuk bëhen - por qepa, hudhra janë prodhime që tradicionalisht janë kultivuar në Kosovë. Dhe, kjo nuk na falet për faktin se mund të përkojë me kultivim intensiv me konditat tona agroekologjike dhe mund të rritet në të gjitha rajonet e Kosovës”, thotë Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.
Vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 9.325 tonë qepë me vlerë prej mbi tre milionë euro. Zeqir Berisha nga komuna e Podujevës e kultivon këtë produkt për nevojat familjare. Ai nuk blen qepë, por shprehet i habitur me çmimin e tyre.
“Është skandaloze të vijë qepa prej Egjiptit, India - kjo është skandaloze”, shprehet ai.
Fermerë që merren me kultivimin e kësaj kulture tregojnë se vitin e kaluar çmimi për një kilogram qepë në tregun e Kosovës ka arritur deri në 40 centë. Sivjet çmimi i tyre në tregun me shumicë mund të arrijë deri në 50 centë. Fermeri Brahim Kajtazaj nga Dubrava e Istogut ka të mbjellë mbi 1.5 hektarë me qepë. Ai beson se produktin final me shumicë sivjet do ta shesë nga 50 centë për kilogramë. Kajtazaj tregon se nuk është i vështirë kultivimi, por problem paraqitet mungesa e punëtorëve, sepse nuk janë të interesuar të punojnë në sektorin e bujqësisë.
“Si të vijnë nga jashtë çmimi është i lartë, si të jetë prodhimi jonë, çmimi bie për toke”, thotë ai.
Profesori Imer Rusinovci konsideron se në dy dekadat e fundit sektori i bujqësisë nuk është trajtuar në mënyrën e duhur. Qeveritë, thotë ai, nuk kanë ndjekur politika që ta zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshëm këtë sektor.
“Për pasojë shpërfaqen shumë probleme ekonomike, organizative, teknike, sociale dhe shkallë e lartë e papunësisë”, thekson ai për REL.
Por, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thanë për Radion Evropa e Lirë, se vitin e kaluar kanë subvencionuar 577 fermerë, me sipërfaqe të përgjithshme mbi 402 hektarë të mbjellë me qepë. E gjithë kjo me një vlerë financiare prej rreth 223 mijë eurosh.
Këtë vit, thuhet në përgjigje, sapo ka përfunduar faza e aplikimit për Programin e Pagesave Direkte dhe në bazë të raporteve fillestare, kanë aplikuar 635 fermerë për qepë me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 470 hektarësh.
Sipas Programit të Pagesave, fermerët do të marrin 500 euro për një hektar të kultivuar me këtë kulturë bujqësore.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në vitin 2022 në Greqi, ku 3 shtetas pakistanezë rrëmbyen dhe përdhunuan në grup nj&...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pas aksidentit me vdekje në punë në një pallat në Ujin e Ftohtë, ku nj&...
Nëna e shqiptares, Sibora Gagani, e cila u zhduk duke mos lënë asnjë gjurmë në qershor të 2014, ka kërkuar të rih...
Artan Muharremi, i njohur ndryshe “Luli”, është shpallur në kërkim nga policia spanjolle. 36 vjeçari me origjinë s...
Gramshi u trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërs...
I tronditur nga i biri 15 vjeçar që vrau bashkëmoshatarin për shkak të një konflikti në rrjete sociale, babai i autorit S...
Një 20-vjeçar shqiptar nga Korça është vrarë në mënyrë brutale në Suedi, ku është qëlluar...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzoh...
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në tentativë vrasje në Elbasan. Për pasojë u arrestua 34-vje&ccedi...
TIRANË- Një tjetër kategori në vend do të ngrihet në protestë. Bëhet fjalë për efektivët e RENEA-s. Ata...