AKTUALITET

'Armand Subashi e Sara Resuli më kanë vjedhur pronën në mes të Fierit!' Arben Myzeqari: Më kanë shqyer si çakenjtë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 11:05

'Armand Subashi e Sara Resuli më kanë vjedhur pronën në

Arben Myzeqari I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ denoncon kalvarin disa vjeçar për pronën që i takon por që thotë i është vjedhur. Myzeqari hedh akuza të rënda në emra konkretë të zyrtarëve shtetërorë, të cilët thotë se janë pjesë e skemës kriminale të grabitjes së pronës.

Myzeqari denoncon si janë mbyllur sytë dhe është lejuar marrja e kompensimeve marramendëse nga buxheti i shtetit dhe tjetërsimin e tokave përmes certifikatave të rreme të pronësisë, ndërkohë që qytetarëve u janë zhvatur shumat financiare të paguara për legalizime, duke i lënë pa pronë dhe pa para.

Nëse prona nuk vete tek I zoti atëherë Shqipëria ka marrë fund, thotë ai.

Pjesë nga intervista

Arben Myzeqari: Një kallëzim penal që kam bërë për kryetarin e bashkisë Armando Subashi. Më ka vjedhur pronën mua në mes të qytetit të Fierit dhe Altin Dumani urdhëroi prokurorin, e kemi me firmë, procedimin penal bashkë me Enkeleda Millonain, që është regjistruar me numër 107 në maj të vitit 2022, e ka dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Fierit.

Flavio Qarri: Ka shpallur moskompetencë.

Këtu ka shpërdoruar detyrën. Sepse kompetencat për veprat penale të kryetarit të bashkisë, të kryeministrit, të presidentit, të deputetit e të gjithë me radhë dhe të ish-funksionarëve që kanë qenë në këto detyra, është kompetencë e SPAK-ut. Përse SPAK-u e dërgon kryetarin e bashkisë Armando Subashi në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kur ai ka qenë dhe kryetar gjykate në atë? Ka qenë anëtar i KLD-së.
Ajo protestë nuk është protesta e flamingove. Sepse tërheqja zvarrë e atij qytetarit ishte vetëm shkaku, urrejtja që kishin mbledhur gjithë shqiptarët për 35 vjet për pronat pra. Pra, atë e morën zvarrë pse tha unë do vete te prona ime. Dhe kjo protestë në radhë të parë, në qoftë se prona nuk vete te i zoti, atëherë Shqipëria ka marrë fund.

Mua më ka shqetësuar shumë fakti që kryeministri thotë le t'i drejtoheni gjykatave, që janë një tmerr pafund.

Unë jam futur në proces gjyqësor padretësisht dhe që në fillim kam kërkuar pezullimin e gjykimit sepse dokumentet unë i pashë që ishin të falsifikuar.

 Ky dokument më ka marrë jetën dhe më ka futur në burg. Ky dokument që është përdorur për të vjedhur pronën e familjes Stambolliu në qytetin e Fierit, konkretisht parkun e Fierit, i tregoja Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Klodian Brahos, dhe të ma përkthejnë se sa sipërfaqe ka në këtë dokument.

Flavio Qarri: Çfarë dokumenti është ky?

Ky është një dokument që është përdorur si origjinë prone për të vjedhur në procesin gjyqësor, dhe unë kam një dokument, ja ku është, vendimi i gjykatës së apelit Vlorë, 11 i 7 i 2000. Gjinovefa Gaba, Rraman Çinami, Alauddin Malaj.

Flavio Qarri: Po, Alaudin Malaj.

Ky tani po bën profetin tani e kupton, të ndershmin. Ky, këto dokumente i ka quajtur të rregullt dhe i ka vjedhur tokën Pavli Stambolliut. Ky është dokument falco, jo vetëm sepse ka një akt ekspertimi sot që e kanë quajtur falco nga ana grafike. Por, në qoftë se neve lexojmë Ismet Elezin, profesorin e jurisprudencës, nuk është thjesht dokumenti i falsifikuar sepse është falsifikuar shkrimi, por përmbajtja në të. Po të lexosh këtë dokument, sepse këtu dalin shumë gjëra, prandaj i thashë metastazat, sot kemi në parlamentin shqiptar një të ashtuquajtur atdhetar dhe patriot të flaktë Ardit Bido. Që ky është një qenie hibride shumë e poshtër antishqiptare.

Ardit Bido. I kam bërë kallëzim penal dhe u katandis kaposhi një thellë, sepse krimet e rënda, pikërisht Klodian Braho mori vendim mosfillimi dhe e çuan për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës vetëm për falsifikim të dokumentave. Për Sara Resulin. Po e themi me emër, unë jam këtu ballë për ballë. Sara Resuli është personi që ka bërë kërdinë në qytetin e Fierit. Me marrëveshje të Baftjar Zeqaj, ish kryetari i bashkisë dhe ish-deputet i Fierit dhe sot me Armando Subashin. Dhe e dini që me vendim të Këshillit të Ministrave, urdhëro, Vendimi i Këshillit të Ministrave numër 298, 15.04.2020 firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Flavio Qarri: Çfarë thotë kjo VKM-ja?

Dhe kjo VKM-ja, mua më kanë shqyer si çakenjt. E shikoni këtë sipërfaqen e vogël, të pikën e vogël këtu? Ja kjo është pika e vogël këtu.

Agjencia Shtetërore të Kadastrës në 2020-ën, ka bërë tjetërsimin e pronës kur unë kam qenë në proces gjyqësor në gjykatën e lartë me Sara Resulin. Dhe ndërkohë që unë kam paguar 113 milionë lekë për një pronë shtetërore për këtë 460 metërshin që është këtu. ASHK-ja e ka tjetërsuar, që kur unë isha në proces gjyqësor në gjykatën e apelit Vlorë. Dhe paratë e mia sot që po flasim bashkë nuk dihet se ku janë. Nuk kam as biznes, jam në një gjendje shëndetësore shumë të rënduar dhe gjendje ekonomike të shkatërruar totalisht.

Flavio Qarri: Nga beteja juaj për pronën...

Unë do luftoj deri në fund sa të kem frymë, sepse padrejtësia është aq e madhe saqë po të fillojë sot një reformë ashtu siç duhet, duhen edhe 15 vjet të tjera që ta zgjidhësh këtë problem.

Për mua Rama është një mashtrues dhe më ka vjedhur pronën. Për mua është një mashtrues dhe kryehajduti i Shqipërisë.

Pse ta ka vjedhur Rama pronën?

Flavio Qarri:  Ma ka vjedhur sepse në 2017-ën i kam denoncuar përpara gjithë publikut fierak në fushatën që mori për 'Shqipëria që duam' dhe i kam thënë: Zoti Kryeministër, i kam dhënë shtetit 113 milionë lekë për të blerë një sipërfaqe me ligjin e legalizimit, dhe jo vetëm që unë nuk kam marrë çertifikatën e pronësisë, por me dosjen time të legalizimit janë vjedhur 2 miliard e gjysmë lekë pikërisht me vendim të Këshillit të Ministrave.

Familja Prodani ka një certifikatë pronësie dhe ajo ka marrë me këtë vendim të Komisionit të Pronave të atëhershëm, dhe thotë, janë pronarë në 6 hektarë pyll në lagjen 1 Maj të qytetit të Fierit, në 6 hektarë pyll në Roskovec, dhe si kompensim kjo ka marrë 2 miliard e 400 milionë lekë.

Folësi 2: Me këtë dokument. Dhe ai jo vetëm që nuk e mori përsipër që ta zgjidhë këtë problem, por në vitin 2020 ka marrë pikërisht këtë vendim të Këshillit të Ministrave... familja Resuli që ka marrë 240 milion lekë.

Pra ata kanë marrë edhe nga buxheti i shtetit 2 miliard e gjysmë lekë, dhe kanë bërë kërdinë me qindra hektarë në qytetin e Fierit. Për mua nuk është ky shkaku. Për mua është prokuroria dhe gjykata. Sepse që në fillim, kur i kam parë këto dokumente të falsifikuara, kam kërkuar pezullimin e gjykimit, duke i thënë gjykatës: në bazë të kodit të procedurës civile, ju keni të drejtë që këtë dokument, origjinë prone, duhet ta hetoni sepse është i falsifikuar. Dhe sot e kësaj dite që flasim ne bashkë, Ardit Bido e futi në arkiv të shtetit këtë, dhe në vitin 2022 megjëse unë kam fituar të gjitha proceset gjyqësore, ajo ka marrë çertifikatën e pronësisë.

Fabio Qarri: Tani zoti Myzeqari, në ç'pikë është në këto momente që po flasim çështja juaj në raport me sistemin e drejtësisë? Ju në cilën fazë të procesit jeni?

Është një tmerr pafund. Domethënë atë që thotë kryeministri që ikni në proces gjyqësor, unë i them qytetarëve shqiptarë, në qoftë se doni të vdisni nëpër sallat e gjyqeve, ikni në gjykatë. Çojeni në gjykata dhe në prokurori dhe aty ke vdekur. Unë konkretisht kam filluar nga 2011-ta, kam fituar të gjitha proceset gjyqësore, dhe për të gjitha këto probleme në 2018-ën bashkë me Pavli Stambolliun, unë kam bërë procedim penal kundër Ethem Resulit, Baftjar Zeqaj, ish kryetari i bashkisë, dhe prokuroria sot e kësaj dite nuk ka bërë asnjë veprim. Të dalim te SPAK-u, nuk kam asnjë lloj besimi sepse Klodian Brahua sot që drejton SPAK-un është anëtar i kësaj organizate kriminale që kur ka qenë nëndrejtues i Prokurorisë së Vlorës. Duke mbrojtur Sara Resulin pikërisht.

Armando Subashi edhe sot që po flasim bën krime në Fier. Belinda Balluku e gjeti sheshin e krimit në Fier. Fieri ka 20 vite që është kthyer në qytet shtet mafioz që vjedh pronat e qytetarëve, pronat e shtetit dhe nuk I thotë njeri asgjë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan