AKTUALITET

Arratisja e Altin Ndocit, flet babai: Nuk ka lidhje me masakrën e Bradasheshit

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 08:29

Arratisja e Altin Ndocit, flet babai: Nuk ka lidhje me masakrën e

Nikoll Doci, babai i Altin Docit, i arratisur pak ditë më parë nga burgu i Durrësit, ka thyer heshtjen përmes një ndërhyrjeje telefonike eksluzivisht për 'Kafe Shqeto', duke e cilësuar të gjithë çështjen ndaj djalit të tij si një "dështim të plotë të SPAK-ut". Sipas tij, djali është i pafajshëm dhe arrestimi i tij ka qenë i pabazuar. Duke folur për akuzat, Nikoll Doci deklaroi se i biri ishte akuzuar për katër vrasje, por kishte marrë pafajësi si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në Apel.

Ai hodhi një sfidë publike ndaj drejtësisë dhe medias, duke u shprehur se nëse dikush do të sillte qoftë edhe një provë të vetme, siç mund të ishte një analizë ADN-je, ai do të ishte i gatshëm ta dorëzonte vetë djalin e tij në prokurori.

Sipas babait të të arratisurit, i gjithë ndërtimi i dosjes bazohet ekskluzivisht në dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai pretendon se motivi i Dumanit për të akuzuar djalin e tij lidhet me një konflikt të hershëm për një rrahje mes Altin Docit dhe vëllait të Dumanit.

"Ai e ka deklaruar vetë. 'Dua ta vras, e dua të vdekur'", theksoi Nikoll Doci, duke cituar fjalët që sipas tij ka thënë Dumani për djalin e tij. Në një akuzë të rëndë dhe të drejtpërdrejtë, Doci pretendoi se Nuredin Dumani ka kërcënuar me jetë avokaten e familjes së tyre.

Sipas tij, kërcënimi ka ndodhur "ballë për ballë, mu në mes të SPAK-ut", gjatë një seance gjyqësore. Ai shtoi se posedon regjistrime audio si provë për këtë ngjarje, si dhe për biseda të tjera kompromentuese "në korridoret e drejtësisë", të cilat, sipas tij, tregojnë "turpin e SPAK-ut".

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse djali i tij ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, Nikoll Doci pohoi se ai ishte ndaluar vetëm një herë për posedim të një sasie hashashi. Ai mohoi kategorikisht çdo lidhje të djalit me masakrën e Bradasheshit. 

Deklarata ekskluzive për 'Kafe Shqeto':

Kjo është një histori, asgjë më shumë edhe asgjë më pak, veç një dështim i SPAK-ut. Dështim i i arrestimit. Po, morëm një pafajësi në shkallën e parë, e morëm edhe në apel të GJKO-së.

Dhe tani SPAK-u, e ke parasysh që pretendon mua të paktën një provë, një provë të sjellin të gjithë, kush është gazetar në Shqipëri, të më sjellin një provë të vetme dhe jam unë i gatshëm të shkoj të ta dorëzoj në prokurori, në SPAK.

Një gazetar të më gjejë një provë kundër atij, ADN-a, a çfarë të dojë, çfarë do të bëjë provat kriminalistika, çdo gjë që të ma sjellë mua si person, unë jam i gatshëm të shkoj ta dorëzoj në prokurori.

Po, ka pasur, ka qenë i marrë një radhë me hashash.

Ka pasur një arsye, një shpjegim, duke marrë të mirëqenë pretendimin tuaj që nuk ka lidhje me masakrën e Bradasheshit.

Po, po. I vetmi person që e akuzon për Bradasheshin, e akuzoi dhe për katër vrasjet në Durrës.

Një farë Nuredin Dumani, që e emëron, e emëron me forcë dhe me fanatizëm, e mbrojti SPAK-u.

I vetmi person. Ai e çoi tek qerri i vogël, që ishte i i pendum i drejtësisë apo çfarë mund të... se s'nuk e... nuk mund të flas diçka se jam shumë i lodhur.
Pretendohet gjoja një rrahje e të vëllait të tij. Pretendohet.

Nuk e di se s'kam idenë fare, por pretendohet. Dhe ai e ka deklaruar vetë. Dua ta, dua ta vras, du... e dua të vdekur.

Tani nuk mundet një, një person që ka bërë, i ka pranuar vetë ai, 12 vrasje a 13 a sa ka bërë, një, një ordiner, dhe të vijë të më akuzojë mua dhe të më shkatërrojë familjen, në asnjë mënyrë, Flavio!

Këto këtu nuk e di se ku po jetojmë, ku po shkojmë.

Unë kam shumë e shumë gjëra të tjera. Shumë e shumë gjëra të tjera.

Edhe kundrejt SPAK-ut, edhe kundrejt ca individëve që flasin nëpër korridore, i kam me audio. Që flasin nëpër korridore.

Që është turpi, turpi i drejtësisë, turpi i, i SPAK-ut.

Mund të flas edhe mbas nja dy-tre ditësh, ai diçka të tillë. Edhe kam shumë dëshirë, kam shumë dëshirë. Unë i përballoj vetë.

Unë bëra 68 sot. Jam 70. Nuk kam qenë kurrë kriminel, as bëhem kriminel, as fisi im s'është kriminel.

Unë vij nga një familje fshatarësh që jetojmë, mundohemi të jetojmë me djersën e ballit.

Djalin tim atëherë e rujtë Zoti. Disa gazetarë në studio. Në të gjitha studiot dalin dhe e quajnë kriminel. Ore zotëri, ka një provë? Drejtësia punon me drejtësi.

Unë do të më gjejë një provë, mor shoku im, një provë mor ta marrsha.

S'ka mundësi, mor, një ADN. Si nuk doli një ADN kundër tij? Provat kriminalistike hidhen poshtë dhe pretendohet për një Nuredin Duman.
Kush e mbron atë njeri, o vëlla? Po bëjmë të kundërtën.

Aty unë kam një avokate, e ke parasysh.

Pas ca ditësh, mbas vazhdim e mrapa mund të ketë edhe probleme të tjera.

Kam një avokate unë që... Inshallah, ma ruajtë Zoti se është, është edhe atë e kanë kërcënuar me vdekje. Në sallë gjyqi, në sallë, mu në mes të SPAK-ut.

E kanë kërcënuar me jetë. Avokaten.
 Zoti i rujtë, Zoti i rujtë ca gazetarë që po pastrohen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?