AKTUALITET

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prençi: Ministri Manja ka mbushur burgjet me patronazhistë!

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 14:56

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prençi: Ministri

Burgjet janë mbushur me patronazhistë dhe nuk zbatohet asnjë standard institucional apo sigurie, që nga emërimet dhe deri tek sistemi i burgjeve dhe trajtimi i të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Kështu u shpreh sot ish-kryepolici Shemsi Prençi, ku komentoi dhe analizoi ngjarjen e ndodhur dje në spitalin e Durrësit, ku u arratis i paraburgosuri i rrezikshëm Altin Ndoci, i akuzuar për disa vrasje nga SPAK.

Prençi tha gjithashtu se ai i kishte denoncuar në mënyrë të vazhdueshme shkatërrimin e sistemit të burgjeve ndër vite dhe aktualisht.

“Në mënyrë permanente kam denoncuar shkatërrimin e sistemit të burgjeve, trajtimit të të burgosurve aty, drejtimin e institucionit. Kam denoncuar se në Burgun e Lezhës futen për takime speciale masazhatore për të burgosur VIP dhe për të dënuar vrasës. Në burgje ka trajtime speciale për të burgosurit VIP. Shmangia e procedurave krijon lehtësi për arratisjet. Kontrollin dhe recetën e bën doktori dhe as infermieri apo mjeku”, tha ai mes të tjerash.

Ish-kandidati për deputet, njëkohësisht edhe ish-kreu i Emergjencave Civile, shpjegoi dhe atë që ka ndodhur me sistemin e burgjeve, duke bërë përgjegjës edhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që e ka politizuar institucionin, duke ulur profesionalizmin. Madje ai bëri edhe metaforë duke krahasuar “gomerët me kuajt”.

“Institucionet shtetërore janë mbushura me patronazhistë. Duhet thënë se sistemi i drejtim-komandimit është me patronazhistë dhe kështu ndodh kur vendos që të drejtojë punën gomari në vend të kalit. Ka patronazhistë pa eksperiencë në drejtimin e burgjeve, nuk respektohen procedurat standarde me të burgosurit, sigurimi për shoqërimin me trupa sigurie, niveli i sigurimit, siç ishte niveli i sigurisë dje në Spitalin e Burgut. Ministri i drejtësisë në veçanti, Ulsi Manja, ka shërbyer si katalizator për të mbushur sistemin e burgjeve me patronazhistë. Nuk përmbushen as kushtet e sigurisë për të paraburgosurit”, komentoi Prençi.

Ai ngriti edhe shqetësimin për protokollin e kontrolleve mjekësore të të burgosurve, raportet që lëshohen dhe masat e sigurisë.

Ish-kryepolici kërkoi verifikimin e të gjithë dokumentacionit dhe dinamikës institucionale të ndjekur, sepse raportet i lëshon vetëm doktori dhe jo infermieri.

“Unë e kam denoncuar disa herë edhe mënyrën se si veprohet me rastet e trajtimit, në çështjen aktuale duhet parë a e ka dhënë rekomandimin doktori për trajtim, Pra a janë zbatuar procedurat standarde, sepse vetëm doktori e bën dhe shmangia e tyre sjell arratisjet si ajo në spitalin e Durrësit. Por edhe masat e sigurisë lënë për të dëshiruar. Sepse nëse do ishte i sëmurë, nuk mund të vraponte me vrap në atë mënyrë. Nuk mund të çohet me pranga të shkurtra në spital, por me zinxhir të gjatë, që rrit standardin e sigurisë dhe pengon arratisjen. Duhet të ketë pasur edhe plan arratisje, por kjo duhet parë. Ajo që duhet theksuar është se ka shkelje të procedurës standarde si për dërgim në spital, ashtu edhe në sallën e gjyqit. Këtu nuk është zbatuar asnjë procedurë”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?