AKTUALITET

Arrestohet në Spanjë shqiptari i shumëkërkuar, fshihej me dokumente të falsifikuara

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 19:54
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shumëkërkuar, fshihej me

Një qytetar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në qytetin Vigo të Spanjës, ku fshihej prej muajsh duke përdorur identitet të rremë kroat.

Policia Kombëtare spanjolle konfirmoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, në kuadër të hetimeve për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. I dyshuari përballet me një dënim maksimal deri në 30 vite burg.

Arrestimi u krye nga agjentët e GOPD (Grupi Operativ i Parandalimit të Delikuencës) të Komisariatit Vigo-Redondela, pasi gjatë një kontrolli rutinë ai u identifikua me dokumente të falsifikuara si shtetas kroat. Pas verifikimeve të mëtejshme, policia konstatoi se personi rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpoli që prej majit të këtij viti.

Sipas autoriteteve, çështja që e rëndon i rikthehet ngjarjeve të shtatorit 2020, kur i arrestuari kishte zhvilluar komunikime të koduara me dy trafikantë të tjerë lidhur me një sasi droge të destinuar për tregun italian. Detyra e tij ishte të analizonte një mostër të lëndës narkotike përpara se dërgesa të nisej drejt Italisë.

Hetimet e SPAK në atë periudhë zbuluan gjithashtu se, gjatë një kontrolli në banesën e tij në Shqipëri, autoritetet kishin sekuestruar 100 gramë heroinë dhe pajisje elektronike për bllokim sinjali, çka çoi në vendosjen e tij në arrest shtëpie.

Megjithatë, ai kishte ndërmarrë masa për të fshehur drogën dhe për të vazhduar aktivitetin kriminal, para se të arratisej jashtë vendit për t’iu shmangur gjykimit.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se i arrestuari fshihej në zonën e Rías Baixas duke shfrytëzuar praninë e konsiderueshme të elementëve kriminalë nga Ballkani që operojnë në Galici dhe në Spanjë, fenomen që është evidentuar edhe në operacione të fundit antidrogë të kryera në Pontevedra.

I dyshuari pritet të dalë para drejtësisë spanjolle, nga ku më pas do të nisë procedura e ekstradimit drejt Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?