AKTUALITET

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 18:10
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për

Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) Ami Kozeli, njoftoi se të hënën do të nisë përcaktimi i afateve për ndërtimin e rrugës alternative në trupin lumor, pranë hekurudhës, duke u bazuar në rezultatet e sondazheve gjeologjike dhe mobilizimin e plotë të kontraktorëve dhe institucioneve përgjegjëse për realizimin e këtij segmenti që është pjesë e Korridorit VIII.

Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudha Shqiptare, Ergys Verdho inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit, ku vijon ndërhyrja pas rrëshqitjes së masive të dherave, që prej javës së kaluar.

Gjatë deklaratës për mediat, Kozeli bëri të ditur se punimet po vijojnë me ritme të përshpejtuara dhe se në terren po punohet 24 orë në 24, me mjete të rënda dhe punëtorë të shtuar, të organizuar në dy turne nga 12 orë secili. Sipas tij, çdo ditë po largohet një sasi e konsiderueshme dheu nga trupi i rrugës së rrëshqitur, me qëllim stabilizimin e skarpatës dhe krijimin e kushteve për kryerjen e shpimeve gjeologjike.

Kozeli theksoi se Shërbimi Gjeologjik ka përcaktuar katër pika për kryerjen e sondazheve. Një prej tyre ka përfunduar, ndërsa e dyta pritet të realizohet gjatë ditës së sotme, teksa po përgatitet terreni për vendosjen e sondës. Dy pikat e tjera do të realizohen gjatë ditës së nesërme.

Ai nënvizoi se ekziston një mobilizim i plotë nga kontraktorët e ARRSH-së, Shërbimi Gjeologjik dhe të gjitha institucionet e linjës. “Sot në mëngjes diskutuam planin e punës dhe jemi drejt përcaktimit të afateve për realizimin e rrugës alternative në trupin lumor, në krah të hekurudhës”, u shpreh Kozeli.

Sipas tij, rezultatet gjeologjike mund të hapin mundësinë edhe për një alternativë tjetër zgjidhjeje në vijim, në varësi të kushteve të terrenit. Ai sqaroi gjithashtu se punimet në këtë segment nuk ndikojnë në ndryshimin e projektit të Korridorit VIII, por pas përfundimit të analizave dhe ndërhyrjeve do të zhvillohet një takim me të gjithë aktorët për të mbajtur një qëndrim përfundimtar mbi këtë pikë.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?