AKTUALITET

Artan Hoxha zbardh paktin e fshehtë mes shtetit dhe krimit: Bashkohen kur vjen fushata zgjedhore

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 11:23

Artan Hoxha zbardh paktin e fshehtë mes shtetit dhe krimit: Bashkohen kur

“Mos e quani më kronikë e zezë. Kronika nera e kanë pasur italianët dhe e kishin të vendosur një kolonë atje, në atë gazetën e madhe me shumë faqe, ishte një kolonë që quhej kronikë e zezë. Në Shqipëri është aktualitet e ka përfshirë të gjithë skenën edhe tashmë është kthyer, është koha që jetojmë.

‘Çunat’, bota e nëndheshme dhe bota e mbidheshme nuk e kanë humbur kontrollin. Vazhdojnë të jenë në një bashkëpunim i cili çuditërisht po zgjat shumë dhe mua po më çudit po zgjat kaq shumë. Sa kohë po zgjat?

Sa vite ka porti i Durrësit që nuk kapet kokainë, kaq vite zgjat edhe kjo aleancë e re, domethënë midis botës sipër dhe botës poshtë, të cilat bashkohen dhe bëhen të njëtrajtshme vetëm kur vjen fushata zgjedhore. Aty i sheh në një nivel.

Pastaj gjatë mandatit mbajnë pozicionin e vet. Njëri rri sipër, tjetri rri poshtë dhe aty në sipërfaqe dalin këto ngjarje.

Ngjarjet e fundit, ngjarja e Rinasit ishte një situatë që në fakt, po të mos ndodhte në atë kohë, mund të çonte në një ndryshim klime. Ngjarja e Elbasanit, edhe nga vetë mënyra se si është zhvilluar ngjarja, ata janë përpjekur të imitojnë krimin e organizuar, por nuk janë të mirëfillta si krimi i organizuar.

 Sepse shiko sa shpejt u zbulua, atje kamera këtu, kamera atje, saqë më duket ai projekti i Smart City që është 140 milionë euro i kryeministrit, ai, se ja ku janë kamerat i thonë, ata filmojnë. Vetëm thjesht t'i kapim dhe me zë. Ka ngelur. Kur, pse s'ka ngelur gjë. Unë s'e di për çfarë e do ti atë. Ja kamera ke dhe aty. Më thuaj një ngjarje sot ti që nuk është e filmuar. Pra, ne thjesht nuk i kemi me zë kur ata bisedojnë me njëri-tjetrin, kaq na mungon. Po kapëm dhe këtë pastaj jemi, jemi blind. Por shiko ku bëhet dallimi.

 Ngjarja e Rinasit që ishte vërtet ngjarje shumë e rëndë, u harrua. Shumë shpejt u harrua. I futën një krehje të shpejtë andej nga Larushku se i gjetën njërit atje kishte ca fitila, ca granata që kishin ngelur në shtëpi atje. Dhe thanë, ky duhet të ketë lidhje me këta, u mbyll historia, mbaroi. Aty është i mirëfilltazi krimi i organizuar dhe ai...

Aty është i mirëfilltazi krimi i organizuar që ka mbështetje dhe ka lidhje dhe ka njohje me botën sipër. Kjo ngjarja e Elbasanit nuk është e këtij niveli. Ndërkohë Elbasani në vetvete ka një tjetër situatë. Lufta e madhe që karakterizoi Elbasanin, mbas një një periudhe gati dy dekada, papritmas ne patëm, jo nuk ishte e papritmas sepse ishte situata politike që avantazhoi krahun tjetër.

Elbasani është ai që ju shikoni në zgjedhje. Nëse në Elbasan vazhdojnë të thyhen rekorde në vota që marrin më shumë vota kandidatë të panjohur që marrin më shumë vota sesa kryeministri, e kuptoni shumë qartë se kush është dhe kush e kontrollon situatën.

Pra ngjarja e fundit është thjesht një remineshencë e një situate të kaluar.

Por në vetvete Elbasani vazhdon të jetë nën kontroll. Është nën kontroll.

Flavio Qarri: E ky lajmi i mirë apo lajmi i keq?

Artan Hoxha: Është lajmi i keq. Është lajmi i keq sepse kjo do të thotë, kur situata është e qetë ka një marrëveshje mes dy kafshëve të territorit. Kafshët e territorit, shteti dhe krimi.

Pra kur situata është e qetë, kafshët kanë rënë dakord, ti do hash andej nga krahu i kaprrollët, këtej nga krahu tjetër... Do i lësh çfarë ka ngelë... derrat e egër, lepujt e këto do t'i hash në krahun tjetër.

Në moment që ata fillojnë dhe përplasen me njëri-tjetrin, aty është në të mirë të publikut. Por kjo gjë nuk po ndodh.

Situata do të jetë vërtetë reale dhe në përballje midis shtetit, ligjit dhe botës së krimit, kur të fillojë përplasja në Tiranë. Nëse Tirana është e qetë kështu siç është...

Flavio Qarri: Me gjithë dosjet që po vijnë dhe nga Italia?

Po harroje. Dosjet thjesht po vijnë dhe futen nëpër sirtarë. Këtë gjë nuk na e bëjnë dot të tjerët, duhet ta bëjmë vetë. Dhe për sa kohë ne nuk e bëjmë vetë, do të thotë ne nuk e bëjmë se s'duam ta bëjmë dhe se jemi në këtë marrëveshjen që unë sapo thashë.

Ngjarja e fundit në Elbasan ishte më shumë një “imitim” i krimit të organizuar, i zbuluar shpejt falë teknologjisë, por që ndodh në një qytet ku pas një lufte të përgjakshme mes bandave, tashmë është vendosur një paqe e kontrolluar.”

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 3 Dhjetor10:42

Aksident i 3-fishtë në Lungomare

Një aksident i trefishë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare. Tre automjete, respektivisht një Opel, M...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit