Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Avokati Ledio Braho ka reaguar lidhur me përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve, duke iu referuar vendimit të Dhomës së Madhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Tsaava dhe të tjerë kundër Gjeorgjisë, në fund të vitit 2025.
Sipas standardeve të përcaktuara nga GjEDNj-ja, përdorimi i predhave me ndikim kinetik gjatë demonstratave duhet të jetë rreptësisht i kufizuar, për të garantuar mbrojtjen e jetës dhe integritetit fizik të personave.
Në vendimin e saj, Gjykata thekson se këto mjete duhet të përdoren vetëm si masë e fundit, në përgjigje të kërcënimeve reale dhe të menjëhershme ndaj jetës ose integritetit fizik.
Ato duhet të drejtohen në mënyrë të shënjestruar, jo të përdoren për kontrollin e përgjithshëm të turmës, ndërsa kërkohen gjithashtu ndalimi i predhave të shumta dhe atyre që përmbajnë metal, paralajmërimi paraprak kur është i mundur, trajnimi i posaçëm i punonjësve të policisë dhe një zinxhir i rreptë komandimi e kontrolli.
Duke iu referuar këtyre standardeve, avokati Ledio Braho thotë se nga mënyra se si janë përdorur plumbat e gomës ndaj protestuesve gjatë ditës së sotme, rezulton se asnjë nga kërkesat e përcaktuara nga GjEDNj-ja nuk është përmbushur.
Postimi:
Dhoma e Madhe e GjEDNj, ne ceshtjen TSAAVA AND OTHERS v. GEORGIA, ne fund te vitit 2025, ne lidhje me perdorimin e plumbave te gomes (predha me ndikim kinetik), eshte shprehur se:
“342. Në dritën e gjithë sa më sipër, si dhe të parimeve që kanë dalë nga jurisprudenca e Gjykatës në këtë fushë (shih paragrafët 338-340 më lart), Dhoma e Madhe përsërit se Shtetet duhet të kenë të vendosura rregulla dhe masa paraprake që sigurojnë se, nëse policia përdor predha me ndikim kinetik gjatë një demonstrate, përdorimi i tyre të jetë i kufizuar në mënyrën e duhur. … Duke u mbështetur në këto standarde, të cilat përputhen në masë të madhe me jurisprudencën e Gjykatës, sipas Dhomës së Madhe, legjislacioni vendas duhet, të paktën, të përcaktojë kërkesat e mëposhtme:
(a) që predhat me ndikim kinetik të përdoren vetëm si mjet i fundit, në përgjigje të kërcënimeve reale dhe të menjëhershme ndaj jetës ose integritetit fizik …;
(b) që ato të përdoren vetëm në mënyrë të shënjestruar, e jo si mjet për kontrollin e përgjithshëm të turmës, dhe në atë mënyrë (duke marrë parasysh karakteristikat teknike të modelit të përdorur) që të minimizohet rreziku për jetën dhe shëndetin e personit ndaj të cilit drejtohen …;
(c) që të mos përdoren predha të shumta (për shkak të pasaktësisë së tyre të natyrshme) dhe as predha që përmbajnë metal (për shkak të aftësisë së tyre më të madhe për të shkaktuar lëndime të rënda) …;
(d) që përdorimi i tyre të paraprihet nga një paralajmërim i përshtatshëm, përveç rasteve kur një paralajmërim i tillë është qartazi i pamundur …;
(e) që predhat me ndikim kinetik të përdoren vetëm nga punonjës të zbatimit të ligjit, të cilët janë udhëzuar dhe trajnuar siç duhet, jo vetëm lidhur me karakteristikat teknike të predhave, por edhe lidhur me rreziqet që ato mund të paraqesin për jetën dhe shëndetin …;
(f) që përdorimi i predhave me ndikim kinetik t’i nënshtrohet, për aq sa është e mundur, një zinxhiri të rreptë komandimi dhe kontrolli ….”
Nga menyra se si keto plumba gome u perdoren diten e sotme, eshte e qarte qe asnje nga keto pika nuk eshte permbushur, e per rrjedhoje serish jemi ne kushtet e cenimit te nenit 3 te KEDNj.
Një lajm i mirë vjen nga spitali, ku protestuesi që ra pa ndjenja në bulevard ka arritur të përmendet. Ai shihet nën trajtim...
Kati i parë i ish-hotel “Dajtit” është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë drejt go...
Përplasjet e dhunshme dhe skenat e paprecedenta të regjistruara gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit&rdquo...
Një tjetër incident serioz është shënuar gjatë protestës, ku rrobat e një efektivi policie kanë marrë flak&eum...
Tensionet gjatë protestës përpara Kryeministrisë vijojnë të jenë të larta. Protestuesit kanë hedhur gurë n&eum...
Një tjetër person raportohet se është lënduar gjatë protestës që vijon ende në Tiranë, ku grumbullimi më ...
Një tjetër incident kritik është regjistruar gjatë tensioneve masive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ...
Situata në protestë ka kaluar në një fazë më të ashpër nga forcat e rendit. Dhjetëra forca policie dhe një aut...
Një situatë e tensionuar në protestën para Kryeministrisë. Një person shihet pa ndjenja në tokë. Bulevardi dëshmor...
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë përshkallëzuar këtë të shtunë, duke u shoqëruar me përplasj...