Në disa zona sot priten reshje shiu, ja parashikimi i motit dhe sa do të jenë temperaturat
Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të...
Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të...
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vit...
DashiDite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. ritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndër...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar gjetjet nga monitorimi i shoqërimeve në komisariatet e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit të protestës.
Ahmet Prençi, drejtues i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë këtij institucioni, deklaroi gjatë një konference për mediat se shqetësuese janë pretendimet e të miturve për dhunë fizike dhe verbale në Komisariate, kontrolle të telefonave celularë pa vendim gjykate, shoqërimet pa shkak individual, si dhe identifikimi i punonjësve të policisë.
Megjithatë, përtej këtyre konstatimeve, raporti nuk pasqyron plotësisht përmasat e dhunës vandale të shfaqur gjatë protestës, nga ana e policisë, ku u evidentuan episode të rënda, me thyerje të gjymtyrëve, dëmtime në zonën e kafkës, përdorim levash hekuri si dhe plumbash gome drejt të miturve.
Garancitë procedurale për të miturit
Në Komisariatin nr. 1, të miturve nuk u ishte dhënë formulari i të drejtave. Pas ndërhyrjes sonë, u dha formulari për të rriturit, por edhe ai ishte i papërditësuar. Gjashtë të mitur u regjistruan në regjistrin e të rriturve. Në Komisariatin nr. 4, regjistri i të miturve ishte plotësuar pjesërisht.
Të shoqëruarit pretenduan për dhunë gjatë momentit të ndalimit, duke përfshirë përdorimin e sprejit me piper dhe të gazit lotsjellës, goditje me bombola gazi lotsjellës, tërheqje zvarrë, si dhe dhunë fizike dhe psikologjike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Një ankues pretendoi se u godit në një zyrë të Komisariatit nr. 4, ku nuk ka kamera sigurie.
Disa të mitur dhe të rritur raportuan se u është kërkuar të zhbllokojnë telefonat celularë dhe të lejojnë kontrollin e të dhënave personale, pa vendim gjykate, madje edhe kur nuk kishte akuzë të ngritur nga prokuroria.
Shoqërimet pa shkak individual
Disa ankues deklarojnë se u shoqëruan në komisariat pa pasur një shkak të ligjshëm, pasi ata ishin kalimtarë të rastit, pa lidhje me protestën.
Në Bllokun e Sigurisë ndodhen rreth 109 persona të arrestuar. Mbingarkesa e ambienteve lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shtretërve, ujit, ngrohjes dhe kujdesit mjekësor.
Identifikimi i punonjësve të policisë
Në komisariatet nr. 2 dhe 4 u evidentuan punonjës policie pa numra identifikues, si dhe mangësi të dhënash në regjistrat e shoqërimit.
Theksojmë se e drejta për tubim paqësor është e garantuar nga Kushtetuta dhe protestuesit duhet ta ushtrojnë atë paqësisht. Ne dënojmë çdo akt dhune, nga kushdo që vjen.
Policia e Shtetit ka detyrimin të garantojë sigurinë publike, por forca duhet të përdoret vetëm kur është e domosdoshme dhe në masë proporcionale.
Gjithashtu, çdo punonjës i policisë duhet të jetë i identifikueshëm dhe të mbajë përgjegjësi individuale për veprimet që kryen.
Të miturit kanë garanci të veçanta, që nuk mund të anashkalohen në asnjë rrethanë.
Nisur nga ato që kemi konstatuar deri në këtë fazë, kërkojmë:
Policia e Shtetit: Identifikimi i çdo punonjësi në detyrë është i detyrueshëm, me numër identifikues të dukshëm, si dhe identifikimi i automjeteve në çdo operacion.
Ministria e Brendshme: Të ndërhyjë urgjentisht për mbingarkesën në Bllokun e Sigurisë, me zvogëlimin e menjëhershëm të numrit të personave dhe transferimin e tyre në ambiente të tjera brenda kapacitetit ligjor.
Policia e Shtetit: Të sigurojë kamera në çdo ambient shoqërimi dhe intervistimi, në çdo zyrë, me ruajtjen e pamjeve, si dhe ruajtjen e menjëhershme të pamjeve të datës 19 tetor.
Policia e Shtetit: Nuk lejohet asnjë kontroll i telefonave pa urdhër gjyqësor dhe asnjë kërkesë për fjalëkalime pa bazë ligjore.
Policia e Shtetit: Të sigurohet në çdo rast prania e prindit ose kujdestarit dhe e psikologut për çdo intervistë me të mitur; formulari i të drejtave në versionin për fëmijë të jepet para çdo pyetjeje; të mbahet regjistër i veçantë për të miturit.
Policia e Shtetit: Të realizojë trajnime të vazhdueshme mbi përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës.
Policia e Shtetit: Të plotësojë regjistrat e shoqërimit me të gjitha të dhënat e kërkuara.
Ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit: Të sigurojnë mjek të disponueshëm në çdo kohë në ambientet e shoqërimit dhe dokumentim mjekësor të çdo dëmtimi, sipas Protokollit të Stambollit.
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një 36-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar në Durrë...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
“Poshtë diktatura”! Me këto thirrje vijon protesta para Kryeministrisë, ku studentët dhe pedagogët kanë përcjel...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, deklaroi se protestat do të vijojnë deri në largimin e kryeministr...