Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Jetona Koçibelli, gazetare e njohur e kulturës, ka organizuar hapjen e një ekspozite me emrin ““BACKSTAGE SHOW”. Ekspozita është çelur në COD në kryeministri ku në qendër tw saj wshtw liria e medias.
Ekspozita, përmes artit do të trajtojë konceptin e lirisë në media në një shoqëri demokratike, ndikimi i epokës digjitale apo se si funksionon sistemi ynë, të gjitha këto duke i krahasuar me periudhën komuniste dhe ndryshimin që gazetaria ka pësuar. “BACKSTAGESHOW”, e kuruar në Qendrën për Hapje dhe Dialog, do të jetë i hapur për publikun nga data 4 deri në 9 maj, në oraret 9:30-14:00 edhe 17:30-20:30, tek Biblioteka e Kryeministrisë.
Në përshkrimin e saj në një postim në Instagram, Koçibelli e quan lirinë e medias një postulat universal, që ka vlerë në botën demokratike, sepse sipas saj, sa më shumë demokraci të ketë një shoqëri, aq më shumë liri do ketë dhe media.
14 Shtator 1998. Trazirat u afruan afer RTSH. Te gjithe punonjesit, ne pak perjashtime, kishin ikur! Duke ndjere rrezikun, largova edhe ata pak qe kishin mbetur, pervec atyre te domosdoshem, qe kishin lidhje me transmetimin. Mbeta vetem me Agron Cobanin. Pame policin e sherbimit qe iku te fshihte armën dhe i treguam nje kthine ne katin e fundit. U pame sy me sy me Agronin! Dhe qeshem aq sa mund te perkthehej zemerimi yne i brendshem. Turma pushtoi koridoret e zyrat!
Mua me derguan ne nje zyre ne ndertesen e TV ku ishte redaksia e Kosoves. Ne dere me automatik qendronte dikush nga turma. Plumbin e kishin lene ne zyre! E gjeti pastruesja te nesermen”, shkruhet në një prej objekteve të ekspozitës. Liria e medias eshte nje postulat universal, por vetem ne boten demokratike ka vlere! Sa me shume demokraci te kete nje shoqeri, aq me shume liri do kete dhe media!
Pra, edhe media, eshte produkt i shoqerise! Si te jete shoqeria, ate fytyre ka dhe media!
Nisur nga episodet e shumta dhe jo vetem, dilema eshte kjo: a eshte ne te vertete demokratike shoqeria jone, sistemi yne? A ishte demokratik apo cfare sistemi kishte Shqiperia pas shembjes se regjimit komunist, kur filloi persekutimi e lincimi i gazetareve te opozites? Per me keq, cfare regjimi ishte ne fillim te ‘94, kur dy drejtuesit e gazetes se pare te pavarur ne vend, “Koha Jone” Frangaj e Leka u burgosen per nje shkrim dhe ky ishte preludi i nje persekutimi konstant ndaj botuesit Lesi?
3 vite me vone u dogj ne menyre kriminale gjithe redaksia e “Koha Jone” dhe u masakrua gazetari Zamir Dule? Kuratorja vëren se liria eshte nje nocion gjeneralist! Sot kemi liri te shfrenuar fale epokes dixhitale, ku kemi zevendesuar paradoksalisht parrullen komuniste “Gjithe populli ushtar” me parrullen demokratike “Gjithe populli gazetar”. Kjo ekspozitë do t’ju njohë që nga letrat e burgut të Martin Lekës me Fatos Nanon, që shkembeheshin natën përmes rojeve te besuar dhe te nesermen u jepeshin avokateve!
Pyetja që bëhet është ç’mund të behet per te permiresuar lirine e medias sot? Ne nuk jemi ende shoqëri demokratike e konsoliduar, ndaj besoj me shume ne rregullim me ligj se sa ne vetërregullim.
dan hutra TIRANË- Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjera në mars të vitit 2023, Dan Huta ka dë...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme do të publikohet lista e fituesve të Lotarisë Amerikane. Përgjigjet e Lotaris...
pamje nga aksidenti DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku një 17-vjeça...
Armando Ndreca LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard N...
foto ilustruese ELBASAN- Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. ...
Foto ilustruese ELBASAN-Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arresti...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar ditën e sotme se mbyllur hetimet për dosjen në ngarkim të biz...
Foto ilustruese TIRANË-Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ...
Policia TIRANË-Një aksident është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm në Tiranë. Më...
Pamje nga vendi i ngjarjes QAFË MURRIZ- Një aksident raportohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional...