I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVË- Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.8 për qind, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë edhe më 2025 në 3.9 dhe një vit më vonë në 4 për qind. Paraprakisht, rritje prej rreth 4 për qind për këtë vit kanë parashikuar edhe autoritetet e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë kanë thënë se që rritja ekonomike të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, duhet të jetë në shifra dyshifrore. Në raportin e Bankës Botërore u tha se parashihet rritje ekonomike për gjashtë ekonomë e Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që vitin 2025 do të arrijë në 3.7 për qind apo 0.2 pikë të përqindjes më e lartë sesa paraprakisht ishte parashikuar.
“Faktorët e brendshëm vijojnë të mbështesin një përshpejtim më ritëm të moderuar të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, në periudhë afatmesme, rimëkëmbja graduale e aktivitetit ekonomik në Bashkimin Evropian pritet të luajë rol vendimtar në forcimin e eksporteve të rajonit”, tha Isolina Rossi, ekonomiste në Bankën Botërore dhe autore kryesore e raportit.
“Pavarësisht perspektivës pozitive, rajoni vijon të mbetet i ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh, si rritja e ngadaltë ekonomike në nivel global, kthimi i inflacionit sërish në nivele të larta, pasiguritë politike dhe ngjarjet ekstreme të motit”, shtoi ajo.
Banka Botërore tha se me rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, standardet e jetesës në rajon “po vijojnë të konvergojnë gradualisht me ato të ekonomive më të përparuara të Bashkimit Evropian”. Megjithatë, kjo organizatë tha se që të ruhet vrulli i rritjes ekonomike kërkohet përshpejtimi i reformave strukturore, përfshirë ato që parashihen në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së.
“Për të mbështetur këtë rritje ekonomike, vendet e rajonit duhet të forcojnë tregtinë rajonale dhe me Bashkimin Evropian, të reduktojnë kohën e pritjes në kufi dhe të integrojnë sistemet e pagesave”, tha Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është miratuar nga BE-ja në maj dhe kap vlerën e 6 miliardë eurove. Ky plan synon t'i mbështesë reformat e rajonit, që lidhen me BE-në, si dhe rritjen e tij ekonomike.
Vendet anëtare të BE-së i miratuan më 11 tetor agjendat e reformave të pesë vendeve të rajonit - përveç Bosnje e Hercegovinës - duke i hapur kështu rrugë Komisionit Evropian që t'i bëjë pagesat e para nga paketa në fjalë. Bosnja duhet të presë ende për miratimin e agjendës së saj, pasi dokumenti që ky vend dërgoi në BE, nuk ishte komplet dhe nuk i adresonte të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.
Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes. Mbi 250 milionë euro, asaj do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme./ REL
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për pezullimin e VKM-s&eum...
kampet SHËNGJIN- Pa i kaluar 24 orë në Shqipëri, katër nga 16 migrantët që u dërguan në qendrat e migrimit atj...
fatos lulo TIRANË- Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është dënuar nga GJKKO me 9 muaj burg, pasi nuk deklaroi pasur...
TIRANË- Ditën e sotme mbahet seanca ndaj motrave Antonela dhe Marinela Berisha. Gjithashtu seanca ndaj dy motrave mbahet për rivler&e...
TIRANË- KAYO, kompania që do të merret me prodhimin e armëve është regjistruar në shtet. Mësohet se kompanisë i &...
MALIQ- Nëna e 11-vjeçares e cila denoncoi për vajzën se ishte ngacmuar seksualisht nga një 70-vjeçar ka reaguar në lidh...
MALIQ- Të afërmit e 70-vjeçarit i cili ngacmoi seksualisht të miturën kanë reaguar në lidhje me ngjarjen. Si&cc...
TIRANA- Klea Prega ka reaguar pas vetëdorëzimit në polici të dy motrave Berisha që dyshohet se se e sulmuan në një res...
TIRANA- Polica e Shtetit ka reaguar sërish me anë të një videoje ku demonstron se çfarë kanë mbajtur me vete efektiv...
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar arrest me burg për 15-vjeçarin Klodian Kolbuçi i cili vrau me thikë bashk&e...