
Banorët e gjashtë fshatrave në Njësinë Administrative Tregan, në Bashkinë e Elbasanit, u ngritën këtë të premte në protestë për të mbrojtur burimin ujor në fshatin Muçan, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm.
Gjatë protestës së zhvilluar pranë njësisë administrative, ata deklaruan se në këtë burim po kryhen punime nga persona që, sipas tyre, kanë pushtet dhe zotërojnë biznese. Banorët pretendojnë se shtrirja e tubacioneve rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm për familjet, veçanërisht gjatë stinës së verës.
Sipas protestuesve, uji është jetik dhe, për sa kohë ata paguajnë rregullisht faturat, askush nuk ka të drejtë t’ua marrë atë.
Për ndërhyrjet në burim, banorët bëjnë përgjegjës kryeplakun e fshatit dhe përfaqësuesit e njësisë administrative, duke i akuzuar për mosmarrje të masave parandaluese. Për këtë arsye, ata iu drejtuan institucioneve me një peticion.
Nga ana tjetër, përfaqësues të njësisë administrative, pavarësisht pretendimeve të banorëve, theksuan se janë në krah të tyre dhe se ndërhyrjet në burimin ujor i konsiderojnë të paligjshme.
Aktualisht, punimet për marrjen e ujit në fshatin Muçan janë pezulluar, ndërsa banorët shprehen të vendosur për ta mbrojtur burimin e ujit me çdo mënyrë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Mars14:49
Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër
Në Tiranë për disa pika çmimi i naftës ka arritur 182 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e shitjes së n...
AKTUALITET
6 Mars14:22
Paradoksi me shifrat, rritet norma e fertilitetit, por popullsia vijon të tkurret
Normat e fertilitetit në Europë ranë me tej gjatë vitit 2024, me 1.34 lindje për grua shume poshtë nivelit të zëvend&e...
AKTUALITET
6 Mars14:14
Vrasja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, Altin Hajri kundërshton: Nuk kam lidhje, i dhashë ujë, kur e mësova, largova familjen
Pasi SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, për rrëmbim ose mbajtja peng...
AKTUALITET
6 Mars14:09
Dogjën dy automjete dhe një biznes, shpallen në kërkim dy të rinjtë
Policia ka zbardhur dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr në Vlorë, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në...
AKTUALITET
6 Mars13:30
SPAK merr të pandehur Arben Ahmetaj për korrupsion pasiv dhe pastrim parash
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendë...
AKTUALITET
6 Mars13:04
Plagosja në shkollë, nxënësit protestë para policisë: Nuk ndihemi të sigurt
Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë ...
AKTUALITET
6 Mars12:51
Betimi tek presidenti, kush është ministrja që vajti me taksi në Presidencë?
Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.
...
AKTUALITET
6 Mars12:47
“Për ty kam numrin 0900″/ Grupi Parlamentar i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi pas deklaratave ndaj Vokshit
Grupi Parlamentar i PD ka njoftuar se ka bërë një kërkesë për marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjes&e...
AKTUALITET
6 Mars12:41
Protestë e nxënësve në Delvinë pas plagosjes me thikë në shkollë: Nuk u ndërhy në kohë!
Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë ...
AKTUALITET
6 Mars12:22
Plagosja e 18-vjeçares te hoteli “Gjuta” në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj
Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjuta, pas ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt 2026 në Sauk, ku një 18-vjeçare u ...