Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANË- Rritja e vazhdueshme e pagës minimale por sidomos rritjet e forta të pagave të bëra në sektorin publik në disa kategori, kanë zgjeruar hendekun mes pagës dhe produktivitetit.
Një raport i fundit i Bankës Botërore titulluar “Ruajtja e vrullit te rritjes ekonomike” ngre pikëpyetje lidhur me faktin nëse këto rritje pagash janë të qëndrueshme.
Konkretisht banka vëren se në raport me vitin 2015 hendeku është zgjeruar dhe kryesimin e ka Shqipëria sa i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se punonjësit po marrin paga më të larta por produkti për njësi apo puna e tyre nuk ka ndjekur të njëjtën rritje.
“A është e qëndrueshme nj rritje e tillë pagash duke pasur parasysh që ka tejkaluar rritjen e produktivitetit që nga 2015-a? Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rritja e pagave nuk ka reflektuar rritjen e produktivitetit që nga 2015-a dhe rritjet e fundit të pagave kanë zgjeruar hendekun paga-produktivitet.
Ky hendek është më i dukshëm në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Faktorët kryesorë që kanë kontribuar për këtë janë rritjet automatike të pagës minimale në disa vende, rritjet e forta të pagave në sektorin publik dhe një mungesë rekord e punonjësve siç tregohet në Barometrin e Biznesit në Ballkan në vitin 2024.
Për periudhën 2019–2024, Barometri i Biznesit në Ballkan sugjeron se mungesat e fuqisë punëtore po shkojnë nga të qenit një pengës e vogël tek e moderuar për biznesin”.
Shqipëria vitet e fundit ka aplikuar disa rritje të njëpasnjëshme pagash sidomos në administratë për kategori të ndryshme. Më e fundit ishte ajo e lajmëruar gjatë shtatorit që prek stafet e bashkive.
Një vendim i kaluar në qeveri parashikonte se rritja e pagave do të përfshinte kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe pjesën tjetër të administratës të njësive të qeverisjes vendore një rritje kjo që llogaritet deri në 40 për qind.
Në korrik të këtij viti gjithashtu u njoftua rritje për punonjësit në arsim konkretisht mësues/edukatorë, instruktorë), punonjësit e shërbimit psiko-social, si dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar në: a) arsimin parashkollor; b) arsimin fillor; c) arsimin e mesëm të ulët; ç) arsimin e mesëm të lartë; d) institucionet arsimore për përkujdesjen për kategori të veçanta të nxënësve; dh) qendrat kulturore të fëmijëve; e) konviktet e nxënësve.
Një tjetër rritje u aplikua edhe për mjekët që në disa raste shkonte deri në 25 për qind.
Disa kategori të tjera ku pati rritje pagash ishin Forcat e Armatosura, zjarrfikësit ( deri në 30%), punonjësit e burgjeve.
Një vit më parë deputetët votuan një rritje të theksuar të pagave të tyre si dhe të qeverisë. Sa i takon pagës minimale, ajo sot është 40 mijë lekë teksa qeveria ka paralajmëruar për një tjetër rritje në vazhdim./MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i kushtojnë një fokus të veça...
foto ilustruese FIER- Ka ndërruar jetë në spital, 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili bashkë me bashkëshorten e tij, u dhunuan...
foto ilustruese Dashi Të premten do të ishte vërtet turp të humbisni ditët që po jetoni të mbyllura në shtëpi...
TIRANË- Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim, Michael D. Granoff, thotë në një intervistë p&e...
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se nga ky aksident ...
Foto ilustruese TIRANË- "The Economist", i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit të ri Bektashi në Tiranë, me tit...
Aksidenti GJADËR- Një aksident është regjistuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzim...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Parma të Italisë. Mësohet se arrestimi i tij ...
SHKODËR- Një 77-vjeçare është gjetur pajetë në fshatin Drisht të Shkodrës në një ullishte. ...
vanhorn dhe dumani TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy Vanhorn ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokuror...