
Ervin Salianji thotë se Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, pasi siç thotë ai ky është standardi i demokracisë perëndimore. Me anë të një postimi në Facebook ish-deputeti demokrat akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij “se e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta”.
Ai thekson se ‘duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën’, ndërsa bën thirrje që qytetarët ti bashkohen PD dhe protestave.
Reagimi:
Edi Rama e ka prishur politikën! E ka bërë politikën të papërgjegjshme, të shthurur, pa mision e pa kontratë me njerëzit.
Ministra, deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë përballen me drejtësinë, por nuk lëshojnë postet. Nuk japin doreheqjen, nën pretekstin e pamoralshëm të prezumimit të pafajësisë. Ligji gjykon faktin, politika përgjegjësinë. Belinda Balluku duhet të dorëhiqet, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Ky është standarti i demokracisë perëndimore! Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë marr peng politikën dhe Shqipërinë me hallet e veta. Dhe kjo është një papërgjegjshmëri historike!
Në këtë tablo, jo më pak e rëndë është administrata dhe institucionet e sigurisë të cilat janë mbushur me njerëz pa arsim e pa integritet, thjesht halabakë të emëruar për vota. Shteti është kthyer në presion, në frikë dhe në mbytje të lirisë së qytetarëve.
Institucionet nuk janë më vend shërbimi, por hapësira banaliteti dhe vjedhjeje. Shqiptarët ikin; të rinjtë ikin; vendi zbrazet dhe politika është reduktuar në një çështje private, të turpshme. Duhet të rikthejmë politikën për të mundur Edi Ramën. Do ta mundim, sepse kemi moralin dhe të vërtetën, forcat e vetme që ai nuk mund t’i kontrollojë.
Bashkohuni me Partinë Demokratike! Bashkohuni në protestë dhe reagim!
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Dhjetor15:28
EMRI/ Mashtronte klientët të cilët jetonin jashtë vendit dhe u merrte para për veprime fiktive, dërgohet në gjyq avokatja
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim avokaten Alma Bala, e akuzuar për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrim”, &ldq...
AKTUALITET
2 Dhjetor15:17
Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 15-vjeçari
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.
Policia e Elbasanit thotë se fill...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:45
Arrestohet “skifteri” italian, tentoi të vidhte dy makina në Shijak
Në Shijak është ndaluar shtetasi me iniciale M.S. 54-vjeçar nga Torino, Itali, i cili akuzohet se ka tentuar të vjedhë dy...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:32
Ky është Marselo Arani, autori i dytë i vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Personi në foto është Marselo Arani, është një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur të dielën...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:20
74 vjeçari gjendet i mbytur në kanalin me ujë pranë kantierit të ndërtimit, dyshimet e para
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda në një kanal me ujë ditën e sotme në Tiranë.
Ngja...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:17
Blegtoria në prag falimentimi/ Fermerët përballen me subvencione të ulëta dhe mungesë tregu
Blegtoria shqiptare po përballet me një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Adem Zaçellari, fermer nga fshat...
AKTUALITET
2 Dhjetor14:17
Paraqitet në SPAK drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të marte në SPAK.
Kreu i ARRSH-së aktualis...
AKTUALITET
2 Dhjetor13:57
Arrestimi i mikeshës së Ramës/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin
LE SOIR
Këtë të martë janë kryer kontrolle në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel (EEAS) dhe n...
AKTUALITET
2 Dhjetor13:53
Pezullimi i Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë
Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se Kolegji i këtij institucioni u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur ng...
AKTUALITET
2 Dhjetor13:36
Bastisja e zyrës së Mogherinit dhe dritëhijet e Kolegjit të Evropës në Tiranë, si u 'grabit' godina e QS
Skandali që ka përfshirë selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), hedh hije dyshime edhe mbi veprimt...