Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja si pritet të jenë temperaturat
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të mërkurën në komisionet parlamentare për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2026, pavarësisht se Rregullorja e Kuvendit detyron praninë e ministrave në raportim. Që nga marrja e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzën e “Shkeljes së barazizë në tendera” në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, Balluku ka shmangur përballjen në Kuvend me opozitën, ndërsa vijon të qëndrojë në detyrë.
Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës ishte në axhendën e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, por në vend të Ballukut ishin paraqitur dy zëvendësministra, gjë që u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se “në bazë të rregullores, duhet të ishte e pranishme ministrja përgjegjëse”, duke shtuar se megjithatë e “kuptonte se ministrja, në vend që të japë llogari në Kuvend, duhet të japë llogari para SPAK-ut”.
Më tej ai këmbënguli që mbledhja të mos vijonte pa praninë e ministres Balluku.
“Ministrja duhet të japë llogari: si mund t’i besojmë paratë publike kur ajo është nën akuzë për vjedhje?” iu drejtua ai kryetares socialiste të komisionit, Anila Denaj.
Deputeti Belind Këlliçi kërkoi shtyrjen e seancës deri në momentin që të paraqitej Balluku si titullar përgjegjës për zbatimin e Buxhetit, ndërsa argumentoi se asnjë ministër i qeverisë nuk kishte deleguar këtë detyrë tek zëvendësministrat, pasi binte në kundërshtim me rregulloren. Në nenin 80 të Rregullores së Kuvendit parashikohet që “në mbledhjet e komisioneve marrin pjesë ministrat, relatori kryesor dhe, sipas rastit, relatorët e veçantë, të cilët bëjnë paraqitjen dhe japin shpjegimet përkatëse”.
Denaj nuk dha një shpjegim për arsyen zyrtare të mungesës së Ballukut, ndërsa kërkoi që komisioni të dëgjonte prezantimin e projektbuxhetit nga ana e zëvendësministrave. Vetë zëvendësministrat e Ballukut nuk kishin një përgjigje të qartë për arsyen e mungesës së Ballukut, por mbrojtën praninë e tyre në Kuvend si juridikisht dhe ligjërisht në rregull.
“Ministri ka një angazhim tjetër shtetëror që konfliktonte me këtë detyrë, por nuk ka detyrim të ndajë me mua axhendën,” tha zv. ministrja Enkelejda Muçaj duke iu përgjigjur deputetëve opozitarë.
Kryetarja e komisionit vendosi të vijojë mbledhjen duke u kërkuar zëvendësve të Ballukut që të flisnin, ndërkohë që komisioni vijonte debatet dhe deputetët e opozitës shprehnin kundërshtimin e tyre.
Mbledhja vijoi në një situatë absurde, ku zyrtarët e ministrisë flisnin në mikrofonat ndezur dhe kamera e Kuvendit transmetonte për publikun live vetëm ata, ndërsa deputetët po debatonin dhe askush nuk po dëgjonte prezantimin e buxhetit prej tyre.
Balluku iu shmang gjithashtu një interpelance me deputetët e opozitës të kërkuar javën që shkoi, një procedurë parlamentare gjithashtu detyruese për ministrat. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e justifikoi mospraninë e saj me faktin që ishte në hetim nga drejtësia dhe se Kuvendi nuk ndërhynte në punët e organeve të pavarura.
Sipas dosjes hetimore dhe mesazheve të shkëmbyera në Signal, zv.kryeministrja Balluku akuzohet se kontrolloi në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.
Balluku nuk i ka komentuar akuzat dhe po ashtu Kryeministri Edi Rama i është shmangur komenteve dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do ta shkarkonte atë nga detyra që të përballet me drejtësinë, sipas një standardi të vendosur nga vetë ai më herët për bashkëpunëtorë të tjerë kur janë hetuar nga drejtësia./birn
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykat&...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia...
I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqë...
Takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, ndonëse i mbyllur për publikun dhe pa ...
Detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi vendin ditën e djeshme. Mësohet se 2 minuta pas vrasjes mafioze aty ka kaluar autokolo...
Janë publikuar pamjet e atentatiti mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit d...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastar. Nga informacionet paraprake, më...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancë paraprake për dosjen Veliaj. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës ë...
Në një kohë kur disa vende të Bashkimit Europian kanë vendosur ndalime ose kufizime ndaj bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, dre...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ...