I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
DURRËS- Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar.
Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës 7, ndërsa në disa prej Qendrave të Votimit vëzhguesit e Shoqërisë Civile raportuan se ende nuk ishin ndezur kamerat.
Në Qendrën e Votimit të vendosur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, e njohur përgjithësisht si e qetë, u regjistrua një tension midis komisionerëve dhe medias, që u shuajt pas sqarimit në detaje, pasi fillimisht ata u ndaluan të vendosnin kamerën për të filmuar brenda QV-së.
Komisionerët e forcave politike nuk kanë qenë në raport të barabartë në të gjithë territorin, pasi në KZAZ-ja numër 22 në qytetin e Durrësit numëron 50 qendra dhe procesi aty nisi me disa parregullsi. Kryetari i saj, Krenar Hasanaj, tregoi për BIRN mëngjesin e së dielës se vetëm në një QV procesi nisi me 30 minuta vonesë sepse ishin 4 nga 7 komisonerë, duke vijuar pas plotësimit të numrit të tyre. Ndërsa mugesa e operatorit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve solli vonesa për disa minuta në një QV. Në 2 qendra të tjera procesi vijoi me 6 nga 7 komisionerë.
Parregullsitë e vogla brenda qytetit kontrastonin me radhët prej disa metrash të automjeteve të parkuara jashtë QV-ve në periferi. Në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, një varg njerëzish në të majtë dhe një në të djathtë, gati i hoqën frymëmarrjen qytetarëve që ngjesheshin për të kaluar midis trotuarit të ngushtë.
Djemtë si fotokopje e njëri-tjetrit, shoqëronin me sy zgjedhësit që i prisnin “djem bujarë” të tjerë brenda QV-ve, e duke i orientuar se ku të drejtoheshin për të votuar. Prania e personave të paautorizuar krijoi dendësi burrash që rrinin në korridore dhe pranë QV-ve.
Disa minuta nga aty, në Shkollën Dom Nikoll Kaçorri në Ish-Kënetë, situata përsëritej në miniaturë, ku automjetet luksoze dhe me xhama të zinj kufizonin një grusht djemsh që rrinin ulur në një bar-kafe, tepër të zellshëm për të ndjekur ecurinë e procesit.
Por për banorët e zonës kjo nuk dukej një sjellje e re. Dod Prendi vendosi në momentin e fundit që të dilte për të votuar. Së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ata lanë banesën e tyre aty pranë, për të votuar së bashku.
“Ne jemi të gëzuar që po votojmë për njerëzit që duam të zgjedhim për 4 vitet e ardhshme”, tregoi 80 vjeçari, duke kujtuar shpresat për rritjen e pensionit.
“Urojmë që ajo parti që do të zgjidhet të na japi diçka më shumë, për pensionin e kemi hallin”, tregoi burri.
Megjithëse diaspora kishte mundësinë që të votonte në këto zgjedhje, fëmijët e tij në SHBA nuk e kishin ushtruar të drejtën e votës.
Dod Prendi me bashkëshorten dhe vajzën në Ish-Kënetë. Foto: Geri Emiri/BIRN
Ish-Këneta njihet edhe për atë që fillimisht ishte “Paraburgimi i Durrësit” dhe ku tashmë presin gjykimin apo vuajnë dënimin emra të njohur të politikës vendase. Erion Veliaj, Ilir Beqja, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja nuk kishin shkuar për të votuar deri në mesditën e 11 majit, në QV-në që deri në orën 11, nga 200 votues kishte parë të hidhnin fletën në kuti vetëm 75 prej tyre.
Edhe më në periferi të Durrësit, ata që nuk i ka kapur ende rrjeta e drejtësisë, kishin rrethuar QV-të në Shkollën “Isuf Ferra” në Nishtulla, ku persona të paautorizuar qëndronin në të gjitha hyrje-daljet e objektit dhe të oborrit.
Të pajisur me çanta të vogla krahu dhe në koordinim me njëri-tjetrin, “djemtë taksistë” të QV-ve sillnin aty dhe dërgonin votues, duke e orientuar menjëherë edhe një pjesë të atyre që mbërrinin.
Një proces i stukturuar që reflektonte përkatësinë e tyre, që njihen si pjesë e krimit të organizuar lokal. Krerët e tyre, të pajisur me automjete të blinduara gjithashtu vizituan qendrën e votimit dhe duke parë nga afër ecurinë e procesit.
Prezenca e vëzhguesve ndëkombëtarë të OSBE/ODIHR aty, nuk i shqetësoi aspak personat e paautorizuar që po menaxhonin “De facto” procesin zgjedhor.
Në QV-në me numër 1424/1, votues të ndryshëm pas votimit në dhomën e fshehtë, e palosnin fletën e votimit para komisionerëve, duke e demostruar si provë për subjektin që kishin votuar.
Ndërsa në QV-në me numër 1424/2, u konstatua votimi familjar dhe një grua votoi paralelisht më shumë se një herë, duke votuar për veten dhe për një të moshuar me të cilën shoqërohej.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pasi vizitoi Prokurorinë e Fierit pasditen e së dielës, pranoi për gazetarët se ishte paradite në Durrës pas informacioneve për përfshirjen e krimit të organizuar.
“Isha në Durrës sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, u shpreh Gonzato për mediat.
Ndërsa lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e 11 majit, identifikoi edhe emra konkretë si të përfshirë në intimidimin e votuesve në Durrës.
” Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhërin nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”, u shpreh Berisha për gazetarët.
Ai premtoi se nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore krijon qeverinë, do t’i shpalli ato banda terroriste dhe se do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.
Periferia e Durrësit pati një sërë problemesh të tjera me procesin e votimit, ku në Qendrat e Votimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Kullë në Sukth, kutia e fshehtë e votimit qëndronte para një dritareje që mundësonte pamje të plotë nga kati i parë i shkollës. Kutia e fshehtë e votimit nuk garantonte fshehtësinë e votës në Qendrat e Votimit me numër 1365/00 dhe 1365/01, duke ulur besimin tek ruajtja e privatësisë së zgjedhësve./ Reporter.al
foto ilustruese KAMËZ- Procesi i numërimit të votave pritet të nisë brenda pak çastesh në Kamëz. Nga 89 ku...
foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasp...
foto ilustruese TIRANË- 42.16% e qytetarëve brenda vendit kanë ushtruar ditën e sotme të drejtën e votës në zgjedh...
foto ilustruese TIRANË- Pakoja e fundit me votat e emigrantëve jashtë vendit, ka mbërritur në Parkun Olimpik. Në kë...
TIRANË- Një incident është regjistruar pak orë më parë mes deputetit socialist, Erion Braçe, dhe gazetares s&eu...
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar tre persona të cilët janë përfshirë në një konflikt në gjim...
KORÇË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Pogradec. Mësohet se ma...
TIRANË– Një incident ka ndodhur sot në një qendër votimi në Vorë, mes Sekretarit të Përgjithshëm t&eum...
LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një këmbësore është p&...
ELBASAN- Një vajzë e rë e paralizuar ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Elbasan. Komisionerët e q...