U plagos me plumb gome gjatë protestës/ I riu pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet për sot operacioni
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro.
Por për ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, sjellja e Kuvendit tregon ‘një sjellje europiane’ dhe nuk cënon reformën në drejtësi.
“Që në momentin kur kryeministri i një force politike vë re që se ka një mësymje të një pushteti tjetër në kompetencat e pushtetit që ai drejton dhe i drejtohet gjykatës, nuk anatemon dhe nuk shantazhon në mënyrë vulgare personale familjare prokurorin e strukturës, por drejtohet tek arbitri shtetëror që është gjykata. Unë këtë e quaj europianizim dhe konsolidim të reformës në drejtësi, sepse do të flasin institucionet,” tha Gogu të martën në përgjigje të pyetjes së BIRN.
Gogu i bëri komentet gjatë një konferencë për mediat, ku i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka dhe ministrja e Shtetit për Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, folën për hapat që po ndjek qeveria në përafrimin e legjislacionit në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian. Sipas Gogut, Kuvendi do të presë që të zgjidhet konflikti gjyqësor mes Kryeministrit dhe Gjykatës së Posaçme para se të shprehet për kërkesën e SPAK, duke iu referuar çështjes për masën tjetër ndaj Ballukut e cila shqyrtohet me 22 janar në Gjykatën Kushtetuese.
“Kur institucionet respektojnë afatet e njëri-tjetrit, pavarësinë e njëri-tjetrit dhe kur ‘ndeshjen’ proceduriale para gjykatave e bëjnë pikërisht për të bërë këtë gjë, ky është europianizim dhe institucionalizim dhe nuk e cënon fare reformën në drejtësi, përkundrazi i shton një element tjetër sigurie,” pretendoi ai më tej.
SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për zbatimin e një mase të re ndalimi ndaj Ballukut bashkë me një dosje voluminoze hetimore ndaj saj, por pas një mbledhjeje të ndërprerë në mes të Këshillit për Mandatet, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi refuzoi kërkesat e anëtarëve të opozitës për mbledhjen e këtij këshilli duke e lënë shqyrtimin e kërkesës pezull.
Balluku u mor e pandehur në tetor për Tunelin e Llogarasë, ndërsa më vonë ndaj saj u shtuan akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe për Unazën e Madhe të Tiranës. Gjykata e Posaçme, GJKKO, vendosi masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit dhe pezullim nga detyrat ekzekutive si Zv.kryeministre dhe ministre e Transporteve dhe Energjisë, masë e cila u ankimua nga kryeministri Edi Rama në Kushtetuese si ndërhyrje e pushtetit gjyqësor në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.
Mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve është lajmëruar në datën 28 janar./BIRN
Gjykata e Tiranës dënoi me 23 vite burg Tomorr Çelën, i akuzuar për vrasjen e 2 personave në vitin 1997. Çela u ekstradua...
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Gjirokastrës, është një prej kishave dhe manastireve të shumta të lu...
Tre persona përfunduan në pranga për përfshirjen në vrasjen me çekiç të 57-vjeçarit Petrit Ndou në Kruj&...
Gjykata Kushtetuese ka reaguar, pasi seanca plenare për çështjen e rrogave të gjyqtarëve nuk u transmetua live. Me anë të...
Policia ka arrestuar ditën e sotme administratorin e pallatit ku ishte përshtatur ambienti për kultivimin e bimëve narkotike. Mbi&nbs...
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në akset e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun. Gja...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjet...
Në kulmin e debateve nëse televizioni publik duhet të mbyllet ose jo, Kuvendi i Shqipërisë prezanton projektin për një tele...
Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. &Ccedi...
Mes drogës, vrasjeve, hakmarrjes dhe burgjeve, erdhi fundi i Jani Aliaj, i cili humbi jetën gjatë një përleshje në burgun gr...