Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Ndonëse muaji janar nuk karakterizohet për konsum të lartë të birrës, pesha e birrave të huaja në këtë periudhë është rritur në tregun vendas. Për muajin janar 2025 sipas të dhënave të Doganave u importuan 3,2 mln litra birrë. Krahasuar me muajin janar të vitit paraardhës, sasia e importeve u rrit 35%. Nga 53% në muajin janar 2024, pesha e tyre në janar 2025 arriti në 56%.
Për 2024, birra e importit zuri 61% të tregut bazuar në të dhënat e Doganave për prodhimin dhe importin. Totali i importeve u shtua 7%. Prezenca e lartë e birrave të huaja në treg evidentohet edhe nga prodhuesit vendas. Administratori i fabrikës së prodhimit të birrës së markës “Kaon” Artan Stroka tha se në supermarkete ka një dyndje të markave të huaja të birrës.
Numri i tyre shtohet nga viti në vit, sipas tij pasi çmimet e shitjes së birrës së importit janë më të lira sesa prodhimi vendas.
“Në supermarkete çmimi për kanoçe birrë vendase varion nga 95 deri 100 lekë kundrejt 79 deri 89 lekë për kanoçe që shitet birra e importit. Për shkak të kostove të larta, veçanërisht nga rritja e akcizës e kemi të pamundur të konkurrojmë në çmime”, thotë ai.
Zoti Stroka nënvizon se edhe me nisjen e sezonit turistik nuk pritet të këtë rritje të ndjeshme të kërkesës, pasi prodhuesit vendas nuk janë në gjendje të përballojnë konkurrueshmërinë në çmime nga kostot e larta të akcizës.
Edhe Xhim Begeja, drejtues i Shoqatës së Mikro Birrave Artizanale Shqiptare, njëkohësisht operator i vogël në treg i birrës “Puka”, me kapacitet prodhues 700 deri në 750 litra në ditë, vijon të pohojë me shqetësim se prodhimi artizanal është drejt zhdukjes nga kostot e larta pas dyfishimit të akcizës.
Begeja pohon se rëniet e prodhimit për secilin operator në 2024 variojnë nga 8 deri 10% krahasuar me 2023, teksa mbetet shqetësim rënia e konsumit për shkak të çmimeve më të lira që ofrohen nga importuesit e birrave.
Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptarë po paguajnë dyfishin e akcizës së birrës. Ndryshimi i akcizës rriti edhe 22% kostot e prodhuesve, që prej kohësh vuanin shtimin e kostove nga shtrenjtimi i lëndës së parë të birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e rrogave të punonjësve.
Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.
Nga mospërballimi i kostove për gati 3 muaj në 2023, disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin. Ndërsa në fund të 2024-s fabrika e birrës Stela e themeluar që në vitin 1994, për shkak të humbjeve financiare dhe vështirësive për të mbuluar kostot operacionale pas rritjes së akcizës, u shit te kompania e importit të pijeve “Eurolab Internacional Grup”./ Monitor
BULQIZË- Minatorët e minierës së Bulqizës prej 5 ditësh janë ngritur në protestë duke bojkotuar e punën. Min...
pamje nga vendngjarja ORIKUM- Një vatër zjarri është aktivizuar në kodrat e Orikumit. Sipas informacioneve, flakët kanë ...
MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës më 10 mars. Raportohet se një shqipt...
TIRANË- Përfitueshmëria e sektorit bankar kundrejt kapitalit aksioner të investuar pësoi rënie vitin e kaluar. Mbështetur n...
angel cani TIRANË- Gjatë debatit në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mbylljen e TikTok mes argumenteve pro dhe kund...
foto ilustruese TIRANË- Gjatë 2020–2023, Kosova renditet e para për arritjet dhe përmirësimin e klimës së biznesi...
foto ilustruese TIRANË- Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikat...
foto ilustruese TIRANË- Kjo e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak resh...
SHKODRA- Dy turiste kroate janë shpëtuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shkodrës në bashkëpunimit me atë t&e...
SHKODR- Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Dajçit, në aksin ...