AKTUALITET

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 18:27
Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k.

Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh u bë të premten nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, por në fjalën e tij ministri nuk i përmendi kompanitë fituese. BIRN i mësoi emrat pas pyetjeve të drejtuara ministrit dhe komunikimit me zyrën e shtypit të ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, përpos kompanisë “Salillari” dhe dy kompanive të tjera, pjesë e bashkimit të operatorëve është edhe “InfraKonsult”, në pronësi të Redi Strugës. Ky i fundit është një prej emrave të lidhur me planet për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec, të lidhur me Jared Kushner-in dhe dy vëllezër nga Katari.

Struga, siç zbuloi BIRN në një investigim, bleu përmes kompanisë “South Adriatic Development” 1.2 milionë metra katrorë prona në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe themeloi kompaninë “Albania Land Development”, e cila zotërohet nga dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe që rezulton më pas blerëse e tokave.

Në një prononcim publik, ministri Karakaçi e cilësoi këtë segment si një aks mjaft të rëndësishëm të Korridorit Adriatiko-Jonian. Ai pranoi vështirësitë e procesit, duke u shprehur se procedura nuk ka qenë e lehtë për shkak të tentativave të mëparshme të pasuksesshme.

Historiku i koncesionit të rrugës Milot-Balldren është i mbushur me procedura të anuluara. Projekti për segmentin prej 17 kilometrash u dha fillimisht pas një propozimi të pakërkuar në vitin 2018, me një kosto të përllogaritur në afro 32 miliardë lekë (rreth 364 milionë euro) përgjatë 35 viteve. Ky koncesion është kritikuar vazhdimisht si nga opozita, ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtarë si FMN-ja dhe Banka Botërore, të cilat kanë theksuar se këto lloj kontratash zhvillohen pa garë të mirëfilltë, mbartin rreziqe të larta për financat publike dhe nuk ofrojnë vlerë për të justifikuar kostot. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?