
Majlinda Taga, gruaja e biznesmenit italian që u vra tre ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës, është shprehur se Edoardo Sarchi dhe Gazmend Braçi kishin marrëdhënie miqësore shumë të fortë dhe duheshin si vëllezër. Ky reagim i saj vjen pasi disa media dhe ish-kryeministri Sali Berisha, aluduan në momentet e para të ngjarjes se biznesmeni 44 vjeçar ishte vrarë nga djali i nipit të Gramoz Ruçit, me të cilin ishte për gjah.
“E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë. Një njeri si Edoardo nuk lind për së dyti, kush e njeh e di”, është shprehur gruaja e Sarchit. Sipas Tagës, Edoardo dhe Gazmendi duheshin si vëllezër dhe prej dy vitesh qëkur Braçi kishte hapur bujtinë në Salari, ata ishin vizitorë të përjavshëm. E veja e biznesmenit italian ka thënë se është shumë e vështirë të mendojë se në rrugët që kalonin me fëmijët, u vra Edoardo.
“Gazmend Braçin e kishte si vëllain e vet, e donte si vëlla. Madje kishte mësuar dhe shqip dhe i thoshte “Vdeksha për ty”. Prej 2 vitesh kur është bërë bujtina e Gazmend Braçit në Salari, ku rrimë të gjithë familjarisht, shkojmë çdo fundjavë me miqtë, me shokë, me fëmijët. Është e vështirë për mua të mendoj se në ato rrugë ku kemi kaluar me fëmijët tanë kanë vrarë Edoardon”, rrëfen ajo. Gruaja nga Fushë Kruja që ishte martuar me 44 vjeçarin italianë dhe kishin dhe fëmijë, nuk e kishin ndeshur ndonjëherë në rrugë autorin e vrasjes Kamber Sulçaj, por kur kanë pyetur banorët e zonës pas ngjarjes, ata u kanë treguar se çfarë personazhi ishte ai.
“Për personin e dyshuar, kemi pyetur banorë të zonës, dhe na kanë treguar se është problematik, psiqik. Edhe persona të tjerë në zonë që kanë rastisur me të kanë bërë llafe”, tregon ajo.
“Në fillim me të është përballur vetëm Gazmend Braçi, ku ka nisur një debat që ai nuk e ka vlerësuar fillimisht që do arrinte deri në përdorimin e armës, për dritat e gjata të makinës. Nuk i ka dhënë rëndësi, dava pijaneci ka thënë. Më pas ka shkuar dhe Sarchi”.
Majlinda Taga ka treguar gjithashtu se në momentin kur është bërë telefonata në polici për ndihmë, ende dëgjoheshin të shtënat e armës nga i dyshuari.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Shtator17:10
LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit Artificial
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme te diga e Liqenit artificial në Tiranë. Burime për a2cnn bë...
AKTUALITET
30 Shtator16:46
Pjesë e tenderit abuziv/ GJKKO dënon me 1.5 vite burg Denis Xholin, bashkëpuntorin e Lefter Allës
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në t...
AKTUALITET
30 Shtator16:27
'Shqeu' derën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, e pëson keq 27-vjeçari vlonjat
Policia e Vlorës ka nisur hetimet ndaj një 27-vjeçari, i cili një ditë më parë hyri me forcë në sallën ku ...
AKTUALITET
30 Shtator16:17
SPAK: Zyra Islamaj përmes tenderit detyroi ndërtuesin Rrok Gega të ngrejë "urë personale" për motrën e saj në Tropojë
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra&n...
AKTUALITET
30 Shtator16:16
Ngacmoi seksualisht të miturën duke përfituar nga varfëria, Prokuroria e Fierit çon në gjyq të arrestuarin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar het...
AKTUALITET
30 Shtator15:59
VIDEO/ 31-vjeçari futet në dyqan për të vjedhur paratë, kërcënon me thikë shitësen (EMRI)
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të shumave të parave në dy dyqane në kryeqyte...
AKTUALITET
30 Shtator15:52
“Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?
Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vra...
AKTUALITET
30 Shtator15:26
Aksident në Kuçovë/ Mjeti merr para 7 pemë dhe përplaset me dyqanin buzë rrugës, dy të plagosur në gjendje kome
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 1.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Stanisl...
AKTUALITET
30 Shtator15:16
Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë, ish-kryebashkiakja e komanduar e Tropojës merret e pandehur
Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK. Gjithashtu i akuzuar nga SPAK &e...
AKTUALITET
30 Shtator13:51
Tronditëse/ Trupi i një 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në një tabelë trafiku në Bruksel. A lidhet rasti me bandat meksikane?
Një trup i pajetë u gjet të dielën i varur pas një shenje trafiku në Bruksel, siç u raportua për herë të par...