E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Emisioni “Në Shënjestër”, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.
Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.
“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.
Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.
Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.
Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.
Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.
Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.
Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.
Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.
Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.
Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.
Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.
Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.
Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’
Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.
“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.
‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikqyrje.
Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’.
Një korrier droge u gjet me para në dorë, kanabis dhe kokainë kur makina e tij me qira u ndalua në autostradën M1 ndërsa po e...
Një emigrant shqiptar, i cili kishte mashtruar Ministrinë e Brendshme britanike për identitetin e tij, ka fituar të drejtën për t&...
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të martë, 28 tetor, qytetin e Beratit,&...
Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Këta të fundit akuzohen lidhur me rastin e vd...
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin e Lungomares, në vendin e njohur si “Titaniku”. Sipas t&eum...
Ky është i riu që humbi jetën në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Indrit Ismaillari, i cili u vra me th...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me rreth 100 vite burg 16 të pandehur të akuzuar për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe...
Është arrestuar pas gati 2 orësh në kërkim 25-vjeçari, i cili masakroi me thikë babain e tij brenda banesës. Krimi n...
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në bar-restorantin “City Lounge” n&e...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendrën e paraburgimit në Koplik. I paraburgosuri Brendon Saporito ësht&eu...