Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
TIRANË- Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të tretin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 379 milionë eurove, në rritje me 17% krahasuar me vitin 2023. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 24% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar.
Tremujori i fundit i vitit solli edhe vlerën më të lartë të investimeve të huaja në këtë sektor, me 100 milionë euro, 9% më shumë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023.
Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitet pas pandemisë pas pandemisë po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.
Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, pavarësisht rritjes së çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare të rajonit.
Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.
Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2024 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.04 miliardë euro, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 27 herë.
Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e tyre vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk ka ardhur vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.
Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar ishin shërbimet financiare. Ky sektor solli investime në vlerën e 287 milionë eurove ose 18% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me 20% krahasuar me një vit më parë.
Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.
Stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar vlerësohet nga Banka e Shqipërisë në rreth 1.8 miliardë euro.
Vijon industria nxjerrëse, që vitin e kaluar solli investime të huaja në vlerën e 214 milionë eurove, vlera kjo sa 13.5% e gjithë investimeve të huaja për 2024. Megjithatë, investimet e guaja në industrinë nxjerërse pësuan rënie me 21% më shumë krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve të huaja në sektor llogaritet në më shumë se 2.5 miliardë euro.
Investimet në sektorin energjetik për vitin e kaluar u rritën në vlerën e 166 milionë eurove, 4% më shumë krahasuar me vitin 2023. Energjetika dhe në veçanti ajo diellore vazhdon të tërheqë vëmendje të lartë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas. Stoku i investimeve të huaja në energjetikë ka arritur pranë vlerës së 3.7 miliardë eurove.
Rritje të investimeve të huaja direkte shënoi edhe industria përpunuese. Investimet e huaja në këtë sektor u rritën në 173 milionë euro, 40% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Investimet e huaja në industrinë përpunuese janë kryesisht të përqendruara në sektorët e fasonerisë, përfshirë degën e industrisë automotive.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një shifër rekord prej 1.58 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik. Vlera e investimeve të huaja u rrit me 5.6% krahasuar me një vit më parë. /MONITOR
TIRANË- Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet m...
TIRANË- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 20...
TIRANË- Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit Shqiptar, moti do të vijojë i paqëndruesh&e...
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka folur në lidhje me situatën e rëndë në spitalin e onkologjikut. Stafa i ftuar në emsionin &...
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”....
KOSOVA- Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu ka treguar për një rast të bashkëpunimit mes grupeve kriminale nga Kosova dhe Shqip&eum...
KOSOVA- Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka thënë se qindra-miliona euro janë konfiskuar dhe sekuestruar për pesë v...
KOSOVA- Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu ka treguar detaje për luftën kundër fenomenit të pastrimit të parave. Në nj&e...
Foto ilustruese GJIROKASTËR - Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aks...
Daniel Tafa ITALI - Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka nd...