Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Banka e Shqipërisë zhvilloi sot një takim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, me qëllim kryesor intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje të lidhura veçanërisht me zhvillimet në sistemet e pagesave, dixhitalizimin e sektorit bankar, promovimin e pagesave elektronike, nisjen e operacionalizimit të pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, investimin në infrastruktura të reja dhe moderne të sistemeve të pagesave, si dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë ka qenë pararojë në revolucionin që po ndryshon mënyrën se si aksesojmë dhe ndërveprojmë me shërbimet financiare. Si autoritet rregullator, nga njëra anë, ajo promovon aktivisht teknologjinë që nxit përdorimin e pagesave dixhitale, dhe nga ana tjetër, siguron mbrojtjen e nevojshme për konsumatorin, stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare.
Guvernatori nënvizoi se është bërë një progres i dukshëm si rrjedhojë e masave të marra deri tani nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut, për rritjen e nivelit të përdorimit të pagesave elektronike për frymë.
Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave është rritur me ritme dyshifrore. Numri i pagesave dixhitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016. Gjithashtu, përfshirja financiare – e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare – ka arritur në 78%, nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.
Në këtë drejtim, një datë e rëndësishme është 7 tetori 2025, kur do të nisë operacionalizimi i pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, të cilat janë disa herë më të lira dhe më të shpejta sesa pagesat ndërkufitare që kryhen sot me bankat korrespondente. Guvernatori shtoi se krijimi i një faciliteti të tillë do të rrisë përdorimin e rrugëve dixhitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian, me rrjedhoja pozitive zinxhir për ekonominë shqiptare.
Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se kalimi drejt pagesave dixhitale, dhe rrjedhimisht ulja e përdorimit të cash-it, është një proces i dëshiruar për ekonominë shqiptare për disa arsye. Ai rrit formalizimin e ekonomisë; ul evazionin fiskal; përmirëson sigurinë fizike të pagesave dhe ul koston e mbajtjes së cash-it; nxit përfshirjen financiare, dhe jo më pak e rëndësishmja, mbështet integrimin evropian.
Guvernatori shtoi se përshpejtimi i këtij procesi kërkon dhe përmbushjen e disa kushteve: krijimin e infrastrukturave të përshtatshme, aksesin me kosto të arsyeshme tek pagesat dixhitale; krijimin e një kuadri rregullator të qartë dhe të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit; rritjen e njohurive financiare të publikut; rritjen e aftësive teknologjike të publikut dhe një ndërgjegjësim për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave dixhitale. Ai u bëri thirrje bankave të jenë sa më proaktive në të gjitha këto drejtime.
Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi rritjen e kreditimit dhe rolin e tij në financimin e ekonomisë, me një prirje rritëse në kreditimin e bizneseve dhe individëve. Një vëmendje e veçantë kërkohet ndaj sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Gjatë periudhës së fundit, bankat tregtare kanë intensifikuar ofertën e tyre për kredidhënie, duke prezantuar instrumente më fleksibël dhe modele financimi të përshtatura me nevojat e këtij sektori.
Ky trend pozitiv reflekton përpjekjet e përbashkëta të sistemit bankar dhe autoriteteve publike për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm, diversifikim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në Shqipëri.
Së fundmi, Guvernatori Sejko shtoi se mbetet thelbësor koordinimi maksimal midis të gjitha palëve në kuadër të përmirësimeve rregullative dhe infrastrukturore, me qëllim rritjen e efektshmërisë së masave të ndërmarra.
Shoqata Shqiptare e Bankave siguroi se bankat shqiptare mbeten të angazhuara të vijojnë me vendosmëri misionin e tyre si partnerë të zhvillimit, duke ofruar zgjidhje financiare gjithnjë e më inovative dhe të qasshme për bizneset dhe individët. Synimi kryesor është që përmes kësaj mbështetjeje të mundësohet rritja e investimeve dhe fuqizimi i qëndrueshëm i ekonomisë kombëtare, në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së çdo qytetari shqiptar./Monitor
Kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 25 vjet burgim shtetasi Xheva...
Të enjten e 18 shtatorit, rreth orës 04:45 të mëngjesit, forcat e sigurisë së IEVP Peqin ushtruan një kontroll të befasi...
Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur nga shqiptar, Enver Petrovci. Lajmi është konfirmuar nga familjar&eu...
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të ndaluarit e përfshirë në ras...
Në një kohë kur policia bën thirrje që të bëhet kujdes prej mesazheve hakeruese, “profesionistët” vazhdojn...
Një 14-vjeçar është dhunuar nga dy bashkëmoshatarë të tij në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, pas dhu...
Grupet kriminale nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia kontrollojnë tregtinë e kokainës në Evropë. Ato mbështeten në struk...
Një tjetër arrestim është kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, që ka në foku...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Kamës, pasi janë kapur me doza kokine. Policia bën me dije se të...
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin që kryente marrëdhënie seksual...