AKTUALITET

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 22:46
Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së

Nga Klodian Tomorri

Ndërsa Shqipëria ishte shndërruar de facto në një nga qendrat më të mëdha të riciklimit të parasë kriminale në Europë, sharlatanizmi i pushtetit ngjitej në maja sfiduese edhe për mendjet më të mbrapshta.

Për të legjitimuar mrekullinë e tij të ndërtim-turizmit, Edi Rama sajoi në Tiranë një festival me arkitektët më të njohur të botës, të quajtur "bukë, zemër dhe pak kripë", nga ku do të deklaronte se Shqipëria tashmë prodhon arkitekturë më shumë se gjithë Europa bashkë. Por nën fasadën e rreme të kësaj mrekullie, qëndronte koktejl i gatuar me bukë, gjak, dhe shumë kokainë.

Aksionet e njëpasnjëshme të SPAK po konfirmojnë atë që shqiptarët e shihnin çdo ditë me sytë e tyre. Kulla, resorte dhe projekte strategjike që sipas qeverisë do ta fusnin Shqipërinë në Champions Leaguen e Turizmit po rezultojnë gjithmonë e më shumë një mekanizëm i larjes së parave në shkallë industriale.

Në vetëm një javë, Prokuroria e Posaçme ka vënë sekuestro mbi 700 milionë euro pasuri dhe asete të dyshuara se kanë buruar nga trafiku i drogës. Kjo është më shumë se 3 për qind e gjithë ekonomisë kombëtare dhe për të patur një ide se çfarë do të thotë mjafton vetëm një krahasim. Në BE, autoritet sekuestrojnë mesatarisht 0.01 për qind të GDP-së asete të krimit në një vit.

Nuk dihet sa është shkalla reale e penetrimit të parasë kriminale në sektorin e ndërtimit dhe atë të argëtim-qejfit dhe sa prej saj do të arrijë të provojë SPAK, por tani ky sektor ngjason me thesin e miellit, që sa më shumë ta shkundësh, aq më shumë nxjerr. Ndërsa festivali arkitekturor i Edi Ramës me bukë dhe zemër një riprodhim tinëzar i konferencës së famshme të Havanës në Hotel Nacional.

Ndryshimi i vetëm mes të dyjave është se në vend të Meyer Lanskyt, Lucky Luçianos dhe Frank Costellos, Edi Rama u serviri shqiptarëve në Tiranë fytyrat e famshme të Boerëve, Casamontëve dhe ëini Massëve. Por arkitektët e vërtetë, që po rilindinin Shqipërinë sipas vizionit të kryeministrit, ishin ata që mblidheshin në ishujt ekzotikë të Karaibeve me përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare.

Pra një replikim i aleancës Batista-Lansky mu në zemër të Europës dhe 70 vite më vonë. Tani Shqipëria është duke paguar faturën e kësaj aleance.

Së pari, vërshimi i parasë kriminale dhe kanalizimi i saj i vetëdijshëm në sektorin e ndërtimit ka kalcifikuar segmente të tëra të ekonomisë duke goditur në zemër produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e saj.

Mekanizimi i parë i kësaj goditje ishte kursi i këmbimit, ku forcimi i pandalshëm i monedhës kombëtare pothuajse ka falimentuar strukturalisht industrinë, bujqësinë dhe të gjithë sektorët prodhues duke i zëvendësuar ato me sektorët e patregtueshëm.

Aktualisht Shqipëria eksporton më pak se sa 5 vjet më parë dhe ky është një tregues dramatik i dëmit të narkoesperimentit ekonomik, por jo i vetmi.

Paralelisht, lejimi i qarkullimit lirshëm të parasë së pistë ka dëmtuar në një mënyrë ose tjetër edhe pjesët e shëndosha të ekonomisë, përfshirë bizneset e ndershme dhe madje edhe segmente të sistemit financiar duke hedhur mbi to një dëm të rëndë reputacional dhe duke i bërë vulnerabël para shantazheve apo ndëshkimeve ligjore.

Sot në Shqipëri po sekuestrohen hotele të cilat mbajnë emrin e markave më të njohura të botës si derivate të parasë së trafiqeve, ndërkohë që meraku më i madh mbetet efekti shkatërrues i këtij modeli mbi institucionet.

Përvoja botërorë ka treguar se ringritja e institucione të infektuara nga paraja kriminale është një proçes i vështirë dhe me kosto. Përmasat e tyre mbeten për t'u parë. Por një gjë është e sigurtë. Limitet shteruese të narkomodelit tani kanë dalë në sipërfaqe, falë edhe goditjeve të SPAK.

Ndaj nuk është çudi që mrekullia arkitekturore e Kryevizionarit të katandiset shpejt në gropa të hapura kullash nëpër Tiranë dhe resorte fantazmë në brigjet e rivierës.

Në këtë pikë, ku tranzicioni ekonomik duket i detyrueshëm pyetja e madhe është; a e ka ekonomia shqiptare fuqinë të riorientohet shpejt duke rekuperuar sektorin e rrënuar prodhues dhe dëmin e madh reputacional që i la mbi shpinë eksperimenti me paranë kriminale?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?