Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje për një operacion ndërkombëtar që u shtri edhe në Shqipëri me qëllim goditjen e "call center"-ave që mashtrojnë shtetasit e huaj. Operacioni i finalizuar më 18 prill të këtij viti synonte goditjen e një grupi me bazë në 4 shtete të Ballkanit dhe në Liban. Sipas njoftimit të SPAK, hetimi ka nisur në dhjetor 2023, nga policia gjermane, ku ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi banke
Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Në kuadër të këtij operacioni, është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.
Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.
NJOFTIMI I SPAK:
Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit, Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).
Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.
Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, i ka dhënë rrugë kërkesës për ndihmë juridike, të autoriteteve gjyqësore gjermane, konkretisht Prokurorisë Publike të Karlsruhes.
Mbi bazën e kërkesës për ndihme juridike, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 29.02.2024, procedimin penal nr. 42, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.
Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.
Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet.
Autoritetet gjyqësore dhe policore të përfshirë në këtë hetim ndërkombëtar:
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes;
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bambergut;
Zyra e Prokurorit Publik të Freiburgut;
Zyra e Prokurorit Publik të Trierit;
Prokuroria Publike e Lajpcigut;
Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Württemberg;
Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Berlinit;
Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë;
Shtabi i Policisë së Freiburgut;
Shtabi i Policisë së Heilbronnit;
Shtabi i Policisë së Konstancës;
Shtabi i Policisë Pforzheim;
Shtabi i Policisë Ludëigsburg;
Shtabi i policisë në Offenburg;
Selia e Policisë Karlsruhe;
Operacionet e Shtabit të Policisë (Baden-Württemberg);
Shtabi i Policisë së Trierit;
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së, pranë Ambasadës Gjermane Tiranë;
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);
Drejtoria e Policisë Tiranë.
Në Bosnjë dhe Herzegovinë
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;
Zyra e Prokurorit Publik të Sarajevës;
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;
Drejtoria e Krimeve Kibernetike Policia e Kosovës.
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;
Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF) – Dega e Sigurisë Kombëtare.
Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;
Prokuroria Publike e Specializuar në Luftën kundër Krimit të Organizuar;
Njësia për Krimin Kibernetik në Beograd.
foto ilustruese BRITANI- Një 38-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Britaninë e M...
foto nga vendngjarja BULQIZË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Më...
foto ilustruese KORÇË- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Korçë për vepra penale të ndryshme. Pro...
foto ilustruese ITALI- Një 70-vjeçare shqiptare e cila ishte përplasur nga makina para dy ditësh në qendër të Kremones...
Foto ilustruese TIRANA- Një 57-vjeçar me inicialet I. I., ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi ka rënë në gropë...
Pensionistet TIRANË- Një denoncim ka mbërritur sot në lidhje me shpërndarjen e pensioneve te të moshuarit. Shum&eum...
Foto ilustruese TIRANA- 19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. në Tiranë. Bëhet m...
pamje nga ngjarja DURRËS- Identifikohet dhe arrestohet 52-vjeçari me inicialet Sh.D në Durrës. Një video e publikuar në...
Foto ilustruese TIRANË- Gjatë seancës së sotme në Kuvend ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi arrestimin e dy per...
Foto ilustruese TIRANË- 12 call centera janë shkatërruar nga EUROPOL-i gjatë një operacioni të koduar “Pandora”. ...