AKTUALITET

'Call Centerat zhvendosen në periferi'/ Koplikaj: Mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë pjesë e skemës së mashtrimit

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 10:16

'Call Centerat zhvendosen në periferi'/ Koplikaj: Mbi 20

Autori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Koplikaj, thotë se mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë janë përfshirë në skemën e mashtrimit të të huajve dhe pensionistëve me call centera që kryenin aktivitetin në kryeqytet.

Por pyetja ende pa përgjigje që tregon dhe situatën sociale vërtetë shqetësuese është: A do të preferojnë këta të rinj të punojnë në një punë tjetër më dinjitoze po fitimi është më i vogël

“Vlerësohen mbi 20 mijë të rinj vetëm në Tiranë dhe këtu është plaga më e madhe. Mashtrojnë të huajt, pensionistët. Kjo është pjesa e errët. Por pjesa tjetër e errët dhe shumë problematike për të ardhmen është çedukimi i të rinjve me këtë formë jetese. A do të preferojnë të punojnë në një punë tjetër që do të jetë më dinjitoze, ku ata të marrin 800 euro, ku atje (në call centera) mund të kenë marrë dhe 6 – 7 mijë euro në muaj.  Në ndërhyrjen e fundit që kemi bërë në një vilë në periferi të Tiranës kur të rinjtë ikin nga sytë këmbët, ikin me makina me vlerë 30 – 40 mijë euro" tha Koplikaj.

Koplikaj nënvizon se të rinjtë që punojnë në call centera janë të vetëdijshëm për aktivitetin që do të bëjnë, por e justifikojnë me fitimin e madh.

“Që në momentin e parë që shkelin aty janë bashkëpunëtorë. Shkojnë me ndërgjegje të plotë. Është legjendë urbane kur thonë se nuk dinë e nuk e kanë idenë. Ne kemi pasur 3 -4  denoncues të  cilët kur marrin përsipër të denoncojnë qëllimi i tyre është të dëmtojë punëdhënësin e tyre për një Pazar të shkuar dëm, bonus që nuk I është dhënë. Madje në një rast denoncuesin që e kemi pasur më potencial ka rinisur punën në Call Center. Pra të rinjtë që bëhen ‘pentiti’ (të penduar) iu mohua ndonjë lekë ose u larguan si të paaftë", u shpreh Koplikaj.

Sot që flasim call centerat tashmë kanë transferuar aktivitetin e tyre në zona periferike të Tiranës.

“Kudo të rinjtë flasin për këto persona që janë pasuruar me call centerat dhe nuk çbëhet me buton, por puna e parë është puna e policisë shmangia nga zonat urbane.  Pas operacionit të dy kullave në qendër të Tiranës shumë nga Call Centera janë zhvendosur në zona periferike”, deklaroi Koplikaj 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?