“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
TIRANË-Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton të jetë tkurrur me 15 përqind, krahasuar me 12 vjet më parë. Të dhënat e Censit, të bëra publike sot nga Instituti i Statistikave, dëshmojnë se numri i banorëve në vend ka rënë me 429 mijë banorë. Profesori i njohur i demografisë, Arjan Gjonçaj, shpjegon se fenomeni i emigracionit shihet si faktori kryesor, së bashku më rënien e shtesës natyrore të popullsisë, si pasojë e uljes së lindjeve. Afro 600 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë larguar që nga viti 2011
Të dhënat e sotme të Censit të popullsisë tregojnë se vendi gjendet përballë rënies më të fortë të banorëve. Nga pak më shumë se 2.8 milionë në vitin 2011, vitin e kaluar popullsia banuese ra në 2.4 milionë, gati 15 përqind më pak, ndërkohë që krahasuar me vitin 1989, Shqipëria ka humbur 1 të katërtën e banorëve të saj.
Arjan Gjonçaj, profesor i demografisë në "London School of Economics”, shpjegon për Zërin e Amerikës, arsyet e këtyre shifrave. “Mesazhi kryesor është që popullsia e Shqipërisë vazhdon të bjerë, dhe me një ritëm më të lartë se më parë, për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë së ulët. Emigracioni mbetet dhe plaga më e madhe”, thotë ai.
Sipas Censit, emigracioni ka ruajtur thuajse të njejtën tendencë si dhe në periudhën 2001-2011, me një mesatare prej 50 mijë personash në vit të larguar, ose 600 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në 12 vitet e fundit. Por, po të njejtat të dhëna, tregojnë se, deri në 2023, afro 108 mijë të tjerë janë rikthyer, ku thuajse 26 mijë, vetëm vitin e kaluar. Sipas Profesor Gjonçajt “me rritjen e mirë të ekonomisë shqiptare, mund të kemi dhe një kthim të trendit pozitiv, madje disa nga ne mendojnë se mund të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme”
Problematike shfaqet shtesa natyrore e popullsisë, me një rënie progresive të lindjeve. Të dhënat paraprake për vitin 2023 flasin për 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje. Krahasuar me vitin 2011 lindjet janë tkurrur me gati 30 përqind, dhe mbi 50 përqind krahasuar me vitin 2001.
Ky fenomen, së bashku me emigracionin dhe rritjen e jetëgjatësisë, po çon në plakjen e popullsisë. Mosha mesatare vitin e kaluar shkoi në 42 vjet e gjysëm, sipas censit, duke u rritur me 7 vite krahasuar me 2011. Të dhënat e Censit tregojnë se një në 5 banorë, është mbi 65 vjeç, ndërkohë që ky raport ishte 1 me 9 në Censin e vitit 2011. “Plakja e popullsisë nuk është fenomen i ri. Ne këtë e dimë. Shqipëria ka shpejtësinë e plaksjes më të madhe në Europë. Dhe plakja vjen si rezultat i emigracionit dhe i rënies së fuqisë punëtore”, vë në dukje profesor Gjonçaj.
Sipas tij, janë dy probleme që duhet të trajtohen lidhur me moshat e treta: “Problemi i parë është kujdesi social. Ne kemi traditë që kujdesemi për prindërit. Por nga ana demografike, nuk ka më fëmijë, ose janë në emigracion ose ka lindshmëri të ulët. Pra nuk ka djem e vajza që të kujdesen për prindërit. Ne nuk e kemi traditë kujdesin institucional. E dyta është kujdesi shëndetësor. Me rritjen e përqindjes së popullsisë në moshën e tretë, ne dimë që me plakjen rriten dhe sëmundjet kronike. Dhe kjo kërkon ose politika parandaluese për sëmundjet kronike, ose të përmirësohet shëndeti terciar që të përballojë sfidat që vijnë nga plakja”.
Të dhënat e Censit sollën dhe një panoramë të lëvizjeve të brendshme migratore, të cilat kanë çuar që gati një e treta e popullsisë të përqëndrohet në qarkun e Tiranës me një rritje me 1.2 përqind krahasuar me 12 vjet më parë, ndërsa vetëm Bashkia e kryeqytetit numëron afro 600 mijë banorë. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me 10 përqind, pasuar nga Elbasani me 9.7 përqind të popullsisë. Ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2.6 dhe 2.5 përqind.
Në ndryshim nga viti 2011, kemi një përmbysje të raporteve meshkuj/femra. Këto të fundit rezultojnë të jenë 50.4 përqind e popullsisë. Ato janë po ashtu në superioritet të ndjeshëm ndaj meshkujve dhe sa i takon formimit universitar. Më shumë se gjysma e femrave kanë përfunduar studimet e larta, kundrejt vetëm 33 përqind të meshkujve.
Sa i takon besimit fetar, të dhënat e censit nuk kanë ndonjë surprizë. Ata që janë deklaruar se i përkasin besimit mysliman janë mbi 1.1 milion, të cilëve u shtohen dhe 116 mijë myslimanë bektashinj. Të krishterët katolikë zënë vendin e dytë me mbi 200 mijë besimtarë, ata ortodoksë pasojnë me 176 mijë, ndërsa 9700 janë deklaruar të krishterë ungjillorë. 10 përqind e popullatës nuk i është përgjigjur pyetjes rreth besimit fetar, e 4 përqind janë deklaruar ateistë./VOA
HIMARË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme fshatin Pilur, të bashkisë së Himarës. Bëhet me dije se se...
pamje nga vendngjarja DELVINË-Një zjarr ka përfshirë periferinë e fshatit Vllahat të bashkia Delvinë, duke djegur ullish...
Jorgo Goro TIRANË- SPAK ditën e sotme ka dërguar në Gjykatë një kërkesë të re duke rënduar pozitat ndaj i...
LAZARAT- Një zjarr ka përfshirë mbasditen e sotme Lazaratin, ndërkohë që në rrezik janë edhe banesat. Gjitha...
Foto ilustruese TIRANË- Me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 75...
TIRANË- Sekuestrimi i pasurive të Kristian Boçit dhe gruas së tij Drilona Boçit ka bërë shumë bujë në pu...
KORÇË- Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premte në Korçë. Bëhet me dije se&nbs...
SHQIPRI- Të dhënat e INSTAT-it për censin e popullsisë kanë zbuluar statusin e qytetarëve të Shqipërisë. Mës...
PUKË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Pukë, ku janë asgjësuar 183 bimë kanabisi. Ndërkoh&eu...
Pajisja e kobaltoterapisë Pajisja e kobaltoterapisë ka hyrë në Shqipëri në vitin 2017, dhe jo në vitin 2020 apo 2021 si&...