BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
TIRANË- Covid-19 tashmë është shndërruar në virozën kryesore të verës, duke prekur të gjithë grupmoshat, por te fëmijët po shfaqet me simptoma më të rënda.
Burimet nga pavijoni i pediatrisë në QSUT pohojnë se këto ditë janë rritur urgjencat dhe shtrimet në spital. Nga tamponi rezulton se shumica e urgjencave në pediatri janë për komplikacionet që ka krijuar Covid-19.
Mjekët në Klinikën e Specializuar të Mushkërive në Tiranë thonë se tani viroza kryesore e stinës është Covid-19. Shenjat e përgjithshme shfaqen me dhimbje të muskujve, fytit, lodhje ose kollë, por zakonisht nuk ka prekje të mushkërive që të kenë nevojë për trajtim me antibiotik.
Të rriturit kanë fituar imunitet nga virusi, pasi shumica janë vaksinuar ose kanë fituar imunitet natyral, por në moshat pediatrike simptomat janë më të rënda.
Foshnjat disamuajshe nuk kanë imunitet dhe duke u përballur për herë të parë me Covid-19, ato po përballen me pasoja pak më të rënda. Virusi ka përhapje të gjerë, por tamponimi është shumë i ulët për shkak të simptomave të lehta.
Pothuajse shumica e urgjencave në pediatri këto ditë të nxehta verë janë krijuar nga Covid-19. Pasi të jenë bërë ekzaminimet dhe tamponimi del se foshnjat ose janë me virus ose post-Covid, pohojnë burimet në QSUT.
Koronavirusi ka krijuar komplikacione te foshnjat, ku disa prej janë shtruar në repartet e reanimacionit. Por për mjekët kjo situatë nuk është shqetësuese, pasi edhe Covid-19 tashmë është shndërruar në një virozë të thjeshtë dhe kështu do të trajtohet në protokollet mjekësore.
Të gjitha virozat në përgjithësi krijojnë simptoma deri në humbje të jetës në grupet vulnerabël të popullsisë. Sidomos gjatë dimrit, të gjitha virozat janë shkaktari kryesor i humbjes së jetës në personat që kanë sëmundje kronike.
Katër vite pasi u shfaq Covid-19, bota po përballet me një barrë më të lartë të sëmundjeve për shkak të dëmeve që krijoi pandemia. Numri i të sëmurëve kronikë shënuan rritje për shkak të Covid-19.
Një pjesë e madhe e personave të prekur nga Covid-19 mbeten të sëmurë kronikë. Pacientët që kanë kaluar rëndë Covid-19 nuk ndihen si më parë, gati edhe një vit pasi kanë kaluar infeksionin.
Tek shumë persona, organet jetësore janë dëmtuar rëndë duke shtruar nevojën për trajtim gjithë jetën. Te një pjesë mushkëria ka pësuar dëmtim të përhershëm, ndërsa tek disa të tjerë është dëmtuar sistemi kardiovaskular, veshkat, kockat dhe sistemi nervor.
Fibrozat në mushkëri Post-Covid, përveçse janë një ngarkesë e re për sistemin, ulin në mënyrë të ndjeshme produktivitetin e jetës te personat e prekur.
Përgjithësisht këta persona nuk përballojnë punë të rënda fizike dhe kanë nevojë për mjekime që zgjasin gjithë jetën, duke u shndërruar në barrë për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor në afat të gjatë./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik, teksa inflacioni mbetet n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta ...
Antonela, Mariela dhe Klea TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e martë në kryeqytet. Me një postim n&...
perplasja THUMANË- Pasditen e sotme u zhvillua proteta e katërt e banorëve të Fushë Krujës, Krujës dhe Thumanës ku ...
pamje nga ngjarja ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në zonën e Ponte San Giovanni t&eum...
foto ilustruese KRUJË- Situatë problematike nga zjarri raportohet në lagjen Boje të Krujës, ku flakët vijojnë të p&...
protesta THUMANË- Ka përfunduar protesta e zhvilluar pasditen e sotme nga banorët e Thumanës, Fushë-Krujës dhe fshatrave p&eu...
zyhdi shehi TIRANË- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në nj&e...
protesta THUMANË- Ka nisur protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, të cilët kërkojnë hyrje-dalje ...
klementin islamaj SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 41-vjeçarin, Klementin Ismalaj i cili akuzohet për vrasj...