Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
DURRËS- Në fund të muajit korrik, Edi Rama hapi përmes një eventi pompoz garën 392 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Shefi i qeverisë lajmëroi se për ndërtimin e kësaj vepre kishin shprehur interes 15 kompani, pjesa dërrmuese e të cilave nga më të mëdhatë në botë.
“Më vjen shumë mirë që ndër kompanitë e interesuara, ne kemi 5, edhe 5 kompanitë e listuara, si 5 më të mëdha në botë që tregon se çfarë interesi ka ky port”, tha Rama.
Tenderi ishte parashikuar të zhvillohej në datën 16 shtator. Por i gjithë procesi rezultoi një dështim pasi në garë nuk u paraqit asnjë ofertë. Qeveria u detyrua të pranonte zyrtarisht dështimin e tenderit në fillim të tetorit, kur Agjencia e Prokurimeve Publike publikoi njoftimin e anullimit. Por ndryshe nga sa ndodh në këto raste, ku pas anullimit, gara shpallet sërish menjëherë, me portin nuk ndodhi kështu.
Cuditërisht, Autoriteti Portual i Durrësit nuk e ridhodhi sërish në tender ndërtimin e Portit. Dy muaj e gjysmë pas dështimit të tenderit të parë, ndërtimi i portit të ri ka hyrë në kalendat greke, i mbështjellë nga një heshtje, e cila hedh dyshime jo të vogla.
Asgjësimi i nyjës më të madhe tregtare të Shqipërisë është një nga aktet më të rënda të sabotimit të ekonomisë kombëtare. Pak rëndësi ka nëse e gjitha kjo ishte e qëllimshme apo aventurë e përfunduar keq nga paaftësia. Në fund rezultati është i njëjtë.
Lënia e Shqipërisë pa portin më të rëndësishëm tregtar i jep në tavolinë ekonomive konkurrente si Greqia apo Mali i Zi një avantazh të madh në rrafshin financiar dhe atë strategjik, ndërsa ekonomisë kombëtare një thikë në zemër.
Përgjatë kësaj kohe qeveria u ka treguar qytetarëve përrallën e bukur me ndërtimin e portit më të madh në rajon, i cili fillimisht nuk do t’u kushtonte asnjë qindarkë qytetarëve dhe më pas do të ndërtohej bashkë me NATO-n. Me sa duket përrallave po u del boja shpejt dhe tani rreziku i madh nuk janë më 1.3 miliardë eurot që qytetarët do të paguajnë për ndërtimin e portit të ri, që Alabbar të fitojë po kaq me resortin që po ngrihet mbi portin ekzistues në Durrës. Tashmë rreziku më i madh është lënia e Shqipërisë pa port fare.
Kjo të ishte një goditje fatale në formën e farsës qeveritare, që sakaq ka ngrënë jo pak para. Procesi i tenderimit të portit të ri në Porto Romano u udhëhoq nga kompania holandeze Royal Haskoning. Qeveria shqiptare përmes një kontratë të veçantë konsulence i dha kësaj kompanie atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit. Për këtë shërbim, qeveria i pagoi 12 milionë euro kësaj me negociata në tavolinë kësaj kompanie, përmes Autoritetit Portual të Durrësit.
Kontrata kontroverse me hollandezës u nënshkrua falë ndryshimit enkas të ligjit të prokurimeve. Por edhe pse qeveria shkallmoi ligjin e prokurimeve, edhe pse i dha kompanisë hollandeze 12 milionë euro, porti nuk duket gjëkundi. Të vetmet që duken haptazi tashmë janë përrallat e qeverisë dhe 12 milionë eurot që u dhanë në tavolinë./ Kapitali
BURREL- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Klos-Burrel, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar. Më...
Foto ilustruese TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pasditen e sotme n&eu...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Një person ka mbetur i vrarë ditën e sotme në Ndroq. Nga raportimet e deritanishme në af&e...
Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Ndroq. Një per...
Foto ilustruese TIRANË- Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Ndroq. Dyshohet se nga t&eum...
NDROQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në fshatin Ndroq të Tiranës, ku humbi jetën Alfred Dedja...
GREQI- Personi që shihni në foto është 46-vjeçari shqiptar, i cili vrau partneren e tij 60-vjeçare me thikë dhe plagosi...
SELENICË- Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin nga Selenica që terrorizoi fshatin mbrëmjen e kaluar pasi n&eum...
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë se po normalizohet furnizimi me ujë nga liqeni i Ujmanit ne veri të vendit, që u nd&eum...
LEZHA- Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kanë protestuar kundër dhunimit të të drejtave t&eu...