AKTUALITET

Detaje/ Goditi policin që e shoqëronte në dhomë, efektivi qëlloi në ajër

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 14:50

Detaje/ Goditi policin që e shoqëronte në dhomë, efektivi

Arratisje në spitalin e Durrësit. Altin Ndoci, në burg prej majit 2020 me urdhër të SPAK, ishte shoqëruar për vizita mjekësore. I burgosuri ka goditur efektivin dhe është larguar me shpejtësi. 5 efektivë e shoqëronin, njëri shofer. 2 efektivë shkuan brenda në spital dhe 2 ishin te furgoni

Është arratisur ditën e sotme nga reparti i Infektivit në Spitalin e Durrësit i burgosuri Altin Ndoci, i cili që prej vitit 2020 mbahej i izoluar në IEVP Durrës me urdhër të SPAK.

Altin Ndoci është shoqëruar nga 5 efektivë të burgjeve, njëri prej tyre shofer, për të kryer një vizitë mjekësore, e cila ishte e planifikuar. Vizitat e të burgosurve bëhen në një sektor të posaçëm në Spitalin e Durrësit.

2 prej efektivëve që e shoqëronin janë futur brenda në ambientet e spitalit. Altin Ndoci u ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe është shoqëruar nga policia e burgjeve. Pasi ka dalë nga tualeti, ka goditur me grusht një prej efektivëve dhe është larguar me vrap nga kati i 3-të duke zbritur nga shkallët.

Efektivi i cili është goditur, ka vrapuar pas tij dhe ka qëlluar në ajër në oborrin e spitalit të Durrësit për ta trembur, por Altin Ndoci ia ka mbathur. Ka dyshime se Ndoci ia ka mbathur në drejtim të zonës së Spitallës.

Në një deklaratë paraprake, Drejtoria e Burgjeve tha se pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

Burimet shpjegojnë se i arratisuri ka qëlluar policin që e shoqëronte në dhomë dhe është larguar me shpejtësi nga kati i tretë i infektivit duke zbritur nëpërmjet shkallëve.

Në parkimin e spitalit e priste një Audi luksoz A7 dhe më pas janë larguar në drejtim të Spitallës. 

“Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratë.

Ndoci akuzohet për masakrën e Bradsheshit ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibejt, si edhe për vrasjen e Andi Zylifit dhe Ardit Uruçit. Ai dyshohet se është pjesë e grupit të Çopjave. Sakaq, në zona të ndryshme të qytetit janë ngritur postoblloqe.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?