
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen tragjike të 19-vjeçares shqiptare, Myrto, e cila humbi jetën dy ditë më parë në Kefaloni të Greqisë.
Sipas mediave greke, një mik i afërt i saj ka treguar për Protothema se e reja ishte një vajzë e qetë, e dashur dhe plot mirësi, ndërsa ende e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e saj.
Ai ka zbuluar edhe një detaj tronditës pasi nëna e 19-vjeçares, e cila punon si infermiere me kohë të plotë në spitalin e Kefalonisë, është thirrur në urgjencë natën e ngjarjes, pa e ditur se pacientja që do të haste ishte vajza e saj. Aty ajo është përballur me skenën më të rëndë, duke parë të bijën pa shenja jete.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë zbuluar prova të para nga dhoma e një hoteli me qira në Argostoli, ku e reja kishte qëndruar më herët, përfshirë njolla gjaku dhe sende personale.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona të moshës 22, 23 dhe 26 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, ata kanë qenë me 19-vjeçaren në orët para tragjedisë dhe dyshohet se është konsumuar kokainë.
Raportohet se fillimisht ajo ka shkuar në një hotel në Argostoli rreth mesnatës së së hënës me të dashurin e saj 23-vjeçar. Më pas, dyshohet se është përdorur lëndë narkotike, ku është përfshirë edhe 26-vjeçari, i cili ka sjellë sasi kokaine dhe është larguar e rikthyer sërish.
Pas disa orësh, 19-vjeçarja ka humbur ndjenjat. Sipas të dhënave hetimore, të rinjtë e kanë transportuar atë pa ndjenja në një shesh dhe më pas e kanë braktisur aty.
Pak më vonë, ajo është gjetur nga ekipet e emergjencës EKAB dhe është dërguar në spitalin e ishullit, ku është konfirmuar vdekja e saj.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Prill14:46
U braktis nga shteti, amaneti i mësuesit hero për politikanët
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën, ku mësuesi Alban Bejleri ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku k...
AKTUALITET
17 Prill14:44
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e tregtimit të naftës dhe benzinës në vend.
Në vendimin e marr&eum...
AKTUALITET
17 Prill14:35
Denoncimi i qytetarit: Autoboti shkarkon ujërat në fushën ku luajnë çdo ditë fëmijët
Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Yzberishtit, në Tiranë pasi ka parë një autobot ...
Piranjat News
AKTUALITET
17 Prill14:23
26-vjeçari pranon se bleu drogën: Mendova se vajza shqiptare kishte një krizë epileptike
Ka përfunduar kërkimfalja e peshëngritësit 26-vjeçar, i cili u arrestua së bashku me dy persona t&eum...
AKTUALITET
17 Prill14:27
Mbyllën qenin në ballkon dhe ikën drejt Greqisë, zjarrfikësit ndërhyjnë dhe shpëtojnë kafshën shtëpiake në Vlorë
Një tjetër rast keqtrajtimi të kafshëve shtëpiake është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një qen prej pes...
AKTUALITET
17 Prill14:10
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit
Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin e rënë te pallati 12 kat...
AKTUALITET
17 Prill14:07
Adoleshenti futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion në Tiranë, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Një 17-vjecar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vj...
AKTUALITET
17 Prill13:57
Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk në vendin tonë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Shqi...
AKTUALITET
17 Prill13:45
Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetim...
AKTUALITET
17 Prill13:30
Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, gjykata liron inxhinierin, administratorin dhe dy të arrestuarit e tjerë
Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme, 17 prill, nga qelia katër të arrestuarit për zjarrin që ra pak ditë më par&...