Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Është gjetur trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos.
Raportohet se 39-vjeçari Klodian Kulla u hodh nga ura rreth orës 23:40 dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Si pasojë e terrenit të vështirë, gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina u bë pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
KUSH ISHTE NEHAT KULLA
Nehat Kulla ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm më 16 Qershor 2020 në moshën 67- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Nehat Kulla la qelinë e burgut më 13 korrik të vitit 2019, pas përfundimit të dënimit me 20 vite burg.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Kavajës për vrasjen e ish-shoferit të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Halit Shamata, në vitin 1998. Gjatë vitit 2018, “gjenerali” kishte bërë kërkesë për lirim të parakohshëm, por më vonë u tërhoq.
Përgjatë viteve të dënimit, Kulla kishte përfituar edhe nga uljet e dënimit bërë ndër vite. Ai qëndronte në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që kishte marrë, e kishte plotësuar dënimin prej 20 vitesh.
VRASJA
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, që në vitin 2010 la në fuqi vendimin e dy shkallëve të tjera të gjyqësorit, që e dënuan Nehat Kullën me 20 vite burg, thuhet se ngjarja ka ndodhur në datën 28.07.1998.
Më tej, në vendim sqarohet se rreth orës 15:15, te hoteli i shtetasit Halim Gjuzi, i ndodhur në Golem, ka shkuar vëllai i tij, i quajtur Saimir Gjuzi, i cili i ka kërkuar Halimit të çonte shtetasin italian Marcelo Cassavola dhe të fejuarën e tij shqiptare, Edlira Sherifi, te sheshi i trageteve. Shtetasi Halim Gjuzi ka marrë mjetin e tij dhe dy personat që do çonte në sheshin e trageteve, të cilët janë ulur në sediljen e pasme, si dhe shtetasin Xhevat Çaça së bashku me vajzën e vogël të tij (të Halim Gjuzit), të cilët kanë zënë vend në sediljen e parë të pasagjerit.
Te kryqëzimi i Golemit, pas manovrimit të bërë nga drejtuesi i automjetit Halim Gjuzi, i cili është lejuar nga drejtuesi i një autobusi të kalojë, në momentin që po kalonte në pjesën e përparme të autobusit në drejtim për në Durrës, një automjet tip “Chevrolet” me targa ushtarake ka ardhur “me shpejtësi skëterre”.
Mbas manovrimit të kryer nga shtetasi Halim për të shmangur ndonjë përplasje, të dyja automjetet janë gjendur paralel me njëratjetrën. Kur shtetasi Halim Gjuzi i është drejtuar drejtuesit të mjetit tip “Chevrolet” me thëniet “avash or vëlla, se na more mar”, ky i fundit (drejtuesi i mjetit “Chevrolet”) i është përgjigjur me fyerje dhe në përplasje e sipër me fjalë ka nxjerrë pistoletën, duke i thënë se “dashke sqarim ti”, i ka gjuajtur menjëherë me pistoletë viktimës Halim Gjuzi, i cili ka rënë në tokë, ndërsa personi që i gjuajti me pistoletë ka xhiruar gomat e automjetit dhe është larguar në drejtim të Kavajës.
“USHTRIA” E NEHATIT
Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998, që në atë kohë njihej si “ushtria” dhe vetë Nehati njihej si “gjenerali”.
Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë, ai së bashku me familjarë e miq të tij, mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës, për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.
Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, Nehati arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme. I ashtuquajturi “gjeneral” kishte grabitur edhe një kamionçinë ushtarake tip “Chevrolet” me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.
Të paktën në atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë.
Nexhi është një nga ato nëna që vendosi të thyejë heshtjen. Pas viteve të dhunës fizike dhe presionit psikologjik...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Nd...
Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me m...
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra punonjës të administratës morën lejet vjetore për t’u ang...
Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme (8 dhjetor) rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, përgjat&eum...
Gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për rritjen shqetësuese të dhunës mes të miturve dhe mungesën e reagimit institucional p&eu...
Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mot...
Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së Partisë Demokratike të mbajtur para Kryeministrisë. Teksa protest...
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë deklarata tronditëse lidhur me mënyrën se si të miturit po p&e...