Gjykata e Apelit i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Këshillit të Lartë Gjyqësor që të plotësojë vakancat me gjyqtarë.
Në shkresën që Top Channel e disponon, kërkesa është firmosur nga këshilli i kësaj gjykate, në të cilën gjykohen të gjitha çështjet penale në rang vendi, duke ngritur shqetësimin për atë që e quajnë si kushte të papërballueshme fluksi.
Gjykata e Apelit ka aktualisht në detyrë – thuhet në këtë shkresë – 31 gjyqtarë, ndërkohë që harta e re parashikon 78 gjyqtarë.
Apeli gjendet midis numrit të lartë të konflikteve gjyqësore që regjistrohen dhe numrit të pakët të gjyqtarëve, ku bëhet fjalë për çështje të vështira pronësie, penale në të gjithë territorin, dhe që kanë ndjeshmëri dhe kompleksitet të lartë – faktorë këta që cenojnë seriozisht funksionalitetin e kësaj gjykate, theksohet në dokument.
Po ashtu, në kërkesë konsiderohet si imediate nevoja për të asistuar çdo gjyqtar me dy ndihmës ligjorë, për sa kohë një gjyqtar shqyrton mesatarisht 379 çështje, ndërsa stoku tanimë ka kapërcyer shifrën e 44 mijë të tilla.
Sipas shkresës, ky stok u shkaktua nga mungesa e gjyqtarëve, çka solli pritje të gjata të qytetarëve për gjyqet.
Apeli mbeti e vetmja gjykatë në shkallë vendi pas aplikimit të hartës së re gjyqësore dhe menjëherë me zbatimin e vettingut, edhe kjo shkallë u prek nga stoku, ashtu siç kishte ndodhur më herët me Gjykatën e Lartë.
Në apelin e Apelit i numërohen KLGJ-së edhe pasojat që po shkaktohen nga stoku, si gjyqe të stërzgjatura, rreziku i shuarjes automatike të masave, me ndikim në cenimin e parimit të shqyrtimit brenda afateve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shtator21:41
Aksidenti tragjik në Peqin, reagon Policia e Elbasanit. Pamje nga vendi i ngjarjes
Policia e Elbasanit reagoi pas aksidentit tragjik që i mori jetën një 58-vjeçari, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja...
AKTUALITET
25 Shtator21:30
Ish-kandidati për deputet i përmend me emra: Si dy 2 vëllezërit Veliaj dhe Mazniku ofronin shërbime seksuale
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Ve...
AKTUALITET
25 Shtator21:26
Skenë horror/ Aksidenti tragjik i shkakton vdekjen e menjëhershme 58-vjeçarit
Aksidenti i mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, shënjoi një skenë tragjike.
Punëtori i pastrimit i identifiku...
AKTUALITET
25 Shtator21:20
Aksidenti në rrugën e Portit në Durrës, 24-vjeçari përplas me makinë të moshuarin
Një i moshuar u aksidentua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Portit në Durrës. Policia tha se një automjet drejtuar nga një 2...
AKTUALITET
25 Shtator20:45
Aksident i rëndë në Elbasan, përplaset për vdekje punëtori i pastrimit (Emri)
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Një furgon është përplasur me nj...
AKTUALITET
25 Shtator20:36
Rrjet i gjerë i shpërndarjes së prodhimit dhe shpërndarjes së drogës, këta janë shqiptarët e dënuar me 40 vite burg në Britani
Shtatë burra janë dënuar me burgim me një total prej gati 40 vitesh, pasi u dënuan për përfshirje në një rrjet t&...
AKTUALITET
25 Shtator19:21
Udhëtoi me shpejtësi ekstreme, i riu shqiptar dënohet me 10 vite burg. Çfarë ndodhi (Emri)
Gjykata e Kurorës në St Albans ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin shqiptar, Erald Kamberi, pasi shkaktoi një aksident me pasoj&eum...
AKTUALITET
25 Shtator18:18
Takimi i politikanëve të lartë dhe mafies në ishullin Aruba/ Gazetari Trocchia: Ka biseda të përgjuara, përmendet Rama
“Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, ...
AKTUALITET
25 Shtator17:57
Gazetari investigativ: Mafia shqiptare është e strukturuar, ka shumë para e lidhje të fuqishme me politikën! Kontrollojnë sistemin
Gazetari investigativ Nello Trocchia ka bërë një skaner të mafias shqiptare e cila është e strukturuar me qeliza të n...
AKTUALITET
25 Shtator17:52
Rreth 4 kg kokainë dhe një 'komedinë' me para, si u arrestua trafikanti shqiptar
Gati katër kilogramë kokainë, njëqind gramë hashash dhe më shumë se 17,000 euro të sekuestruara, me një trafikant d...