Parlamenti i Kosovës zgjedh presidenten e re të vendit. Kush është Justina Shiroka Pula
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente. Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente. Kandidatja e propozuar nga Albin Kurti k...
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adi Hila. Nëpërmjet një rea...
Guardia di Finanza ka përfunduar, në det të hapur pranë brigjeve të Brindisit, një tjetër operacion të rëndësi...
Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të vjetra, seritë e të cilave ishin regi...
Qyteti Viareggio është i tronditur pas ndarjes nga jeta, në moshën vetëm 24-vjeçare, të Giulia Stefës. Katër vite...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar trazira me një video-premtim për dreka falas në shkollë për t...
Sot shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje publike Rusisë të martën që të sigurojë transparenc&e...
Një vepër arti me vlerë disa milionë euro, me një kopertinë masive prej bronzi të projektuar nga Salvador Dali, ësht&eum...
Vdekja e një gruaje 28-vjeçare që punonte në një laborator kundër murtajës në Rusi po ngre shqetësime rreth asaj ...

Nganjëherë pasioni për leximin të çon aty ku nuk e kishe menduar. Hap një libër për t’u larguar pak nga bota, për t’u humbur mes fjalëve të një shkrimtari romantik… dhe papritur, mes një fjalie, një përshkrimi a një personazhi, gjen diçka nga vetja. Çuditërisht, libri që duhej të ishte një strehë, bëhet pasqyrë. Faqet vazhdojnë të kthehen, fjalët vazhdojnë të rrjedhin, por ti nuk je më thjesht lexues, je dëshmitar i njç ngjarjeje emocionale të jetës sate. Endesha në mrekullinë e Giacomo Leopardit “L’Infito”, ku bashkëjetesa e artit me meditimin filozofik shprehet me harmoninë dhe muzikalitetin e vargjeve: Sempre caro mi fu quest’ermo colle…
…Gjithmonë e dashur, Për mua ka qënë kjo, Kodër e vetmuar e ky gardh shkuresh, Që shikimin drejt horizontit, më të largët, më pengon, Por, ndërsa rri e vështroj, përfytyroj hapësira të pafundme përtej saj, heshtje mbinjerëzore dhe qetësie të thellë…
Kështu ato vargje mund të të prekin pikërisht plagën, ku askush tjetër nuk kishte arritur, ku s’kishte mbërritur as ëndrra, prekin një derë të mbyllur brenda teje, e hapin befas, pa trokitur dhe fjalët i japin fytyrë kujtesës… Dhe atëherë, një ngjarje e hidhur e së shkuarës rikthehet mes mjegullës me gjithë peshën e saj. Jo si kujtim i largët, por si një dhimbje që kishte mësuar të heshtte.
DITA E KRISHTLINDJES
Ishin ditë pranë Krishtlindjes, ato ditë të veçanta kur gëzimi duket sikur ecën krah për krah me nostalgjinë dhe kujtimet e largëta trokasin më fort në portën e shpirtit. Në mbrëmje, pasi isha marrë me të rejat shkencore mjekësore në laptop, u ulëm me time shoqe, për të ndjekur një film grek mbi jetën dhe artin e piktorit të madh El Greco. Në ekran shpaloseshin ngjyrat e thella të pikturave të tij, dritë e hije, tokë e qiell, ndërsa jashtë nata e dimrit kishte mbështjellë gjithçka me heshtjen e saj. Papritur, zilja e pandërprerë e celularit më shkëputi nga filmi. Pashë numrin, ishte telefonata e ishmësuesit tim të gjimnazit, Tanush Frashërit, nga Austria.
Bisedat e shpeshta telefonike me të ishin kthyer, siç thoshte ai me humor, në “simpoziume arti e kulture”. Flisnim gjatë, për gjithçka: për artin, letërsinë, shkencën, historinë, njerëzit dhe kohën që ikte. Dhe gjithmonë me atë kënaqësinë e veçantë që të fal një bisedë me një mik të vjetër, ku fjalët nuk kanë nevojë të kërkojnë rrugën, sepse e njohin prej kohësh njëra-tjetrën. Më uroi për Krishtlindjen, por zëri i tij atë mbrëmje ishte ndryshe. Kishte në të, një trishtim të përmbajtur, një drithërimë të largët, si të kishte udhëtuar përmes shumë vitesh e shumë kujtimesh, për të mbërritur deri tek unë. “Dëgjo, i dashur doktor, miku im… Me meloditë dhe ngjyrat e Krishtlindjes, më vjen ndërmend një episod i dhimbshëm nga burgu i Spaçit, në vitin 1972”. Dhe, ndërsa në ekran El Greco vazhdonte të pikturonte dritën e tij të përtejme, unë mbeta pa fjalë. Krishtlindja, me dritat, këngët dhe ngrohtësinë e saj, kishte hapur papritur një derë tjetër, një derë drejt një kohe të ftohtë, të errët, ku gëzimi nuk kishte ngjyra dhe ku kujtimet e dhimbshme mbeteshin gjatë në shpirt…”. I dashur mik, ndonjëherë, në ditët e festave, kujtesa nuk na sjell jo vetëm atë, që kemi dashur të kujtojmë. Ajo sjell edhe atë që koha nuk ka mundur ta fshijë..
BISEDA NË BURG E MESHKALLES ME FRASHERIN
Ishin ditët para Krishtlindjes. Na nxorën për ajrim, në atë pajtozin e mirëpritur, atë copëz të vogël hapësire që, për një të burgosur, ngjante me një lloj parajse. Aty, për pak çaste, njeriu mund të takohej me atë që i mungonte më shumë: me atë pak liri, me ajrin e pastër, me dritën. Ecnim secili në ritmin e vet, në atë ritual pothuajse të heshtur, ku hapat flisnin më shumë se fjalët. Herë pas here, aty-këtu, dëgjohej ndonjë zë i mekur, një fjali e shkëputur nga heshtja dhe që, sapo lindte, dukej sikur druhej të vazhdonte. Veçmas nga të tjerët ecte një mesoburrë, i thatë me syze. Kishte një krenari të qetë në qëndrimin e tij, një ftohtësi në portret, të cilën e zbutte vetëm një mirësjellje e natyrshme, thuajse fisnike. Ishte Atë Pjetër Meshkalla. E pashë dhe, pas një çasti ngurrimi, iu afrova. -Mirëdita, Atë Pjetër. Mund t’ju shoqëroj? Ai mbeti për pak i befasuar. Pastaj uli sytë mbi tokë, sikur kërkonte aty fjalët e duhura dhe m’u përgjigj me një zë të ulët: -Po, zoti Frashëri… Por nuk keni frikë? Unë konsiderohem i rrezikshëm. Prandaj jam i vetmuar. Fjalët e tij mbetën për një çast pezull mes nesh. Unë buzëqesha. Është nder për mua t’ju shoqëroj. Dhe vazhduam të ecnim. Dy njerëz, në një copëz të vogël ajri e drite, mes mureve që ndanin jetën nga liria.
Ai ecte me vetminë e tij, unë me heshtjen time, ndërsa mbi ne, si një kujtim i largët i një bote tjetër, rrinin ditët e Krishtlindjes. Z.Frashëri, kam dëgjuar për juve. Di që keni pasion për librat dhe për letërsinë. Cilin shkrimtar keni për zemër? Unë, mbasi u mendova pak, i thashë: -Mua më mbetet mbresëlënëse, vepra poetike e Giacomo Leopardit. Ai bashkon sentimentin njerëzor me bukuritë e jetës dhe e nxit njeriun të përballet me realitetin që jeton. Kleriku françeskan ndaloi për një çast. Drejtoi shikimin nga ajo pëllëmbë qielli mbi ne, rrethuar nga malet, mblodhi dorën grusht, i ndryshoi fytyra dhe, me një zë të brendshëm, citoi në italisht: “Sempre caro mi fu quest’ermo colle…”. Dhe unë, tha profesori, i magjepsur, si pa kuptuar vazhdova:… Dhe më vjen ndër mend përjetësia, epokat e së shkuarës… Ndërsa At.Pjetri vazhdoi në sinkron:… Si dhe koha e gjallë e së tashmes me tingujt e saj… Po të lexosh formulimin e De Sanctis për Giacomo Leopardin, nuk mund të mos befasohesh: “Ai krijoi poezinë e dhimbjes; një poezi që nuk beson te përparimi, por që të bën ta dëshirosh atë; që nuk beson te liria, por që të mëson ta duash”. Në këtë paradoks të fuqishëm qëndron madhështia e poezisë së Leopardit: edhe atëherë kur shpresa duket e pamundur, vargu i tij zgjon brenda nesh dëshirën për të; edhe kur liria vihet në dyshim, poezia na bën ta ndiejmë atë si një nevojë të thellë të shpirtit.
Mandej bëri një pauzë, ndryshoi shprehjen e fytyrës dhe i shqiptoi me forcë fjalët: -Ku janë tingujt e saj? Ajo, këtu është një kakofoni torturuese… Por nuk u shkëput nga mendimi. Pastaj tha: -Z. Tanush, kujdes këtu… edhe ajri ka veshë. Mbeteni një figurë admiruese, vazhdoi profesori,-”condannato eternamente”, por dhe “engjëll i burgjeve”… At Pjetër Meshkalla kaloi gishtat që i dridheshin në mjekër, tundi kokën, mandej fiksoi gishtin tregues mbi skeletin e syzeve dhe vazhdoi: Ç’mund të bëjë një engjëll në mbretërinë e demonëve? Shih përreth… këtu as lulet nuk guxojnë të çelin, as zogjtë nuk e gjejnë melodinë e këngës. Edhe drita e diellit ndalet në shpatet e malit, sikur të ketë frikë të hyjë në këtë vend. Këtu, edhe shpresa duket si një mëkat. Midis nesh fliste heshtja. Në atë çast u dëgjua zëri i oficerit të rojës, i cili njoftoi se, Tanush Frashërin e kërkonin në takim. Pas nostalgjisë së takimit, mësuesi u trishtua mes një emocioni të thellë. Mori në dorë një torbë të vogël dhe, me një gjest të heshtur, i bëri shenjë françeskanit ta shoqëronte. U futën në qeli. Pas pak ftuan edhe një klerik tjetër dhe shtruan sofrën, të thjeshtë e të ngrohtë, me asortimente të përgatitura nga duart e nënës dhe të bashkëshortes. Ato duar që dinë ta bëjnë edhe një copë bukë, të duket si një kujtim i shenjtë.
KRISHTLINDJA DHE DREKA NË QELI
Në fillim, Atë Pjetri uli kokën dhe bëri një lutje të përshpirtshme. Pastaj ngriti sytë nga Tanushi dhe tha, me zë të dridhur: -Zoti Tanush, kjo është një mrekulli e Atit të Shenjtë. Dreka, sot bie pikërisht në ditën e Krishtlindjes, një drekë e ndaluar… Fjalët iu prenë në mes. Emocioni nuk e la të vazhdonte. Për një çast, heshtja u bë më e fuqishme se çdo fjalë. Ishte sikur në atë qeli të vogël të kishte hyrë, bashkë me aromën e ushqimit, edhe një copëz nga një botë e humbur, nga katedralja, nga shtëpia, nga njerëzit e dashur dhe nga ditët që nuk kthehen më. Në fund, e ëmbëlsuan hidhërimin me nga një copë kek me gështenja e fruta. Ishte një ëmbëlsi e vogël, por mjaftonte për t’i dhënë asaj dreke një shije kremtimi.
Atë Pjetri heshti pak, pastaj foli ngadalë, sikur po zgjidhte me kujdes tingujt e një kujtimi: Na mungon një Requiem i Mozartit… apo Chaconne-ja e Bach-ut… Mbase edhe Sonata nr. 32 e Beethovenit… U ndal, dhe pa Tanushin. -Apo jo, Tanush? Fytyra e mësuesit u ndriçua. Në sytë e tij shkëlqeu një kënaqësi e papritur, sikur muzika, pasioni i tij, të kishte hapur menjëherë një dritare në atë qeli. -Nuk do të thosha jo edhe për Simfoninë nr. 9 të Beethovenit, shtoi ai, për atë vepër monumentale… Dhe për një çast, qelia nuk dukej më si qeli, e humbi formën. Nëpërmjet fjalëve të tyre, nëpërmjet Mozartit, Bach-ut e Beethovenit, muret sikur u larguan dhe ajri u mbush me tinguj të padëgjuar. Ishte një çast i shkurtër lirie, një grimë drite në mes të hidhërimit. Ati françeskan entusiazt vazhdoi: Kjo drekë nuk shpreh vetëm një dhuratë zemre, as vetëm një gjest mirësie, por dhe një formë e thellë të empatisë. Mund të na kenë burgosur trupin, por jo shpirtin; mund të na kenë mbyllur dyert, por jo mendimin, njerëzoren nuk mund ta burgosin.
Ju, mësues mesa di, jeni i besimit mysliman, respektoni besimin e tjetrit, pa pasur nevojë ta bëni tuajin. Po i kujtoni një të burgosuri, një françeskani, se edhe këtu, ku njeriu rrethohet nga mure, ka ende njerëz që nuk e kanë humbur dinjitetin. Ju faleminderit. Por papritur u dëgjuan hapa. Të gjithë heshtën. Koha e tyre ishte mbaruar. U ndanë pa shumë fjalë, por me atë kënaqësi të rrallë që lë pas një kremtim i përbashkët. Një drekë e thjeshtë, disa kujtime, pak muzikë e folur dhe një copë kek me gështenja, aq sa për ta bërë atë ditë të mbetej gjatë në kujtime, e në zemër… Në atë moment nga telefoni u dëgjua një psherëtimë e thellë. Profesori bëri një pauzë të shkurtër dhe vazhdoi: Kështu kërkonim të gjenim ndonjë çast për të shkëmbyer mendimet. Pas dy vjetësh, klerikët i larguan dhe i çuan në një tjetër burg. E ndiqja me shikimin tim portretin e tij, që po largohej dhe mendoja, kur fati të vendos përkrah njerëzve të tillë dhe burgu bëhet shkollë. Kështu unë e humba atë… Mbeta vetëm, i mbyllur në mendimet dhe meditimet e mia.
KUR VIZITOVA ATË PJETËR MESHKALLËN
-Profesor, e ndërpreva unë, erdhi momenti t’ju surprizoj. Ju e humbët, por e gjeta unë. Për një çast ra heshtje.-Vërtet? E çuditshme, si ndodhi… Dhe unë vazhdova t’i tregoja: Atë Pjetër Meshkallën, rreth viteve ’80, e internuan në një fshat të Vlorës. Në atë kohë unë punoja si okulist, në Spitalin Rajonal. Ishte një ditë vere, në mesditë, kur më telefonuan për një urgjencë. Mora autoambulancën dhe u nisa menjëherë drejt spitalit. Aty pashë një burrë të moshuar, të dobët, me syze dhe me një fytyrë të pjekur nga dielli. Ajo që të binte menjëherë në sy ishin sytë e tij: të dy krejt të skuqur, të lodhur. Në të dyja anët e tij qëndronin dy burra me rroba gri, me fytyra të ftohta dhe vështrime të ngrira. Ishin operativi i zonës dhe një oficer operativ i Degës. Pasi më dhanë disa shpjegime, e shoqërova të sëmurin në dhomën e vizitës.
Njëri prej tyre më kërkoi, që dera të mos mbyllej plotësisht gjatë vizitës. Mbeta për një çast i habitur. Ishte një kërkesë e pazakontë, por nuk kisha ç’të bëja. E lashë derën gjysmë të hapur dhe iu përkushtova pacientit. Ai më shpjegoi se kishte dhimbje dhe lotim të vazhdueshëm të syve dhe se nuk e duronte dot dritën, sidomos me syrin e djathtë. E vizitova me kujdes. Pas ekzaminimit, vendosa diagnozën dhe fillova mjekimin. Atëherë, me një zë shumë të ulët, pothuajse një pëshpërimë, ai më tha: Doktor, unë jam Atë Pjetër Meshkalla. Mbeta i shtangur. Për një çast më dukej sikur gjithçka rreth meje kishte ndaluar. Pikatorja që mjekoja, desh më ra nga dora. E njhja emrin e tij. Kisha lexuar dhe dëgjuar shumë për të. Për vite me radhë ushqeja në heshtje një ndjenjë të thellë respekti dhe admirimi për atë figurë, për atë njeri që kishte mbetur i palëkundur në bindjet e tij, pavarësisht gjithçkaje që kishte përjetuar. Dhe tani, krejt papritur, ai ndodhej përballë meje. I moshuar, i dobët, me sytë e përflakur nga dhimbja, por me një qetësi të çuditshme në fytyrë. Pasi përfundova mjekimin, i futa fshehurazi në xhepin e xhaketës disa ilaçe, që të mund t’i përdorte edhe më pas. Ai më pa dhe, me atë të folurën e tij të ngadaltë, e të qetë, më tha: “Doktor, faleminderit. Nuk doja të vija, por dhimbjet dhe lotimi më pengonin të lexoja. Pa leximin… nuk mund të rroj”. Ato fjalë më prekën thellë.
E pashë me admirim. Pa menduar gjatë, i përkëdhela lehtë flokët, me një gjest të thjeshtë, njerëzor, sikur të doja t’i përcillja me atë prekje, gjithë respektin që nuk mund ta shprehja me fjalë. Fillova të shkruaja recetën. Në atë çast, njëri prej operativëve bëri një hap drejt meje. U afrua dhe, me zë të ulët, më tha: Vër emrin tim në recetë! Ai nuk e dinte se unë tashmë ia kisha mësuar emrin. E përfundova recetën dhe lashë porosi që pacienti të vinte përsëri për kontroll pas një jave. Por ai nuk u duk më, nuk e di nëse pati apo jo mundësi të rikthehej. Kështu ai takim nuk u largua kurrë nga kujtesa ime. Përkundrazi, mbeti aty, si një nga ato kujtime që koha nuk i zbeh. Ndjeva një kënaqësi të veçantë dhe, njëkohësisht, një krenari të heshtur që, qoftë edhe për pak minuta, kisha mundur t’i shërbeja atij njeriu. Atij njeriu që deri atëherë e kisha njohur vetëm përmes librave, rrëfimeve dhe fjalëve të të tjerëve. Atë ditë, për herë të parë, e pata përballë. Dhe nuk ishte më vetëm një emër. Ishte një njeri, një njeri i moshuar, i lodhur e i përndjekur… Dhe ndoshta, në atë çast, pa e kuptuar as vetë, i dhashë mundësinë të vazhdonte të bënte atë që për të ishte më shumë se një zakon: të lexonte, të mendonte, të meditonte… të jetonte. Ky takim më mbeti gjatë në mendje. Dhe këto takime, sado të shkurtra, mbeten me ne për gjithë jetën. Vite kanë kaluar që nga ajo ditë, por sa herë e kujtoj, më duket sikur ende shoh atë shikim, ata dy sy të skuqur pas syzeve. Atë ditë unë mjekova sytë e Atë Pjetër Meshkallës. Por, pa e kuptuar, ai më mësoi mua të shoh, të shoh përtej ngurimit, përtej heshtjes. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse disa njerëz nuk largohen kurrë prej nesh. Ata ikin nga jeta jonë, por mbeten përgjithmonë në dritën e kujtesës, si jehonë e një mesazhi, që nuk heshti kurrë./Memorie.al
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk parashikohen reshje sh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar në fazën e dytë të garës së Korporatës së...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme. Projekt-rregul...
Era e fortë e kanabisit ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një plantacioni të madh të kultivimit të drogës n...
Vijon tubimi i qytetarëve edhe sot në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit kanë shkuar përpara Komisariatit numër ...
Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksin rrugor “Elbasan-Peq...
Protstuesit kanë lënë edhe ditën e sotme një mesazh të shkruar në bulevardin para Kryeministrisë. Këtë her&eu...
Ka nisur në Durrës zbatimi i skemës së re të parkimit me pagesë në disa prej rrugëve të qytetit dhe në tre she...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–El...
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes shefin e Komisariat...