I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHKUP- Festimet për 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut janë shoqëruar me incidente. Një prej tyre ishte dhe heqja e flamurit shqiptar nga policia maqedonase. Lidhur me veprimet e policisë atje ka reaguar edhe partia shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut "Bashkimi Demokratik për Integrim", ku kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Punëve të Brendshme.
Në reagimin e BDI në Facebook, thuhet se dorëheqja e ministrit kërkohet për shkak të ndërhyrjes së policisë gjatë festimeve të mbrëmshme të Ditës së Flamurit Shqiptar. Sipas tyre kjo qasje është e papranueshme dhe minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, duke thelluar ndarjet dhe tensionet në shoqëri.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të ndërhyrjes së paprecedent dhe të pajustifikuar të policisë gjatë festimeve të mbrëmshme të Ditës së Flamurit Shqiptar. Kjo ndërhyrje jo vetëm që pengoi një manifestim paqësor dhe tradicional të shqiptarëve, por gjithashtu shkaktoi tensione dhe incidente të panevojshme që kanë dëmtuar harmoninë ndëretnike në vend.
Për më tepër, sot jemi dëshmitarë të një qasjeje selektive dhe të njëanshme nga ana e institucioneve të rendit. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë që dogjën flamurin shtetëror janë ndaluar dhe ndëshkuar, ata që dogjën flamurin shqiptar mbeten të pandëshkuar. Kjo qasje diskriminuese dhe e padrejtë është e papranueshme dhe minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, duke thelluar ndarjet dhe tensionet në shoqëri.
Ministri i Punëve të Brendshme ka dështuar të garantojë qasje të drejtë dhe profesionale ndaj incidenteve, duke treguar paaftësi dhe mungesë përgjegjshmërie për të trajtuar situatat ndëretnike me kujdesin e duhur. Për këtë arsye, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e tij. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, si dhe ndaj ruajtjes së bashkëjetesës dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të tolerojmë që institucionet e shtetit të përdoren për politika diskriminuese që cënojnë të drejtat e qytetarëve dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Më herët po ashtu BDI, përmes një tjetër reagimi në rrjetet sociale, lajmëruan një tjetër incident, atë të djegies së flamurit të Shqipërisë. Në komunikatë ata gjithashtu u bënin thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
"Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe dinjitetit të popullit shqiptar. Këto veprime provokuese dhe të mbushura me urrejtje janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sërishjen ndëretnike dhe stabilitetin e vendit tonë. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë, e cila, sipas informacioneve të deritanishme, ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidentet, ndërsa ata që dogjën flamurin shqiptar nuk janë ndëshkuar. Ky trajtim i pabarabartë jo vetëm që minon besueshmërinë e institucioneve, por edhe thellon mosbesimin ndërmjet komuniteteve. U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pasi vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës mund të forcojmë besimin dhe të ruajmë stabilitetin në shoqërinë tonë. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve dhe për promovimin e respektit të ndërsjellë, duke theksuar qartë se veprime të tilla të urrejtjes dhe padrejtësisë nuk do të tolerohen.", thuhej në reagimin e tyre.

pamje nga incidenti MAQEDONI E VERIUT- Në të gjithë trevat ku ka shqiptarë ka pasur festime ditën e djeshme me rastin e 112-vjeto...
autoret GREQI- Policia greke ka publikuar identitetet e katër personave të akuzuar dhe të shpallur në kërkim p...
policia e kosoves KOSOVË- Incidentet e fundit në veri të Kosovës kanë bërë që policia të shtojë masat e s...
foto ilustruese SHBA- Janë zbardhur detaje të lidhur me vdekjen e Pajtim dhe Sabrina Krasniqit, çiftit shqiptar nga Kosova që u gjet...
autori dhe vendngjarja SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nj&eum...
foto ilustruese IRLANDË- Një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë në zonën perëndimore të Dublinit isht...
Foto ilustruese VLORË- 30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili ra nga një pallat në ndërtim në Vlorë, ka ndërruar je...
arrestimi MURIQAN- Një shqiptar, i cili është i kërkuar nga autoritetet franceze, është arrestuar në Muriqan nga po...
aksi rrugor KUKËS- Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka shkaktuar probleme me qarkullimi...
policia TIRANË- Moti i keq në të gjithë vendin me reshje të dendura shiu dhe dëbore ka shkaktuar probleme me qarkullimin rrug...