AKTUALITET

Kush e minoi kanalin e Korfuzit më 1946-n? Dëshmia e Mehmet Shehut dhe Letra e Enverit për Titon

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 07:41

Kush e minoi kanalin e Korfuzit më 1946-n? Dëshmia e Mehmet Shehut dhe

Ndjekja e rrethanave gjeopolitike në Ballkan e sidomos në Shqipëri të bëjnë të mendosh se ne shqiptarët paskemi pasur edhe fatin e keq, por edhe i jemi nënshtruar së keqes sa nga fqinjët tanë që janë sjellë si gjarpërinj me ne, por edhe ne vetë kemi lënë hapësira dhe jemi nënshtruar para presioneve të tyre.

Gjetja e një dokumenti të rëndësishëm në arkivin e kompjuterit tim që daton më 17 mars 1948, flet për një letër që Enver Hoxha i dërgonte Marshallit Tito për finalizimin e bashkimit të Shqipërisë me Federatën Jugosllave. Teksti i saj më bind për atë se çdo gjë që ndodhi që nga themelimi i PKSh e deri në ikjen e serbëve, por edhe lënia pas e agjentëve të UDB si Ramiz Alia, justifikon antishqiptarizmin e asaj partie qysh nga krijimi e deri më 1991 kur ra diktatura, por pa ia shkulur rrënjët. Janë një sërë ngjarjesh që të çojnë në këtë përfundim që nga prezenca e Miladin Popovicit në radhët e PKSh që në themelim dhe më pas edhe të emisarëve të tjerë Dushan Mugosha, Velimir Stojniç, Vulmanoviç Tempo, që ishin mbështetësit e Enver Hoxhës, por edhe ata që e “shkolluan” atë me antishqiptarizëm për interesat e pushtetit të tij. Edhe nëse do kishte pak dëshirë Enveri për të bërë diçka të mirë për Shqipërinë, ata e udhëzuan dhe e orientuan atë në rrugën e gabuar të qeverisjes në Shqipëri.

Bisedat me njerëz që e kanë jetuar kohën e luftës dhe janë dëshmitarë okularë të ngjarjeve dhe që më pas u cilësuan armiq dhe u burgosën ose u pushkatuan, ata që jetuan më si Beqir Ajazi apo Aqif Selimi, Muharrem Ademi apo Hasan Rami etj., pa folur pastaj për faktet e konstatuara nga Arkiva, kanë thënë se hapi i parë që diktuan serbët tek Enver Hoxha ishte eliminimi i idealistëve që ishin brenda Partisë Komuniste të Shqipërisë që nga Qemal Stafa e deri tek Ali Demi, që nga Mustafa Gjinishi e deri tek Perlat Rexhepi e kështu me radhë. Arsyeja ishte se ata ishin bërë dëshmitarë apo nuhasnin qëllimin e veprimeve të serbëve që ia diktonin Enverit. Kjo u bë si një lajtmotiv sa vetë Enveri u bë protagonist dhe i besueshëm përpara serbëve që ia referonin këtë edhe vetë Titos. Edhe eliminimi i shtresës intelektuale që nga Patër Anton Arapi e Lef Nosi, Maliq Bushati dhe Xhafë Miraku, Ibrahim Biçakçiu apo Sejfulla Malëshova, që nga elita intelektuale në Elbasan e në gjithë Shqipërinë sa mendohet se deri më 1949 – ‘50 u eliminuan rreth 400 intelektualë me arsim të lartë në perëndim etj.. Duhet thënë se kjo sjellje e Enver Hoxhës dhe të quajturës Byro Politike kohë pas kohe u bë moto e tij dhe kjo ishte zbatim i politikës që “të eliminosh shtresën intelektuale që të mos të të rrezikohet pushteti”. Kjo u zbatua gjatë gjithë viteve të diktaturës edhe ndaj bashkëpunëtorëve të vetë Enver Hoxhës që pas çlirimit e deri tek i fundit Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu. I vetmi që mbeti ishte Ramiz Alia i cilësuar si i besuari i Enverit ngaqë kishte marrëdhënie të mira me Nexhmijen dhe ishte i infiltruari nga UDB jugosllave. Historianët e shumtë shqiptarë e kanë dokumentuar këtë me fakte dhe kanë shkruar për të vërtetat. Edhe në fundin e jetës së tij Ramiz Alia nuk u rrëfye për to kur dihet se në fundin e jetës njeriu rrëfehet për të vërtetat e jetës së tij. Kjo e gjithë u shoqëruar edhe me ideologjinë staliniste pas asaj jugosllave sa që diktatura shqiptare u bë si një juntë në shërbim të pushtetit të Enver Hoxhës ku u shtyp koka çdo të pabinduri dhe u mbajt populli nën presionin e varfërisë dhe frikës, sipas teorisë naziste Hermann Göring, njeriu që ndërtoi makinën e luftës së Hitlerit. Ai thoshte para gjyqit të Nurenbergut më 1946 se: “Njerëzit nuk duan luftë. Kjo është normale. Por politika nuk bëhet nga njerëzit, por nga udhëheqësit. Dhe të bësh një popull të mbështesë luftën tënde është gjëja më e lehtë në botë. Frikësoje popullin që të të ndjekë pas”. Këto i tha duke qëndruar ballë për ballë me psikologun Gustav Gilbert. Me buzëqeshje ai i thotë psikologut “Fjalë të bukura! Funksionon njësoj kudo: ti shpik një kërcënim, thua se je nën sulm dhe i hesht të gjithë ata që bërtasin ‘Paqe!’ duke i quajtur tradhtarë”.

JUGOSLLAVËT MINUAN KANALIN E KORFUZIT

Në takimin e zhvilluar më 16 janar 1957 në selinë e Komitetit Qendror të PPSH-së midis delegacionit shqiptar të kryesuar nga sekretari Hysni Kapo (në përbërje të të cilit ishin edhe Mehmet Shehu, Liri Belishova, Rita Marko, Haki Toska) dhe delegacionit parlamentar kinez të kryesuar nga Pen Çeni u diskutuan edhe marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ndër të tjera doli edhe fakti se minat në kanalin e Korfuzit i vendosën jugosllavët.

Pyeti shoku Pen Çeni: Këto përpara vendimit të Informbyrosë kane ndodhur?

Përgjigjet shoku Mehmet Shehu: Po, përpara se të dilte rezolucioni i Informbyrosë. Ne mendojmë se po të mos kishin ardhur letrat e VKP (b) të firmosura nga Stalini dhe Molotovi për çështjen e jugosllavëve, nuk do të duheshin as dy-tre muaj akoma për të likuiduar të gjithë udhëheqjen e partisë sonë. Kështu pra, në rast se Informbyroja nuk do të kishte pasur mundësi për të demaskuar Titon dhe klikën e tij, udhëheqja e partisë sonë do të ishte likuiduar dhe Shqipëria do të ishte transformuar jo më një republikë, por një provincë jugosllave.

Unë harrova t’ju informoj juve edhe për një ngjarje të rëndësishme të kësaj kohe, për incidentin e kanalit të Korfuzit që u bë çështje ndërkombëtare. Anijet angleze u përpoqën në mina në këtë kanal, u mbytën dhe kjo çështje u ngrit edhe në OKB, edhe në Gjyqin e Hagës kundra shtetit tonë. Kjo ka ndodhur në vitin 1946. Në realitet në ujërat territoriale tonat ishin vendosur mina nga ana jonë. Kjo u bë ne këto kondita: Unë në vitin 1946 shkova në Beograd. Atëherë unë isha shef i Shtabit të Përgjithshëm të uahtrisë sonë. Tito na propozoi që të minohej kanali i Korfuzit, kështu minat ne i vendosëm me anën e marinarëve jugosllavë. Pasi mora pëlqimin e shokut Enver, unë rashë dakord me propozimet e Titos për të minuar kanalin. Nga pala jonë këtë çështje e dinte shoku Enver, unë dhe një marinar shqiptar vetëm, kurse nga pala jugosllave kishte dijeni Titoja, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave dhe marinarët e tyre e askush tjetër, as shokët e byrosë politike të partisë sonë. Këtë sekret kaq të madh e zbuluan udhëheqësit jugosllavë duke ua thënë imperialiatëve anglezë, të cilët e shfrytëzuan këtë punë për të krijuar këtë incident për provokim kundër vendit tonë.

Gjithçka nis më 31 dhjetor 1943, filloi punimet në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes Konferenca e Bujanit, ngjarje e cila vazhdoi deri në 2 janar 1944. Konferenca ishte një përpjekje për të afirmuar të drejtën e kombeve për vetëvendosje pas luftës ndaj forcave italiane e gjermane, por edhe një forum ku dyja kombësitë, shqiptarët e serbët, të binin dakord të shmangnin konfliktet e mëtejshme etnike. Faktet treguan se nuk u bë. Ishte një fasadë. Më pas erdhi, masakra e Tivarit më 1945. Ja çfarë ka deklaruar Zoi Themelit në procesin hetimor ndaj Koçi Xoxes, prill 1949:

“Nga mesi i vitit 1945 jugosllavët duke shoqëruar një numër kosovarësh të mobilizuar për në Mal të Zi, i vrisnin në masë rrugës, pa pasur faj. Nga ky veprim disa kosovarë mundën të iknin dhe të dorëzohen në organet tona, duke u kërkuar mëshirë dhe mbrojtje për të shpëtuar kokën. Ne, duke parë këto veprime antinjerëzore, kemi vënë në dijeni me telegrame e shkresa, drejtorinë e sigurimit dhe kemi sugjeruar që të shpëtuarit të mos u jepeshin jugosllavëve, se do t’i vrisnin. Njëkohësisht kemi kërkuar të vihej në dijeni qeveria jugosllave, pasi ne kujtonim se bëheshin pa dijeninë e saj. Mirëpo Koçi Xoxe na urdhëroi që kosovarët t’i dorëzoheshin jugosllavëve. Ne nuk e pritëm mirë këtë urdhër. Nga sa jemi informuar, disa nga të riatdhesuarit kanë gjetur vdekjen në Jugosllavi. Zoi Themeli”.

NUK KA NEVOJË PËR KOMENTE TË TJERA.

Në shkrime dhe dokumente të tjera kur Enveri është takuar me Titon dhe kanë biseduar për Kosovën, thuhet se Tito i ka thënë Enverit në formë pyetjeje – “Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Dhe Enveri i është përgjigjur – Do vinim në rrezik Shqipërinë, ndaj mbaje ti”. Për më shumë flet letra që Enver Hoxha i dërgoi Titos më 17 mars të vitit 1948, ja teksti:

Shoku Marshall, populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën (Jugosllave) dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat, por çështja (është) që ne duhet të marrim iniciativën e para për të kërkuar këtë gjë. Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur moment kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit (me Jugosllavinë) e të mbërrijmë në konkluzione dhe, nga ana tjetër, do të dëshironim të na jepeshin dhe sqarime më plotësuese që ju i shihni të arsyeshme në lidhje me faktorë të tjerë të këtij problemi. Ne kemi bindjen se, si kurdoherë, Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dyja vendet tona. Pranoni të falat e mia më të ngrohta shoqërore”.

Ndryshimi brenda vitit i datës së çlirimit të Shqipërisë nga 28 nëntori që Enver Hoxha e ka thënë me gojën e vet në 29 nëntori më 1946, flet për nënshtrimin që Enveri pranonte para Titos dhe Jugosllavisë dhe gjatë gjithë kohës Serbia, me metodat e veta përmes UDB dhe njerëzve të saj në krahun e djathtë të Shqipërisë Ramiz Alinësi i vetmi i mbetur gjallë nga kasta e luftës dhe e pas luftës, u e keqja e kultivuar për dhe e investuar për antishqiptarizëm, si një nënshtrim i politikës shqiptare para Serbisë. Ajo që po ndodh sot në marrëdhëniet mes qeverisjes dhe vetë Edi Ramës në bashkëpunimin me Serbinë e Vuçiçit në kurriz të Kosovës, flet për atë “testament” të lënë amanet nga Enveri tek Ramizi dhe ai tek Edi Rama. Edhe artikulli i fundit në një gazetë gjermane të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiçin si një mbështetje për Serbinë e dënuar rëndë nga Gërvalla si një pabesi e qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës./Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?