AKTUALITET

Dorëshkrimet e Kadaresë dorëzohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave

n.f Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 11:53
Dorëshkrimet e Kadaresë dorëzohen në Drejtorinë e
DPA

TIRANË- Dhjetëra dorëshkrime dhe shtypshkrime të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, do të ruhen tanimë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Veprimtaria letrare e pangjashme e Kadaresë, i cili arriti të lërë gjurmë edhe në panteonin e letërsisë botërore, do t’i nënshtrohet restaurimit në DPA, që do të realizojë fillimisht rimëkëmbjen e materialeve, për të kaluar më pas në procesin e digjitalizimit të tyre.

Në kuadër të një marrëveshjeje me DPA-në, familja Kadare ka dorëzuar dorëshkrime që mbulojnë gjerësisht krijimtarinë e ngjeshur të shkrimtarit, përmes veprave të tij më të lakuara. Në nje deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido, falenderoi Helena, Besiana dhe Gresa Kadare, për besimin e shprehur kundrejt DPA-së me vendimin për të depozituar pranë saj një fond me materiale të rralla të shkrimtarit.

“Është nder dhe kënaqësi për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që tashmë është pasuruar me një fond të veçantë të Ismail Kadaresë. Dorëshkrime të rralla, të cilat shkrimtari ynë i madh kombëtar i ruante në shtëpinë e tij dhe në fakt e kanë shoqëruar kudo ku ka shkuar, në Francë, në Durrës apo në Tiranë. Dua të falenderoj veçanërisht familjen e shkrimtarit të madh, Znj. Gresa, Znj. Helena, Znj. Besiana, të cilat vendosën që t’ia besonin Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ruajtjen e kësaj pasurie deri në çastin që do të vendosin çfarë do të bëhet me të.

Të gjitha këto dorëshkrime janë tashmë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për ruajtje, për restaurim dhe për digjitalizim, si një hap i rëndësishëm për të mos pasur asnjë lloj problematike me humbjen e pasurive të mëdha kombëtare. Në këto vite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka pasur dhurime te personaliteteve të mëdha të historisë sonë që nga Lasgush Poradeci, Rauf Fico dhe kështu me radhë. Dokumente, të cilat përndryshe do ishin të strukura në sëndukë që ruhen me më shumë dashuri sesa këtu, por që ruhen me më pak profesionalizëm sesa këtu.

Dokumente, të cilat ruhen me nostalgji, por që mbesin deri-diku të panjohura për publikun dhe për studiuesin. Një falenderim i veçantë për Znj. Gresa Kadare, e cila ishte nismëtare për dorëzimin për ruajtje, restaurim dhe digjitalizim të këtyre dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.”, tha Bido.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i DPA-së, u bëri thirrje pasardhësve të personaliteteve më të mëdha shqiptare, të dorëzojnë ose të dhurojnë pranë Arkivit dëshmitë e angazhimit publik të të parëve, për të bërë të mundur evidentimin e kontributit dhe përjetësimin e veprës së tyre.

“Me këtë rast, unë dua t’u bëj një thirrje të gjithë personaliteteve, të cilat kanë dokumente e paraardhësve të tyre, ne nuk do t’i ruajmë me dashurinë dhe nostaligjinë që i ruajnë pasardhësit, por i ruajmë me profesionalizmin dhe me garancinë që këto dokumente do të mbeten përjetë. Kjo ka rëndësi madhore kur vjen fjalë për figura që nuk jetojnë vetëm përgjatë jetës së tyre, por përjetë. Jetojnë sa ekziston memoria kolektive kombëtare.”, përfundoi Bido.

Në fjalën e saj, e bija e shkrimtarit të ndjerë, Znj. Gresa Kadare u shpreh se nëpërmjet kësaj nisme, po plotëson vullnetin e të atit, i cili ka dashur që arkiva e tij të strehohet në Shqipëri.

“Desha t’ju falenderoj juve personalisht për mirëkuptimin që gjetëm dhe për mirëbesimin reciprok sepse nuk është gjë e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë. Ismailit në Paris, para disa viteve, i janë afruar plot institucione të huaja, shumë ishin franceze. Universiteti i Sorbonne-s, Akademia e Francës, Biblioteka ‘Françoi Miterrand’, që donin të merrnin plotësisht ose një pjesë të arkivave. Erdhi dhe një propozim shumë interesant nga Universiteti i Princeton-it në New York.

E shikoja që Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje, diçka e pengonte dhe nuk ka dhënë përgjigje të qartë. Dhe unë i thashë: ‘Po si e ke menduar? Çfarë do të bëhet me arkivën tëndë? Pse nuk shprehesh?’. Nuk di tha ç’duhet të bëj sepse unë dua që arkivi të kthehet në Shqipëri. Por, nuk di cilit institucion t’ia besoj. Ai nuk dha përgjigje të prerë. Por, në mënyrë subliminale, vendosa me iniciativën time t’ia plotësoj këtë amanet, duke ju bërë juve besim total. Edhe një herë, është shumë e vështirë t’i besohen qoftë një institucioni serioz gjëra kaq të vyera.

Jam shumë e prekur personalisht, që pashë para ca ditëve se Kodikët e Beratit prehen gjithashtu këtu. Më emocionon ideja që dorëshkrimet e Ismailit do jenë në shoqëri të mirë, pranë Kodikëve të Beratit. Në njëfarë mënyrë, më duket sikur këto janë kolonat e një tempulli tonë të përbashkët që është trashëgimia kulturore e shqiptarëve dhe që duhet ruajtur, jo vetëm si një qenie e ballsamosur. Unë shpresoj që në një kohë të dytë, Arkivi do lejojë aksesin e studiuesve, kritikëve letrarë, studentëve të letërsisë ose studentëve nga gjithë anët, të vijnë ta konsultojnë, ta studiojnë dhe ta mbajnë gjallë arkivin.”, tha Gresa Kadare.

Mes materialeve të dorëzuara, bëjnë pjesë dorëshkrimet e veprave: “Spiritus”, “Darka e gabuar”, “Ra ky mort e u pamë”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Koha e parasë”, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve”, “Stinë e mërzitshme në Olimp”, “Hamleti”, “Hijet”, “Përbindëshi” dhe “Mosmarrëveshja”. Po ashtu, janë dorëzuar edhe shtypshkrimet e veprave “Sorkadhet e trembura”, “Aksidenti”, “Ftesë në studio”, “Ëndërrimet” dhe “Mëngjese në Kafe Rostand”.

Krahas tyre, gjenden edhe blloqet me shënime të hedhura prej Kadaresë gjatë krijimtarisë, albume me foto të tij familjare, albume nga aktivitete të shumta kulturore, si edhe dekreti i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

dpa ismail kadare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan