AKTUALITET

Dosja AKSHI: Kërcënime, shantazh dhe pengmarrje biznesmenësh – dëshmia e Migena Shroeder që flet për 2.5 milionë të marra nën presion

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 17:19
Dosja AKSHI: Kërcënime, shantazh dhe pengmarrje biznesmenësh

Migena Schroeder, është një nga dëshmitarët kyç të SPAK për të zbardhur veprimtarinë e grupit kriminal që vepronte brenda AKSHI-t, grup që drejtohet nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët kryesojnë listën e të shumëkërkuarve të drejtësisë shqiptare.

VNA raportoi pak ditë më parë se zonja Schroeder ka qenë para prokurorëve të posaçëm për një nga çështjet më të nxehta të kohëve të fundit: dosjen e AKSHI-t. Në dëshminë e dhënë para SPAK, Migena Schroeder ka treguar ndër të tjera episodin se si për procedurën e prokurimit SmartLab2, (ku Ermal Beqiri nuk rezultonte fitues qoftë edhe me kompanitë e drejtuara apo përfaqësuara nga ai) në momentin kur nuk po dakordësohej me E.J dhe me kompaninë fituese A, drejtoresha e AKSHI-t në atë kohë Mirlinda Karçanaj i shkruan dhe i kërkon zonjës Schroeder që të takojë Ermal Beqirin për t’u sqaruar në Rogner.

Por nga takimi me Beqirin i bëhet me dije Migena Schroeder se ka hyrë në një “pishinë peshkaqenësh”, paralajmërim dhe kërcënim ky që do të finalizohej më vonë me kërcënimin e radhës nga një person i afërt, i cili, sipas saj, i ka treguar zonjës Schroeder se duhet të bëjë kujdes me AKSHI, pasi ka dëgjuar në tavolina fjalë jo të mira dhe se ato janë “kokëshkretë””, thuhet ndër të tjera në dosje.

Në deklarimet e saj, Schroeder thotë se ka qenë pikërisht kjo klimë e rëndë trysnie psikologjike e shkaktuar nga këto kërcënime që e kanë detyruar atë të realizojë fiktivisht marrjen e shumës 2.530.000 Euro në llogarinë bankare të shoqërisë së saj nga Albasena sh.p.k., prej fondeve të Buxhetit të Shtetit përmes AKSHI, dhe kalimin e kësaj shume tek llogaria bankare e shoqërisë EA Solution sh.p.k., (në pronësi të Ergys Agasit) edhe pse ndërmjet tyre nuk kishte asnjë marrëdhënie juridike reale apo edhe pse praktikisht dhe faktikisht nuk kishte asnjë shkak ligjor për të bërë këtë pagesë. Çka të çon në përfundimin se dorëzimi i kësaj shume të madhe nuk është gjë tjetër veç gjobëdhënie për shkak të presionit dhe shantazhit.

Nisur nga kjo dëshmi, në vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që caktoi masat e sigurisë ndaj të dyshuarve, përfshirë dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, theksohet se “rezulton se provat njoftojnë rastin e presionit dhe kërcënimeve të bëra ndaj Znj. Migena Schroeder. Edhe në këtë rast, sipas këtyre deklarimeve, është përdorur dhuna psikologjike, përmes kërcënimeve, që të detyrohet subjekti operator ekonomik të veprojë sipas qëllimeve dhe kërkesave të dhunuesve të dyshuar”.

Nga hetimet rezulton se nuk është vetëm biznesmeni Gerond Meçe që u rrëmbye dhe nën presion u detyrua të tërhiqej nga tenderat, por edhe të tjerë biznesmenë janë shantazhuar dhe vënë nën presion për shkak të tenderave të AKSHI-t dhe nga grupi kriminal nuk janë përdorur vetëm zyrtarë shtetërorë për të kryer shantazhet, por edhe “të fortët”. Këta të fundit në bashkëpunim të pastër dhe të qartë me drejtuesit e AKSHI-t kanë shantazhuar firma të ndryshme deri në pengmarrje biznesesh që kishin lidhje financiare me AKSHI-n duke u sjellë si një bandë me pushtet që nuk mjaftohej vetëm me milionat e tenderave shtetërore por fuste duart edhe tek bizneset private që operonin në të njëjtën fushë./VNA 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan